"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO / Milani e mbyll me fitore, fundos Veronën në javën e fundit!
Pas golit të Giroud në fundin e pjesës së parë është Rafael Leao ai që i jep fitoren kuqezinjve me dy golat në fundin e takimit.
4 Qershor 2023, 23:14Nga DOSJA
ITALI - Milani e mbyll me fitore këtë sezon 2022/2023 përpara më shumë se 70 mijë tifozëve të pranishëm, që veç ndeshjes ishin aty edhe për të përshëndetur një nga liderat kuqezi që sot në moshën 41-vjeçare vendosi të largohet për një eksperiencë të re, Zlatan Ibrahimovic.
Përballja me Veronën rezultoi disi e lehtë për skuadrën e Piolit edhe pse takimi u zhbllokua në fundin e pjesës së parë, falë një penalltie të ekzekutuar mjeshtërisht nga Olivier Giroud.
Ndërkohë në pjesën e dytë Verona bëri përpjekjet e saj, të cilat arritën deri në golin e barazimit në minutën e 72-të me Faraonin, por vetëm kaq. Rafael Leao tashmë me kontratën e rinovuar bëhet sërish protagonist me dy gola në fundin e ndeshjes që i dhanë kuqezinjëve edhe këtë fitore
Në minutën e 85-të pas asistit të Tomorrit, portugezi kalon kuqezinjtë në avantazh në shifrat 2-1.
Më pas në kohën shtesë, duke përfituar edhe nga avancimi i kundërshtarëve, kundërsulmi i rradhës sërish finalizohet nga Leao, që shënon golin e tretë për kuqezinjtë dhe të dytin personal në këtë ndeshje.