22 Maj 2023, 19:44
Nga DOSJA
TIRANE - Vllaznia është shpallur zyrtarisht kampione për edicionin futbollistik 2022-2023 në kampionatin e futbollit për femra. Kjo është hera e 10-të radhazi që vajzat shkodrane kurorëzohen me titullin e kampiones së Shqipërisë. Vllaznia e mbylli kampionatin në kuotën e 54 pikëve pas 18 javëve të zhvilluara, ku ka njohur vetëm fitore dhe asnjë barazim.
Në ndeshjen e 18-të të kampionatit, Vllaznia mposhti rivalen direkt për titull, Tiranën. Vajzat kuqeblu triumfuan me rezultatin 3-0, me gola të Megi Doçit, Matilda Gjergjit e Gresa Berishës.
Në fund të takimit, u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve për të gjithë pjesëtarët e Vllaznisë nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Bardhyl Jera, i cili gjithashtu i dorëzoi kapitenes së ekipit, Esmeralda Franja, edhe trofeun e kampiones.
Ndërkaq, sot u luajtën edhe ndeshjet e tjera të javës së 18-të, ku u fiksua përfundimisht edhe klasifikimi i skuadrave për këtë edicion futbollistik. Apolonia mposhti Kukësin në transfertë këtë të hënë me rezultatin 0-9, duke u renditur kështu përfundimisht në vendin e tretë në kampionat, me 42 pikë të grumbullulluara pas 18 javësh.
Në derbin e kryeqytetit, Partizani triumfoi ndaj Kinostudios në sfidën e zhvilluar të dielën në stadiumin ‘Arena e Demave’. Vajzat e kuqe fituan me rezultatin 4-1, në një ndeshje mjaft të luftuar nga të dyja ekipet.
Sakaq, Teuta mundi Lushnjen në stadiumin ‘Roza Haxhiu’ me shifrat 1-2, ndërsa Skënderbeu nuk ia doli ndaj Laçit në shtëpi. Laçjanet morën tre pikët e fundit të këtij edicioni në Korçë, duke fituar me rezultatin 5-0.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 Maj 2023, 17:34
ANGLI - Manchester City arriti të mundte Chelsean me rezultatin 1-0, duke festuar titullin kampion me një fitore e cila, në fakt erdhi nga ekipi ...
Sport
22 Maj 2023, 17:26
FRANCE – Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në kampionatin francez fundjavën e shkuar. Lojtari i Montpellier në Ligue 1, Issiaga Syl...
Sport
22 Maj 2023, 17:18
ANGLI - Topçinjtë shkojnë në ndeshjen e tyre të sezonit të Premier League jo për gjë tjetër veç krenaris&e...
Sport
22 Maj 2023, 16:53
SPANJE - Hugo Gaston është sanksionuar me gjobë prej 144,000 dollarësh (133,000 euro) për një veprim jo sportiv gjatë Mutua M...
Sport
22 Maj 2023, 16:45
SHBA - Carmelo Anthony, pikëshënuesi i nëntë më i mirë në historinë e NBA-së, është tërhequr nga bas...
Sport
22 Maj 2023, 15:47
ZVICER - UEFA ka emëruar Szymon Marciniak për të gjykuar finalen e Champions League mes Manchester City dhe In...
Sport
22 Maj 2023, 15:29
KATAR - Në muajt e ardhshëm, Katari shpreson të jetë mjaft aktiv. Nëse për momentin, PSG po përqendron ambicie...
Sport
22 Maj 2023, 15:10
ITALI - Pasi mori një dënim prej pesëmbëdhjetë pikësh në janar për mashtrim të supozuar kontabël, m&...
Sport
22 Maj 2023, 14:49
SPANJE - Federico Pena bëri të ditur se Vinicius Junior është shumë i lumtur te Real Madridi, por nuk përjashtoi një transf...
Sport
22 Maj 2023, 12:31
ANGLI - Manchester City u kurorëzua kampion, pasi Nottingham mundi 1-0 Arsenalin të shtunën e kaluar.&n...