18 Mars 2023, 18:44
Nga DOSJA
SPANJE - El Clasico e së dielës mes Barcelonës dhe Real Madrid në Camp Nou është padyshim kryesfida e javës së 26-të në LaLiga. Katalanasit do të zbresin në fushë si kryesues të kampionatit teksa i gëzohen faktit edhe se kanë një avantazh me nëntë pikë ndaj madrilenëve.
Në konferencë për shtyp trajneri i Barçës, Xavi Hernandez u shpreh se skuadra e tij do të kërkojë të dominojë lojën nëpërmjet stilit të saj për të pasur nën kontroll topin, edhe pse në takimin e fundit në Kupën e Mbretit ndodhi e kundërta me Los Blancos që ishin më mirë në zotërimin e topit. Nga ana tjetër, Xavi shtoi se nuk e ka problem ta fitojë një ndeshje me rezultatin 1-0, edhe pse i pëlqen më shumë rezultati 5-4.
“Real Madrid do të kërkojë të dominojë lojën, këtë bënë edhe në ndeshjen e Kupës. Por, unë nuk e planifikoj ndeshjen me mendimin se do të na dominojë kundërshtari. Kërkojmë të dominojmë ne nëpërmjet kontrollit të topit. Unë personalisht preferoj ta fitoj një ndeshje me rezultatin 4-0 ose 5-4, por çfarë problemi keni edhe nëse fitojmë 1-0 si në Kupë? Kupën e parë Europiane, Barcelona e ka fituar 1-0 me një gol të Koeman dhe nuk pati asnjë kritikë.
“Kundër Realit e kemi treguar se luajmë mirë edhe me topin në zotërim, por edhe pa e pasur në kontroll atë. Nëse i bëjmë mirë të dyja, për mua nuk ka asnjë problem. Do të mundohemi të dominojmë dhe të kemi topin në kontroll pasi pa pasur atë vuan shumë në fushë. Pres një Madrid ofensiv, kjo do të ishte më e mira edhe për ata. Megjithatë, Barcelona nuk e ndryshon stilin e saj”, përfundoi Xavi.
B.T (Dosja.al)
Sport
18 Mars 2023, 18:34
ANGLI - Gjashtë gola por pa fitues. Sfida mes Southampton dhe Tottenham, dhuroi spektakël teksa u mbyll në barazimin 3-3. Skuadra e drejtuar nga ...
Sport
18 Mars 2023, 18:09
KROACI - Tifozët e Dinamos nga Zagrebi, të njohur më mirë si “ Bad Blue Boys”, tronditën edhe një herë Evrop...
Sport
18 Mars 2023, 17:54
UKRAINE - Momente paniku në futbollin ukrainas! Dueli mes Vorskla Poltavës dhe Metalist 1925, i vlefshëm për javën e 18-të t&eum...
Sport
18 Mars 2023, 17:48
FRANCE - Ashraf Hakimi në rolin e Dani Alves. Nuk ka kaluar shumë kohë që kur 23-vjeçari raportoi për përdhu...
Sport
18 Mars 2023, 17:29
SPANJE – El Mundo zbulon se Thesari ka kërkuar një Peugeot 208 nga José María Enríquez Negreira, e vetmja pr...
Sport
18 Mars 2023, 17:15
BALLSH - Tirana shmang humbjen në limite në transfertën e Ballshit ndaj Bylisit vendas. Ballshiotët u shfaqën të rrezikshëm...
Sport
18 Mars 2023, 17:09
SPANJE - Myrto Uzuni gjen sërish rrjetën në Spanjë me Granadën. Në ndeshjen që skuadra e tij po luan në transfertë...
Sport
18 Mars 2023, 14:49
ITALI - Më në fund vjen momenti vendimtarë, për yllin suedez të Milanit, për të ndihmuar klubitn e tijë të bëj...
Sport
18 Mars 2023, 14:45
ARGJENTINE - Dëshira për të marrë pjesë në një Kupë Bote është e jashtëzakonshme duke qenë se ...
Sport
18 Mars 2023, 14:40
SHKODER - Sulmuesi i Vllaznisë, Liridon Latifi nuk do të riintegrohet në skuadër, pavarësisht dëmtimit afatgjatë të Esat...