6 Maj 2025, 00:39
Nga DOSJA
SERBI - Imazhe të frikshme dhe njëkohësisht të turpshme ku janë përfshirë disa lojtarë të skuadrës së Partizanit të Beogradit. Karlik Jones, Sterling Brown, Frank Dilicina dhe Isaac Bonga ishin pjesë e një sherri brutal në Beograd. Sipas mediave serbe, katër lojtarë ishin viktima të një dhune të ashpër jashtë një lokali nate në kryeqytetin serb. Një video tregon Karlik Jones duke thyer një shishe në kokën e një burri përpara një klubi në Beograd!
Sipas “sportal.blic.rs”, gjithçka filloi kur një grup vajzash që ishin në shoqërinë e lojtarëve të Partizanit u shqetësuan nga një grup djemsh të pranishëm në lokal. Më pas kur lojtarët u larguan nga klubi ndodhi gjithçka dhe me të mbërritur policia u gjetën tre persona të plagosur.
Klubi i Partizanit e konfirmoi incidentin edhe nëpërmjet një deklarate, duke cituar tre nga lojtarët e ekipit të tyre që janë raportuar se iu nënshtruan sulmeve raciste nga një grup meshkujsh të tjerë, ndërsa vajzat që i shoqëronin ata morën gjithashtu komente përçmuese sepse ishin në shoqërinë e "njerëzve me lëkurë të errët".
Deklarata e klubit:
"Partizani konfirmon se tre lojtarë ishin mbrëmë në qendër të një incidenti që ndodhi jo shumë larg një klubi nate të njohur në Beograd. Sipas informacionit që morëm nga lojtarët, ndaj tyre pati fyerje raciste nga një grup djemsh, ndërsa vajzat që ishin shoqëruese të futbollistëve u fyen me një fjalor dhe etiketime të rënda pasi u sulmuan për ngjyrën e tyre të lëkurës.
Kur të gjithë menduan se incidenti kishte mbaruar verbalisht, i njëjti grup djemsh i priti lojtarët e Partizanit përpara klubit pasi ata u larguan dhe i sulmuan fizikisht. Si rezultat i sulmit, ata u hakmorën ndaj sulmuesve. Si qytetarë, pasi morën një thirrje nga autoritetet kompetente, lojtarët e Partizanit u paraqitën për të dhënë një deklaratë.
"Të gjitha çështjet e brendshme të Partizanit do të zgjidhen në përputhje me rregulloret e klubit ."
B.T (Dosja.al)
Sport
6 Maj 2025, 00:25
ITALI - Ylli i Interit, Lautaro Martinez, është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës në Appiano Genti...
Sport
5 Maj 2025, 22:51
ITALI - Në ndeshjen e fundit të javës së 35-të të Serie A, Milani mundi Genoan me rezultatin 2-1 me një përmbysje t...
Sport
5 Maj 2025, 22:11
TIRANE - Në gjysmëfinalen e dytë të "Final Four", mes Egnatias dhe Partizanit në “Arenën Kombëtare” ka patur nj&e...
Sport
5 Maj 2025, 22:04
TIRANE - Ka përfunduar përballja mes Egnatias dhe Partizanit mbrëmjen e sotme në “Arenën Kombëtare”. Skuadra rrogozhin...
Sport
5 Maj 2025, 21:20
LOZANE - Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka rrëzuar një apel nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) kundër Federatës Rumune...
Sport
5 Maj 2025, 19:30
ZVICER - “Nuk duhet të përpiqesh të kthehesh në vendin ku ishe i lumtur”, këndoi Joaquín Sabina në “Peces...
Sport
5 Maj 2025, 18:30
ANGLI - Trent Alexander-Arnold ka njoftuar sot, të hënën, më 5 maj, se do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit....
Sport
5 Maj 2025, 17:30
SPANJE - Unioni Ndërkombëtar i Klubeve të Tifozëve të Atlético Madridit vazhdon kryqëzatën e tij kundër UEFA...
Sport
5 Maj 2025, 17:00
FRANCE - Gianluigi Donnarumma ishte një nga ata që u veçuan jo shumë kohë më parë për dështimet e ...
Sport
5 Maj 2025, 16:30
ANGLI - Lucas Paquetá, një lojtar brazilian i klubit të Premier League, West Ham United, mbetet nën hetim nga Federata Angleze e Futb...