26 Prill 2026, 21:24
Nga DOSJA
Irgi Kasalla
RROGOZHINE - Vora, kampionia e Kategorisë së Parë, bëri surprizën në javën e 33-të në Superiore, duke mposhtur 2-0 Egnatian, kampionen e Superiores, në shtëpinë e saj.
Sukses i rëndësishëm për skuadrën e Bellajit, në luftën për mbijetesë në elitë. Ndeshja në Rrogozhinë u vendos nga dy episode dhe nga dopieta e Kasallës.
Në minutën e 4-t, një gafë e portierit Tandilashvilit, u shfrytëzua nga Kasalla, i cili zhbllokoi takimin. Egnatia provoi të reagojë dhe iu afrua barazimit, por pa sukses. Në minutën e 26-të, Vora shënoi edhe golin e dytë. Këtë herë, Kasalla u tregua i saktë nga pika e penalltisë, për të dyfishuar shifrat.
Në fund të fraksionit të parë, Egnatia iu afrua golit me Bakayoko dhe Albanese, të cilët nuk shënuan dot. Fraksioni i dytë ishte i qetë dhe pa raste të pastra. Në minutën e 80-të, Egnatia gjeti golin, por ai u anulua për pozicion jashtë loje.
Me këtë fitore, Vora ngjitet në kuotën e 35 pikëve, po aq sa Tirana dhe Bylisi, që luftojnë për mbijetesë dhe lë pas Flamurtarin e vendit të fundit, që nesër pret Dinamo Cityn. Egnatia mban vendin e tretë me 54 pikët e grumbulluara, ndërsa kjo është humbja e tretë radhazi në kampionat.
B.T (Dosja.al)
Sport
26 Prill 2026, 21:03
BALLSH - Bylis regjistroi një fitore shumë të rëndësishme, në garën për mbijetesë. Ballshiotët triumfuan 2-0...
Sport
26 Prill 2026, 16:00
ANGLI - Në afatin kalimtar të verës së kaluar, oferta shumëmilionëshe e Al Hilal për të bindur Bruno Fernand...
Sport
26 Prill 2026, 15:30
GJERMANI - Drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, ka vepruar shpejt për t'i dhënë fund çdo spekulimi rreth të ardhmes së...
Sport
26 Prill 2026, 15:00
Viktor Gyokeres nuk ishte në formacionin titullar, por hyri në fushë në minutën e 34-të
ANGLI - Pavarësisht fitores ...
Sport
26 Prill 2026, 14:30
SPANJE - José Mourinho, José Mourinho... dhe José Mourinho. Emri i trajnerit të Benficas ka qenë në gojën e të g...
Sport
26 Prill 2026, 14:10
ANGLI - Pasi pa skuadrën e tij, Arsenalin, të ngecte dhe të pengohej në rrugën e kthimit drejt kreut të Premier Ligës t&eum...
Sport
26 Prill 2026, 14:00
SHBA - Sulmuesi e Kombëtares kuqezi, Myrto Uzuni, ishte sërish protagonist në fitoren 2-0 të skuadrës së tij Austin ndaj Houston...
Sport
26 Prill 2026, 13:30
SPANJE - Titulli i dytë radhazi është shumë afër! Liderët e La Ligës, Barcelona, tani kanë njëmbëdhjet&eum...
Sport
26 Prill 2026, 13:00
FRANCE - “Kjo fitore 3-0 në Angers ju jep një epërsi prej gjashtë pikësh ndaj Lens. Një mbrëmje perfekte? N...
Sport
26 Prill 2026, 12:30
SPANJE - Simeone u shfaq në konferencën për shtyp pas fitores ndaj Athletic Bilbaos me ndjenja të përziera, por me sytë e t...