23 Shtator 2022, 15:44
Nga DOSJA

ARGJENTINE - Wanda Nara ka zyrtarizuar ndarjen nga Mauro Icardi pak javë pas nënshkrimit të sulmuesit argjentinas për Galatasaray në Turqi.
“Është shumë e dhimbshme për mua të jetoj këtë moment. Por duke pasur parasysh ekspozimin tim dhe gjërat që po dalin dhe spekulimet mediatike, preferohet që ta dinë nga unë”,- ka shkruar Wanda Nara në ‘stories’ e saj në Instagram, duke e konfirmuar lajmin.
"Nuk kam asgjë për të sqaruar më shumë dhe nuk do të jap asnjë detaj për këtë ndarje. Ju lutem, ju kërkoj të kuptoni jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët tanë",- vazhdon bashkëshortja dhe menaxherja e Icardit.

Pak para këtij mesazhi, Icardi këmbënguli se “nuk jemi ndarë: “Ajo është duke e mbaruar disa angazhime pune që mori në Argjentinë dhe pas pak ditësh do të kthehet në shtëpi, se si fëmijëve ashtu edhe mua më mungon shumë”.
Në vitin 2021, martesa e Wanda Nara dhe Mauro Icardi u bë një skandal mediatik. Çifti ishte gati të ndahej pas tradhëtisë së pretenduar të futbollistit me China Suarez, por në fund vendosën të qëndronin bashkë. “Po i organizoj pak gjërat për divorcin, sepse nuk mundem më dhe kërkova divorcin”,- ka thënë Wanda Nara me një audio zëri.
Më parë, Wanda Nara ishte e martuar me futbollistin Maxi López, dikur i Barcelonës, mes viteve 2008 dhe 2013. Ai e akuzoi Wanda Narën se e kishte tradhëtuar me Icardin dhe u nda.

B.T (Dosja.al)
Sport
23 Shtator 2022, 15:33
Jose Mourinho
ITALI- José Mourinho është një nga trajnerët më aktivë jashtë fushës. Ish-komentatori televizi...
Sport
23 Shtator 2022, 15:29
FRANCE - Lojtarja e Paris Saint-Germain, Kheira Hamraoui, e cila u dhunua fizikisht nëntorin e kaluar, u shpreh këtë të premte se ka ...
Sport
23 Shtator 2022, 15:27
ZVICËR- Ashtu si katër vite më parë, Zvicra do të luajë ndaj Serbisë në Kupën e Botës Katar 2022. Mirëp...
Sport
23 Shtator 2022, 15:10
ITALI- "Zhang largohu.” Kështu Curva Nord, mbështetësit e organizuar të Interit, vendosën të vazhdojnë sfidën nd...
Sport
23 Shtator 2022, 15:08
ANGLI - Sado kurioz të jetë, vendimi i Liverpool për të lënë Arthur Melo në ekipin U-21 nuk ë...
Sport
23 Shtator 2022, 14:29
SHQIPËRI- Luiza Gega, kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, ka rezultuar e pastër në të gjitha testet e do...
Sport
23 Shtator 2022, 12:54
SHBA - Ka të dëmtuar që po tentojnë të rikthehen në formë për të marrë pjesë në Botëror dhe m...
Sport
23 Shtator 2022, 12:31
ARGJENTINE - Wanda Nara njoftoi në Instagram ndarjen nga Mauro Icardi. Por, sipas disave, kjo mund të jetë vetëm kriza e radhës e &cc...
Sport
23 Shtator 2022, 12:11
TIRANE - Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së, në mbledhjen e tij të sotme ka analizuar ngjarjet e javës së...
Sport
23 Shtator 2022, 11:53
BELGJIKE - Eden Hazard, pak i përdorur që nga fillimi i sezonit te Real Madrid, tha se ishte "i lumtur që mori minuta" me Belgjik&eum...