VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Sport
VIDEO / “Shtëpia e Futbollit” kthehet në kantier, gati një fushë e re për Europianin U17!
Kjo fushë e re me bar natyral do të shërbejë jo vetëm për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, por edhe për stërvitje të ekipeve Kombëtare dhe turne të ndryshme të organizuara nga FSHF në vijim.
15 Janar 2025, 23:46Nga DOSJA
TIRANE - Federata e Futbollit, në kuadër të investimeve strategjike për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend, si dhe në kuadër të projektit “100 fushat”, ka nisur punimet për ndërtimin e një fushe të re në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Kjo fushë e re me bar natyral do të shërbejë jo vetëm për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, por edhe për stërvitje të ekipeve Kombëtare dhe turne të ndryshme të organizuara nga FSHF në vijim. Punimet për fushën e tretë brenda ambienteve të “Shtëpisë së Futbollit” po vijojnë me ritme të larta dhe pritet të përfundojnë së shpejti.
Dy fushat me bar natyral në “Shtëpinë e Futbollit” do të përdoren për t’u përgatitur edhe nga ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17, një ngjarje historike që do të organizohet nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n nga data 19 maj deri më 1 qershor 2025.
Federata e Futbollit po punon për të përmbushur çdo kusht të vendosur nga UEFA, me synimin e vetëm për të organizuar Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025” në mënyrën më të mirë të mundshme. Ky event do ta vendosë Shqipërinë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare për disa ditë me radhë, duke shërbyer si një mundësi e shkëlqyer për promovimin e vendit dhe futbollit shqiptar.