"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Një paraqitje e frikshme nga Real Madridi, që vazhdon garën për titull me moral të lartë dhe me ‘yjet’ e tij në formë të shkëlqyer.
SPANJE - Real Madridi regjistroi një fitore të thellë 4-0 kundër Valencias në “Santiago Bernabéu”, në ndeshjen e javës së 11-të të LaLiga-s, duke konfirmuar formën e shkëlqyer dhe dominimin në kampionat.
Madrilenët e nisën ndeshjen fuqishëm dhe në minutën e 19-të Kylian Mbappé kaloi vendasit në avantazh. Sulmuesi francez mori përsipër ekzekutimin e një penalltie dhe me qetësi e dërgoi topin në cepin e poshtëm të majtë, pasi priti lëvizjen e portierit Agirrezabala.
Në minutën e 31-të, Mbappé shënoi golin e dytë personal dhe të ndeshjes. Arda Güler dha një krosim perfekt në zonë, dhe francezi devijoi topin në rrjetë me saktësi për rezultatin 2-0.
Para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 44-të, Jude Bellingham shtoi golin e tretë. Mesfushori anglez kontrolloi topin jashtë zonës dhe goditi fort e saktë drejt këndit të poshtëm të djathtë, duke vulosur një pjesë të parë dominuese.
Në fraksionin e dytë, Real Madrid menaxhoi ritmin, ndërsa Valencia u përpoq të reagonte, por pa rrezikuar seriozisht. Në minutën e 82-të, Alvaro Carreras i vuri vulën fitores me një goditje të fuqishme nga kufiri i zonës pas një topi të kthyer, duke dërguar sferën në këndin e sipërm të djathtë për 4-0.
Një paraqitje e frikshme nga Real Madridi, që vazhdon garën për titull me moral të lartë dhe me ‘yjet’ e tij në formë të shkëlqyer.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Luciano Spalletti debutoi me fitore në stolin e Juventusit, teksa bardhezinjtë triumfuan 2-1 në transfertë ndaj Cremoneses, në ...
Antoine Griezmann shënoi golin e tij të 200-të në La Liga SPANJE - Ai hyn pak më shumë në historinë e La Ligas. K&e...
Jean-Philippe Mateta (Crystal Palace) shënoi golin e tij të 8-të të sezonit, të 6-tin në Premier League ANGLI - Në nj&e...
ANGLI - Puna u krye. Liderë të fortë të Premier Ligës, falë një fillimi bindës të sezonit, Arsenali imponoi p&eum...
ITALI - "Karma është paksa e keqe. Zoti e sheh dhe e siguron." Me këto fjalë në një story në Instagram, Mario Balotell...
ITALI - Udinese ka bërë surprizën në javën e 10-të të Serisë A. Bardhezinjtë triumfuan me rezultatin e ngusht&eum...
MALI I ZI - Policia arrestoi M.G. (50 vjeç), trajner të një klubi sportiv nga Plevlja, me dyshimin se ka prekur në mënyrë t&eu...
ANGLI - Wesley Fofana është kapur përsëri nga policia. Qendërmbrojtësi i Chelseat (24 vjeç), i cili tashmë &eum...
ITALI - Ka diçka që tejkalon kohën, që i reziston modës, stinëve dhe ndryshimit. Është thelbi i Juventusit, një...
SPANJE - Villarreali është vendosur midis Real Madridit dhe FC Barcelonas. Me një fitore të lehtë 4-0 ndaj Rayo Vallecanos të s...