9 Nëntor 2022, 17:30
Nga DOSJA

MILANO-Ivan Gazidis do të largohet nga Milan më 5 dhjetor. Pas katër vitesh dhe një titull kampion, CEO i klubit i thotë lamtumirë klubit. AC Milan e bëri të ditur me një deklaratë zyrtare plot përzemërsi dhe mirënjohje: “Dua të falënderoj nga zemra Ivan për pasionin dhe përkushtimin e tij, por mbi të gjitha për kontributin e rëndësishëm që ka dhënë për klubin tonë”, tha presidenti Scaroni.
KOMUNIKATA
“AC Milan njoftoi sot se kontrata e Ivan Gazidis do të përfundojë më 5 dhjetor 2022.Ivan Gazidis iu bashkua AC Milan si CEO në dhjetor 2018 dhe e drejtoi klubin përmes një periudhe rritjeje dhe modernizimi, si në fushë ashtu edhe në aktivitete të tjera të lidhura me biznesin.
Duke komentuar njoftimin, presidenti i AC Milan, Paolo Scaroni tha: "Në emër të të gjithë atyre që janë të lidhur me AC Milan, do të doja të falënderoja sinqerisht Ivan për pasionin dhe përkushtimin e tij, por mbi të gjitha për kontributin e rëndësishëm që ka dhënë, duke përfaqësuar vlerat themelore që na dallojnë”.
"Do të largohem nga Milan pas katër viteve të mrekullueshme dhe sfiduese - deklaroi Ivan Gazidis. I detyrohem shumë këtij klubi, njerëzve, tifozëve dhe këtij qyteti, për të cilin jam i bindur se fjalë për fjalë më kanë shpëtuar jetën".
Gazidis do të mbetet plotësisht funksional në rolin e tij si CEO deri në datën e përfundimit të kontratës dhe Klubi do të komunikojë pasardhësin e tij sa më shpejt të jetë e mundur.
E.Ç (Dosja.al)
ivan gazidis milan
Sport
9 Nëntor 2022, 14:50
SHKUP-Dihej që do të ishte një përballje e zjarrtë dhe ashtu rezultoi. Shkupi-Shkëndija, nuk është një ndeshje si...
Sport
9 Nëntor 2022, 12:19
ANGLI- Liverpooli është në shitje dhe Conor McGregor bën një hap përpara. Irlandezi pranon se do të donte të blinte kl...
Sport
9 Nëntor 2022, 12:04
SENEGAL- Ende pa nisur, Kupa e Botës humbet një nga protagonistët e mëdhenj. Sadio Mané u dëmtua dje pas fitores 6-1 të B...
Sport
9 Nëntor 2022, 11:28
BRAZIL - Ronaldo Nazário, pronar i Real Valladolid në Spanjë dhe Cruzeiros në Brazil, do ta kishte thirrur Endrick për t&...
Sport
9 Nëntor 2022, 11:21
SPANJE - Federico Valverde e dërgoi topin në një ballkon të një shtëpie ngjitur, në pjesën e pasme të stadiumit V...
Sport
9 Nëntor 2022, 11:15
SPANJE - Gerard Pique e mbyll karrierën e tij me një përjashtim nga pankina. Në fund të 45 minutave të para, Barcelona...
Sport
8 Nëntor 2022, 23:34
SPANJË- Përmbysje heroike me dhjetë lojtarë kundër Osasuna-s (1-2). Nuk ka kush ta ndalë Barcelonën në La Liga që...
Sport
8 Nëntor 2022, 22:52
ITALI- Milan nuk shkon më shumë se një 0-0 me Cremonesen, një hap fals i papritur që e bën Napolin të lumtur, tani në ...
Sport
8 Nëntor 2022, 22:45
GJERMANI- Bayern Munich mposht Werder Bremen me shifrat 6-1, përballje e vlefshme për javën e 14-të të Bundesligës.Ndeshja nisi ...
Sport
8 Nëntor 2022, 20:51
ITALI- Napoli vazhdon të arratiset në kampionat. Në përballjen e javës së 14-të të Serie A, ekipi i Spalletit mposht E...