Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët
21 Korrik, 16:20
...
Sport
VIDEO / Uzuni idhulli i Granadës, ka shënuar 50% të golave të të gjithë ekipit bashkë!
Tashmë, Uzuni është ngjitur në kuotën e 20 golave në kampionat. 27-vjeçari është jo vetëm shënuesi më i mirë i skuadrës së tij, por dhe lideri i shënuesve në ligën e dytë spanjolle.
19 Mars 2023, 14:48Nga DOSJA
SPANJE - Myrto Uzuni është padyshim lojtari më në formë i Kombëtares së Shqipërisë. Beratasi u bë protagonist dhe në ndeshjen e javës së 32-të në La Liga 2 ndaj Albacete. Ai shënoi një gol dhe dha një asist në suksesin 1-2 të Granadës.
Tashmë, Uzuni është ngjitur në kuotën e 20 golave në kampionat. 27-vjeçari është jo vetëm shënuesi më i mirë i skuadrës së tij, por dhe lideri i shënuesve në ligën e dytë spanjolle.
Sulmuesi po kalon edicionin e tij më të mirë të karrierës deri më tani. Granada, nga kontributi i sulmuesit të Shqipërisë e sheh veten mes skuadrave favorite për tu ngjitur në La Liga edicionin e ardhshëm.
Në këtë edicion, Granada ka shënuar 43 gola, por në më shumë se gjysmën e tyre ka lënë shenjë Uzuni. Sulmuesi kuqezi, krahas 20 golave që ka shënuar ka dhuruar dhe 4 asiste, duke kontribuar në 24 gola.
Shifra të jashtëzakonshme me lojtarin që duke nisur nga e hëna do të jetë nën urdhrat e Sylvinhos për ndeshjen ndaj Polonisë. Me besimin se do të vijojë me të njëjtin ritëm dhe me fanellën kuqezi.