27 Prill 2025, 16:54
Nga DOSJA
FRANCE - Larissa Ferrari, avokate 28-vjeçare, ka përsëritur akuzat ndaj futbollistit francez Dimitri Payet, aktualisht te Vasco da Gama. Ajo e akuzon për abuzim fizik dhe psikologjik, ndërsa Payet, në dëshminë e tij para policisë, ka mohuar çdo abuzim duke deklaruar se gjithçka ndodhte me pëlqimin e saj dhe se sjelljet "e çuditshme" ishin propozime nga vetë Larissa.
Në një intervistë për portalin Lance!, Larissa rrëfeu se marrëdhënia me Payet, deri në janar, kishte qenë intensive, por pa elemente dhune të hapur. Sipas saj, situata ndryshoi kur futbollisti u kthye nga pushimet në Francë:
"Ai filloi të fliste për ndëshkime dhe marrëdhëniet u bënë shumë më agresive. Vetëm atëherë fillova të kem shenja në trup, në krahë e këmbë," – tha ajo. Payet ka pretenduar se Larissa i kërkonte vetë lojëra të dhunshme dhe dërgonte video intime, përfshirë akte me urinë. Larissa mohon këto akuza, duke sqaruar se videot ishin rezultat i presionit psikologjik nga ana e futbollistit, sidomos pas një skene xhelozie me lojtarin Paulinho të Palmeiras.
Ajo theksoi gjithashtu se Payet ishte i vetëdijshëm për gjendjen e saj emocionale dhe e shfrytëzoi këtë për të ushtruar kontroll: "Gjithmonë ndihesha e detyruar, sepse kisha frikë ta humbja. Kjo lidhej me çrregullimin tim emocional. Edhe kur nuk doja të pija, ndihesha e shtyrë ta bëja vetëm për të mos e zhgënjyer atë."
Larissa tha se tentoi të ndërpriste marrëdhënien vetëm në mars dhe se nuk kishte bërë asnjë përpjekje për marrëveshje jashtëgjyqësore: "Qëllimi im nuk është financiar. Dua drejtësi përmes rrugëve ligjore. Akoma nuk kam mundur të rifilloj jetën time normale dhe nuk kam shkuar më në ndonjë ndeshje të Vasco-s," – përfundoi ajo.
B.T (Dosja.al)
Sport
27 Prill 2025, 16:07
SPANJE - Lojtarët dhe stafi trajner i Blaugranas janë kthyer nga Sevilja për të shijuar një pushim të merituar përpara se t&e...
Sport
27 Prill 2025, 15:43
SHBA - Fanella e Kobi Brajant, të cilën legjenda e NBA-së e mbajti veshur në debutimin e tij me Los Angeles Lakers në vitin 1996, ë...
Sport
27 Prill 2025, 15:30
GJERMANI - Me festën e Bayern Munichut të shtyrë vetëm me një javë, vëmendja në Bundesligë këtë të d...
Sport
27 Prill 2025, 15:10
ÇEKI - Indrit Tuci është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Sparta e Pragës B po luan në shtëpi përb...
Sport
27 Prill 2025, 15:15
KOSOVE - Vetëm pak javë më parë, në media u përfol për një lidhje të re romantike mes yllit të Kombëtares...
Sport
27 Prill 2025, 15:08
TURQI - Rey Manaj ka qenë sërish protagonist në Superligën turke. Shqiptari realizoi ndaj Antalyaspor, në ndeshjen e vlefshme për ...
Sport
27 Prill 2025, 15:00
SPANJE - Iñigo Martínez është një futbollist që nuk i kursen kurrë fjalët dhe nuk i shmanget temave më t&e...
Sport
27 Prill 2025, 14:55
ITALI - Fitorja në derbi ndaj Interit, duket se i ka dhënë zemër Milanit. Kuqezinjtë u rikthyen te suksesi në kampionat, pasi mpos...
Sport
27 Prill 2025, 14:48
ANGLI - Dita më në fund erdhi. Arne Slot dhe Liverpool kanë nevojë për vetëm një pikë nga ndeshja e tyre e sotme në...
Sport
27 Prill 2025, 14:30
SPANJE - “Unë u bëra futbollist për të përjetuar këto lloj ndeshjesh: një “El Clasico”, ndeshja më e m...