Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët
21 Korrik, 16:20
...
Sport
VIDEO / Skandaloze ajo që bëjnë tifozët romanë ndaj Stankoviç në “Olimpico”, ndërhyn Mourinho!
Gjatë karrierës së tij, Dejan Stankoviç ka luajtur edhe nën komandën e trajnerit Mourinho, me të cilin ende ka marrëdhënie të shkëlqyera, ndaj nuk është çudi që portugezi ka reaguar shpejt dhe ka kërkuar nga fansat e tij që të mos shajnë trajnerin kundërshtarë.
3 Prill 2023, 00:51Nga DOSJA
ITALI - Skena skandaloze janë regjistruar gjatë ndeshjes ndërmjet Romës dhe Sampdorias në kuadër të xhiros së 28-të të Serisë A.
Tifozët e vendasve kanë fyer Dejan Stankovicin, trajnerin e skuadrës së Genovas, por të shkuarën e tij si lacial.
Gjatë karrierës së tij, Dejan Stankoviç ka luajtur edhe nën komandën e trajnerit Mourinho, me të cilin ende ka marrëdhënie të shkëlqyera, ndaj nuk është çudi që portugezi ka reaguar shpejt dhe ka kërkuar nga fansat e tij që të mos shajnë trajnerin kundërshtar.
Pasi arbitri i tregoi kartonin e kuq lojtarit të Sampdorias, Muriljo, Stankoviç protestoi dhe shkaktoi një reagim nga tribuna.
Sipas mediave italiane tifozët e “Ujqërve” kanë fyer në mënyrë raciale trajnerin serb dhe kur Mourinho e ka dëgjuar këtë është ngritur menjëherë nga pankina dhe i ka bërë me shenjë që të ndalojnë, gjë që ata iu bindën menjëherë.
Sa i përket rezultatit të ndeshjes, Roma fitoi 3-0, edhe pse pjesa e parë u mbyll pa gola.
Wijnaldum kaloi ekipin vendas në epërsi në minutën e 57-të, pesë minuta pasi skuadra nga Genoa kishte humbur një lojtar.
Dybala e rriti epërsinë në 2-0 nga penalltia në minutën e 88-të, ndërsa rezultatin përfundimtar e shënoi El Shaarawy në minutën e katërt të pushimeve.
Me 10 ndeshje deri në fund të sezonit, Sampdoria ka 15 pikë, 10 më pak se Spezia, e cila zë vendin e fundit që garanton qëndrimin në renditjen e Serisë A.
Roma është e pesta me 50 pikë aq sa edhe Interi i vendit të katërt