"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Argjentina nuk kishte një flamur për finalen e Kupës së Botës 2022 kundër Francës për shkak të një gabimi të federatës… Përfundimisht gjeti një të vitit 1990 nga një koleksionist që jetonte në Katar!
KATAR - Një incident i pabesueshëm u zbulua ditët e fundit nga mediat argjentinase dhe që kishte të bënte me finalen historike të Botërorit 2022 kundër Francës, ku “Albiceleste” u kurorëzuan kampionë bote.
Ngjarja ka të bëjë me shkëmbimin tradicional të suvenireve mes kapitenëve të dy skuadrave para çdo ndeshjeje, për të cilën Argjentina ishte krejtësisht e papërgatitur, pasi nuk kishte... flamur!
Edhe pse në ndeshjet e mëparshme, Lionel Messi normalisht i kishte dhënë flamurin e federatës kapitenit kundërshtar, për ndeshjen finalen nuk mbeti asnjë flamur.
Zgjidhjen e ka dhënë një argjentinas, i cili prej 18 vitesh jeton në Katar dhe që nga fillimi i turneut ka ndihmuar misionin e bashkatdhetarëve. Ndër të tjera, Javier Malouf njihet edhe për koleksionin e tij të jashtëzakonshëm të futbollit, i cili përfshin trashëgimi të të gjitha llojeve dhe të çdo epoke. Në fakt, në duart e tij është edhe fanela e Diego Maradonës që ka veshur kundër Anglisë në vitin 1980, ndërsa ka botuar edhe një libër, me titullin “La Camiseta de River” (tifoz i River Plate).
Një natë përpara finales, Malouf priti një grup prej rreth njëzet bashkatdhetarësh të tij për një barbecue, katër prej të cilëve ishin lojtarë nga kampionët e botës 1986. Gëzimin e ka ndërprerë një telefonatë e një njeriu të federatës, i cili kërkonte me dëshpërim një flamur për finalen. Malouf kishte dy në koleksionin e tij, një të vitit 1990 dhe një më modern, por nuk i kishte në shtëpi dhe caktoi një takim mëngjesin tjetër.
Kur i gjeti, u dërgoi një foto të të dyjave dhe federata zgjodhi atë të vitit 1990, nga një miqësore mes Argjentinës dhe Zvicrës. Evropianët drejtoheshin nga Uli Stilicke, i cili u bë marrësi i fundit i flamurit dhe e merrte me vete kudo që punonte. Fati e solli atë mes viteve 2008 dhe 2014 në Katar dhe kështu flamuri i kaloi Maloufit.
Njerëzit e federatës e morën flamurin pak orë para finales, e pastruan, prenë fijet e varura dhe e përmirësuan sa më shumë imazhin e saj. Më pas u la në dollapin e Messit në dhomën e zhveshjes, për t'ia dhënë Hugo Lloris para fillimit të ndeshjes.
Më në fund, gjithçka është mirë, pasi kjo gafë nuk u vu re dhe mund t'i ketë sjellë fat Argjentinës, e cila u kurorëzua kampione. E vetmja e keqe është se Maloof po kërkon sërish flamurin për ta rikthyer në koleksionin e tij dhe deri më tani nuk ka mundur ta marrë.
B.T (Dosja.al)
SERBI - Ishte ndërprerja e katërt radhazi nga ‘varrmihësit’, ndaj gjyqtari Milan Mitic vendosi të ndërpresë ndeshjen...
SPANJE - Alex Baena dhe Federico Valverde u përfshinë në një konflikt përmasash, me lojtarin e “Santiago Bernabeut”, ...
SPANJE - Neymar Jr ka filluar të rikuperojë një pjesë të humbjeve miliona euro që kishte pësuar së fundmi...
XHAMAJKA - Sprinteri xhamajkan Deandre Daly shënoi një kthesë mbresëlënëse në garën e fundit të...
ANGLI - Të hënën, më 10 prill, në stërvitjen që Mançester Siti zhvilloi para duelit me Bayern Munichun për &cce...
SHBA - Dy muaj më parë ajo fitoi Australian Open në Melburn dhe dëshmoi se është një nga tenistet më të...
SPANJE - I transferuar verën e kaluar nga Bayern Munich te FC Barcelona në këmbim të 45 milionë eurove, Robert Lewandowski shpreson q...
ZVICER - Tenisti zviceran ka fituar 103 tituj, duke përfshirë 20 tituj Grand Slam, duke e bërë atë një nga sportistët m&eum...
ANGLI - Neville është një bashkëpronar i Salford, së bashku me disa ish-shokë të skuadrës së ‘Djajve të...
ITALI - Futbollisti më i mirë i Napolit, Victor Osimhen, do të mungojë në ndeshjen e parë çerekfinale të Champi...