"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Vllaznia për femra është zyrtarisht skuadra fituese e edicionit të 14-të të Kupës së Shqipërisë, pas fitores 4-1 kundër Apolonisë.
TIRANE - Në finalen e zhvilluar pasditen e sotme në ‘Shtëpinë e Futbollit’, shkodranet siguruan trofeun e 10-të në këtë kompeticion të rëndësishëm. Pjesa e parë ka prodhuar një lojë mjaft interesante, me të dyja skuadrat që kontrollojnë mirë topin dhe tentojnë të gjejnë avantazhin në portat përkatëse.
Të parat që kalojnë në avantazh janë fieraket, me Valentina Trokën, e cila pas një topi të bukur të dhuruar në të djathtë nga Klea Amonikaj gjen golin e parë të këtij takimi të rëndësishëm. 1-0 për Apoloninë në minutën e 14-të të takimit.
Nuk stepen as shkodranet nga ana tjetër, që kërkojnë golin e barazimit dhe e gjejnë me Gresa Berishën në minutën e 29-të. Mesfushorja shkodrane provon me një top të fortë nga jashtë zone, duke gjetur rrjetën e Apolonisë dhe duke barazuar shifrat në 1-1.
Shala përmbys rezultatin dhe kalon në epërsi Vllazninë, duke i çuar shifrat në 2-1 në minutën e 41-të të takimit. Pjesa e parë e kësaj finaleje mbyllet me avantazhin e Vllaznisë 2-1, ndërsa po të njëjtat emocione dhe lojë të fortë prodhon edhe fraksioni i dytë i takimit.
Gresa Berisha vulos dopietën personale në këtë takim, duke trefishuar edhe rezultatin e kësaj ndeshjeje. Megi Doçi ekzekuton një goditje dënimi, ndërsa Berisha gjendet mirë në zonë, duke shënuar edhe golin e tretë për vajzat kuqeblu.Sakaq, sulmuesja e Vllaznisë, Megi Doçi vulos shifrat në 4-1, pas një ekzekutimi perfekt të një goditjeje dënimi në favor të shkodraneve.
Me rezultatin 4-1 mbyllet kjo finale e 14-të e Kupës së Shqipërisë për vajza, me Vllazninë që shpallet kështu fituese edhe në këtë kompeticion të rëndësishëm të futbollit shqiptar.
Në përfundim të ndeshjes, u zhvillua edhe ceremonia nga Federata e Futbollit, me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu, i cili i dhuroi medaljet dhe Kupën e Shqipërisë vajzave të Vllaznisë.
Me këtë fitore, Vllaznia e vajzave shkon në 10 trofe të fituar në Kupën e Shqipërisë. Finalja e 14-të e Kupës së Shqipërisë u ndoq me mjaft interes nga shumë tifozë të Vllaznisë e Apolonisë, të cilët ishin prezentë në Shtëpinë e Futbollit për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Menjëherë ka rënë në sy të mediave të huaja prania e yllit të ‘pop’-it, Megan Thee Stalion me sulmue...
ANGLI - Chelsea nuk ka ndërmend të ushtrojë opsionin për Joao Félix, i cili mbërriti si një huazim (10 milio...
ITALI - Këtë të martë në fillim të pasdites, gjykata sportive e drejtësisë së Federatës Italiane dha...
ITALI - José Mourinho ngarkon skuadrën e verdhekuq dy ditë para finales së Europa League, ku do të përballen me padurim&nbs...
FRANCE - Neymar Jr njoftoi këtë të hënë nisjen e një lundrimi të planifikuar për në fund të këtij ...
SPANJE - Toni Kroos ka vendosur të luajë edhe një vit me Real Madrid, por zyrtarizimi i rinovimit nuk po vjen ende. Mesfushori gjerman nuk e kurs...
ANGLI - Lojtarët e Arsenalit kanë mbetur pa fjalë edhe pse kanë qenë kryesues në pjesën më të madhe të kampi...
ANGLI - Jo vetëm lojtarët e vuajnë nga ngacmimet në rrjetet sociale. Edhe trajnerë si Pep Guardiola kanë audienc&...
ARABIA SAUDITE - Hyjmë në kohën e parave për të ardhmen e Lionel Messit! Në fund të kontratës në qershor, ar...
SPANJE - Ish-lojtari i Real Madridit dha një intervistë për 'Win Sports TV', në të cilën ai përfshiu veten midis ...