Protesta e 29-të rradhazi/ Qytetarët e vendosur, kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Ramës
Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë 28 Qershor, 19:40 ...
Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë 28 Qershor, 19:40 ...
"Prej 6 vitesh nuk ka përgjie për pallatin e prishur nga tërmeti"/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë m&e...
Sulmet mes SHBA-së dhe Iranit/ Trump kërcënon sërish: Irani shkeli armëpushimin, një ditë nuk do t&...
Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet 27 Qershor, 19:06 F...
Një kontrast i fortë mes futbollit dhe politikës, që ka prodhuar një prej historive më të pazakonta të këtij Botërori.

SHBA - Një nga ironitë më të mëdha të historisë moderne të sportit dhe politikës po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale: Shtetet e Bashkuara janë bërë vendi i parë në histori që pret një ekip në Kupën e Botës dhe, po atë ditë, kryen sulme ushtarake ndaj vendit që ai ekip përfaqëson.
Ngjarja lidhet me Iranin, i cili ishte pjesë e Kupës së Botës 2026 që po zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Vetëm pak ditë më parë, administrata amerikane kishte lehtësuar kufizimet e udhëtimit për kombëtaren iraniane, duke i lejuar futbollistët të hynin më herët në territorin amerikan për ndeshjet e tyre të grupit.
Megjithatë, tensionet gjeopolitike mes dy vendeve u rikthyen fuqishëm. Gjatë orëve të fundit, SHBA kreu një seri goditjesh ndaj objektivave ushtarake iraniane, duke pretenduar se ato ishin përgjigje ndaj sulmeve të mëparshme iraniane në Ngushticën e Hormuzit. Sipas raportimeve, objektivat përfshinin sisteme radarësh, komunikimi, mbrojtjeje ajrore dhe infrastrukturë të lidhur me dronët dhe raketat.
Ndërkohë, në fushën e blertë, Irani luftoi deri në fund për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit. Kombëtarja iraniane mbylli grupin me tre barazime, përfshirë një 0-0 ndaj Belgjikës dhe një 1-1 dramatik ndaj Egjiptit, ku një gol fitoreje në minutat shtesë u anulua nga VAR.
Megjithatë, fati i iranianëve nuk ishte më në duart e tyre. Barazimi 3-3 mes Austrisë dhe Algjerisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve i la jashtë 32-shes së turneut, duke vulosur eliminimin e “Team Melli” pavarësisht se nuk humbi asnjë ndeshje.
Kështu, ndërsa në qiellin e Lindjes së Mesme vijonin raportimet për sulme dhe kundërpërgjigje ushtarake, aventura e Iranit në Kupën e Botës mori fund. Një kontrast i fortë mes futbollit dhe politikës, që ka prodhuar një prej historive më të pazakonta të këtij Botërori.
B.T (Dosja.al)
SHBA - Botërori 2026 po hyn në fazën më interesante të tij, por përveç emocioneve të fushës, turneu po prodhon ...
SHBA - Për Kombëtaren e Iranit në këtë Botëror, kjo fije kishte një emër dhe një shifër të saktë: nu...
SHBA - "Vlerësimi i përgjithshëm, logjikisht, pas fitores së të tre ndeshjeve është pozitiv. Sidomos sepse u kemi dhën...
SHBA - Türqia e përfundoi fushatën e saj në Kupën e Botës FIFA 2026 me një fitore 3-2 ndaj Shteteve të Bashkuara&...
SHBA - Miqësia midis Javier Zanettit dhe Pablo Paz, babait dhe agjentit të Nicos, vazhdon. Pavarësisht vendimit të Comos p&...
SHBA - Portugalia arriti barazimin e dytë në tre ndeshje të shtunën kundër Kolumbisë. Për të ditur nëse fitorja ...
SHBA - Kanadezët ëndërruan për një turne në shtëpi pas tre ndeshjeve të tyre të para në Toronto dhe Vancouve...
ANGLI - Sipas Fabrizio Romano, Chelsea po shqyrton një transferim surprizë në mesfushë: Granit Xhaka. Mesfushori zviceran me origjin...
SHBA - Kupa e Botës 2026 do të bëjë histori si edicioni i parë me 48 ekipe finaliste. Ky zgjerim i rëndësishë...
SHBA - Lautaro Martínez ishte thelbësor për projektin e Lionel Scaloni që nga fillimi. Ai ishte një nga figurat kryesore në...