"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO / Tirana nuk ka më shpëtim, Vora i shkakton humbjen e shtatë dhe e zhyt në fund!
Tirana është në vendin e fundit në klasifikim me 6 pikë e parakaluar tashmë edhe nga Flamurtari që fitoi një ditë më parë me Bylisin dhe që shkoi në kuotën e 8 pikëve.
8 Nëntor 2025, 16:03Nga DOSJA
TIRANE - Nuk ka shpëtim për Tiranën, bardheblutë janë mundur edhe në këtë javë të 11-të të Abissnet Superiores, këtë herë nga ekipi i sapongjitur në Superligë, Vora me rezultatin 0-2 në “Selman Stërmasi”. Humbja e dytë brenda javës për trajnerin e sapo ardhur nga Maqedonia e Veiut dhe e 7-ta për bardheblutë në këtë sezon. Skuadra vorake e drejtuar nga Arjan Bellait kaloi në avantazh që në minutën e 12-të me Bardhin që përfiton nga përgjumja e mbrotjes bardheblu.
Brenda pjesës së pare Vora dyfishon avantazhin. Në minutë e 32-të jë penallti e konvertuar në gol nga Kasalla i çon skuadrat në dhomat e zhveshjes me shifrat 0-2.
Pjesa e dytë bëhet edhe më e vështirë për skuadrën kryeqytetase e cila tashmë veç gjendjes sportive jo në nivelin e duhur, ka edhe atë psikologjike që nuk e ndihmon. Me këtë humbje të rradhës Tirana është në vendin e fundit në klasifikim me 6 pikë e parakaluar tashmë edhe nga Flamurtari që fitoi një ditë më parë me Bylisin dhe që shkoi në kuotën e 8 pikëve. Ndërkohë Vora me këtë fitore gjendet në vendin e 6-të në kuotë e 14 pikëve.