Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët
21 Korrik, 16:20
...
Sport
VIDEO / Tragjedi në Sarandë, portieri humbet jetën në fushë…
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas njoftimit të policisë.
13 Prill 2024, 19:57Nga DOSJA
SARANDE - Ish-portieri i njohur shqiptar, Fredi Mërkuri ndërroi jetë ditën e sotme gjatë një ndeshje miqësore mes lojtarëve të viteve ‘80-’90 dhe një skuadre veterante nga Greqia.
Mërkuri ra në tokë në 5 minutat e fundit të ndeshjes, në stadiumin “Andon Lapa”, pasi dyshohet se pësoi infarkt.
“Rreth orës 18:10, në stadiumin “Andon Lapa”, duke luajtur gjatë një ndeshjeje miqësore futbolli, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi F. M., 62 vjeç, ish-futbollist. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas njoftimit të policisë.
Kujtojmë se 62-vjeçari do të mbahet mend për kontributin e dhënë për klubin e Butrintit.