Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Trajneri, i cili zëvendëson Lopeteguin, do të debutojë kundër Aston Villas në FA Cup

ANGLI - West Ham ka shpallur Graham Potter si trajnerin e tyre të ri pas shkarkimit të Julen Lopeteguit këtë të mërkurë.
Ish-trajneri i Chelseat ka nënshkruan një kontratë 2.5-vjeçare me West Ham, që do të thotë se ai do të jetë i lidhur me klubin e tij të ri deri në fund të sezonit 2026-27.
Siç ka bërë të ditur West Ham në rrjetet e tij sociale dhe kanalet zyrtare, Graham Potter do të debutojë në pozicionin e tij të ri në duelin që do të luajë kundër Aston Villa këtë të premte në FA Cup.
Trajneri i ri mbërrin në West Ham së bashku me Bruno (asistent trajner), Billy Reid (zv.trajner) dhe Narcís Pèlach (zv.trajner). Trajneri i portierëve, Xavi Valero, do të vazhdojë në postin e tij.
Fjalët e para të Potter te West Ham…
Graham Potter bëri deklaratat e tij të para, pasi u zyrtarizua: "Jam i kënaqur që jam këtu. Ishte e rëndësishme për mua të prisja derisa të vinte një punë që e ndjeja se ishte e duhura për mua dhe, në të njëjtën kohë, ishte e duhura për klubin që unë do t’i bashkohem, kjo është ndjenja që kam me West Ham United”.
Trajneri i ri i West Ham tha arsyet pse ai vendosi t'i bashkohet klubit: “Bisedat e mia me presidentin dhe Bordin Drejtues kanë qenë shumë pozitive dhe konstruktive, ne ndajmë të njëjtat vlera të punës së palodhur dhe të energjisë së lartë për të krijuar themelet solide që mund të prodhojnë sukses. Ne jemi në të njëjtën faqe për sa i përket asaj që nevojitet në afat të shkurtër dhe më pas se si duam ta çojmë klubin përpara në afat të mesëm dhe afatgjatë”.
Gjithashtu, në deklaratat e tij të para në pozicionin e ri, ai vlerësoi klubin: “West Ham United është një klub i madh, në zemër të Londrës, me një bazë të madhe tifozësh dhe mbështetje të madhe në mbarë botën. Kam parë skenat që pasuan fitoren e tyre në Ligën e Konferencës në vitin 2023 dhe ishte e qartë se ky është një klub që ka gjithçka që duhet për të pasur sukses, si brenda dhe jashtë fushës”.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Tregu dimëror në Granada u desh të kalonte pa shumë surpriza, një qetësi e dinamizuar nga Uzuni. Shqipta...
SPANJE - Për Hansi Flick ka një rregull që nuk mund të negociohet: përpikmëria. Trajneri është shumë i ...
FRANCE - I habiti të gjithë, ajo pjesë e intervistës së dhënë për lajmet e 13:00 në TF1 të transmetuar dje, ...
ITALI - Fitorja e Superkupës i solli Milanit një qetësi të madhe edhe për disa lojtarë në vështir&...
SPANJE - Ka një atmosferë ndryshimi, të paktën përsa i përket goditjeve të penalltisë, te Real Madrid. Trajneri Carlo ...
ANGLI - Graham Potter ka nënshkruar kontratën që do ta bëjë atë trajner të ri të West Ham United, raporton S...
ARABIA SAUDITE - Duke mposhtur Athletic Bilbao, Barcelona fitoi vendin për në finalen e Superkupës së Spanjës. Trajneri i katalanasv...
SPANJE - Barcelona mund të marrë frymë. Kërkesa për një masë paraprake emergjente, e depozituar këtë të mart...
ANGLI - Lajm i mirë për shëndetin e Rodrigo Bentancur, i cili ra i pajetë në fushë gjatë ndeshjes Tottenham-Liverpool....
ANGLI - Një incident tepër shqetësues ndodhi gjatë pjesës së parë të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës s&eum...