“Cilën dorëheqje duan këta?”/ Rama nga Elbasani: Protesta është një çorodi! Kur morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
Protesta e tetë kundër projektit në Zvërnec/ Nis grumbullimi në sheshin "Skërndërbej" 7 Qershor, 18:08 ...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër: Shqipë...
Objektivi i tij do të jetë jo vetëm rikthimi i skuadrës në krye të futbollit shqiptar, por edhe integrimi i elementëve të rinj me potencial, në përputhje me identitetin historik të KF Tiranës.

TIRANE - Bardheblutë kanë emëruar sot trajnerin që do të drejtojë ekipin kryeqytetas të Tiranës. Vangjel Mile ka marrë “timonin” e bardhebluve dhe do t’i drejtojë ata për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tirana nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 39-vjeçari nuk ka qenë kurrë trajner i parë më parë, kësisoj kjo do të jetë eksperienca e tij e parë në një stol ekipi.
Njoftimi i Tiranës në Facebook:
“Zyrtare: Vangjel Mile emërohet trajner i parë i KF Tirana
Klubi i Futbollit Tirana njofton emërimin e Vangjel Mile si trajner i parë i skuadrës për tre sezone. Mile vjen në këtë detyrë pas një periudhe të suksesshme si Drejtor Teknik i Akademisë së Futbollit Tirana, ku ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e talenteve të rinj dhe ndërtimin e një filozofie të qëndrueshme loje.
Njohja e thellë me strukturat e klubit, filozofinë bardheblu dhe modelin e funksionimit të Akademisë i japin trajnerit Mile avantazhin për të ndërtuar një urë të natyrshme mes të rinjve dhe ekipit të parë. Objektivi i tij do të jetë jo vetëm rikthimi i skuadrës në krye të futbollit shqiptar, por edhe integrimi i elementëve të rinj me potencial, në përputhje me identitetin historik të KF Tiranës.
Mile është i njohur për qasjen e tij moderne ndaj stërvitjes, disiplinën taktike dhe aftësinë për të ndërtuar grupe të balancuara me frymë kolektive të fortë. Eksperienca e tij si strateg dhe drejtues teknik e bën zgjedhjen ideale për një projekt të qëndrueshëm dhe ambicioz.
“E ndjej veten pjesë të kësaj shtëpie dhe e marr këtë përgjegjësi me përulësi, por edhe me shumë besim. Njoh vlerat dhe pritshmëritë e këtij klubi dhe jam i përkushtuar të punoj çdo ditë për të çuar përpara emrin dhe objektivat e KF Tiranës,”- deklaroi trajneri i ri gjatë prezantimit.
Klubi i Futbollit Tirana i uron suksese trajnerit Vangjel Mile në këtë sfidë të re dhe është i bindur se rrugëtimi i përbashkët do të sjellë rezultatet që meriton familja bardheblu”.
Mile nuk është emër i panjohur për bardheblutë. Më parë, ai ka drejtuar akademinë e Tiranës ku edhe ka qenë trajner. Bardheblutë kanë prezantuar disa lojtarë deri tani ku i fundit ishte Etien Tare.
B.T (Dosja.al)
Ferran Torres, në ditën e parë të parasezonit 2025-26 të Barçës SPANJE - Ferran Torres nuk do të largohet&nb...
Ter Stegen, në ditën e parë të punës së Barçës në sezonin 2025-26 SPANJE - Marc ter Stegen, portieri 33...
SPANJE - Ministria e të Drejtave Sociale i ka kërkuar Prokurorisë, Avokatit të Popullit dhe Zyrës për Luftimin e Krime...
SHBA - 98 milionë euro: kjo është shuma kolosale që Chelsea, fituesi i Kupës së Botës për Klube të dielë...
SHBA - Lojtarët e Chelseat ishin protagonistët kryesorë të pasdites në New Jersey, por Donald Trump nuk do të mbetej pas. Presi...
SPANJE - Lamine Yamal do ta fillojë sezonin e tij të tretë në krye të ekipit të parë të FC Barcelonas, ...
SHBA - FIFA zbuloi këtë të hënë formacionin ideal për Kupën e Botës për Klube , i cili përfundoi d...
ANGLI - Carlos Alcaraz dështoi ta ruante titullin e tij në Wimbledon, duke humbur në finale ndaj italianit Jannik Sinner. Megjithatë,...
ANGLI - Një atmosferë shpërthyese po krijohet rreth Crystal Palace, ku Ultrasit po planifikojnë një demonstratë të zhurmshm...
SHBA - Finalja e Kupës së Botës për Klube midis Chelseat dhe PSG-së, e luajtur në New York, përfundoi me një fitore t&...