LIVE UPDATES
Bota

Strategjia e Izraelit kundër Omicronit!Frenon udhëtimet,ndryshime ditore në politikë

12 Janar 2022, 07:29 Nga DOSJA
Strategjia e Izraelit kundër Omicronit!Frenon udhëtimet,ndryshime

Reagimi i Izraelit ndaj pandemisë COVID-19 është vëzhguar nga afër në të gjithë botën – sidomos për shpërndarjen e shpejtë të vaksinave dhe vendimin e hershëm për të ofruar doza përforcuese. Ky vend tani po përballet me një numër të paparë të të infektuarve, të shkaktuar nga varianti Omicron i koronavirusit.

Të martën, autoritetet atje raportuan mbi 37,000 raste të reja, duke thyer çdo rekord të mëparshëm. Në mesin e të infektuarve është edhe ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid, i cili tha se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i izoluar në shtëpi.

Testet antigjen, më pak të sakta në detektimin e Omicronit

Pavarësisht shtimit të rasteve, Qeveria izraelite është duke i rezistuar rivendosjes së bllokimeve dhe shumicës së kufizimeve të tjera, edhe pse thotë se kulmi i infektimeve mund të jetë ende larg.

Cila është strategjia?
Menjëherë pas shfaqjes së variantit Omicron për herë të parë në Afrikën e Jugut në muajin nëntor, Izraeli ka frenuar shumicën e udhëtimeve ndërkombëtare.

Cyrille Cohen, profesor i shkencave jetësore në Universitetin Bar Ilan pranë Tel Avivit, e cilëson këtë si një “veprim të mirë”, që, siç thotë, ka ndaluar transmetimin e virusit në masë të madhe dhe ka blerë kohë për t’u përgatitur për trajtim.

Megjithatë, shton ai, Izraeli nuk e ka shfrytëzuar këtë kohë për të rritur në mënyrë adekuate kapacitetet e testimit.

Më vonë, me rritjen e transmetimit të brendshëm të infeksionit, Izraeli ka arritur në përfundimin se kufizimet e udhëtimit nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse do të dëmtojnë ekonominë.

Ai ka rihapur qiellin e tij dhe ka lejuar që baret, restorantet, palestrat dhe objektet e tjera të qëndrojnë të hapura.

OBSH: Është ende herët që ta trajtojmë COVID-19 si grip stinor

Duke folur për AFP-në, Cohen thotë se Izraeli, në mënyrë efektive, “ka transferuar një pjesë të menaxhimit të kësaj krize nga autoritetet te njerëzit”, duke u dhënë qytetarëve përgjegjësinë kryesore për vetëtestim dhe karantinë.

Cilat janë rreziqet?

Hagai Levine, kryetar i Shoqatës së Mjekëve të Shëndetit Publik në Izrael, thotë për AFP-në se vendimi i Izraelit “për të vazhduar jetën normale”, do të rezultojë në mënyrë të pashmangshme me më shumë infektime.

Levine e mbështet vendimin për të shmangur një bllokim të ri, por thotë se Qeveria do të përballet me probleme nëse vazhdon të shpallë ndryshime politikash pothuajse çdo ditë.

“Ndryshimi i politikës në vazhdimësi shkakton konfuzion dhe ndjenjën se Qeveria nuk e ka nën kontroll [situatën] – gjë që është e vërtetë, sepse nuk është e mundur ta kesh nën kontroll”, thotë ai.

Çfarë është Flurona?
Shefi i njësisë së trajtimit të pandemisë në Izrael, Salman Zarka, ka paralajmëruar të hënën se përhapja e rasteve dhe izolimi i detyrueshëm do të shkaktojnë gjithnjë e më shumë stres në fuqinë punëtore, veçanërisht në sistemin e kujdesit shëndetësor.

Ai ka thënë se Qeveria po shqyrton mundësinë e shkurtimit të periudhave të izolimit për individë të caktuar që rezultojnë pozitivë, por që janë asimptomatikë.

Doza e katërt për të gjithë?

Më shumë se 80 për qind e banorëve të rritur të Izraelit kanë marrë dy vaksina kundër koronavirusit dhe më shumë se gjysmës i është dhënë edhe doza përforcuese.

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, ka thënë muajin e kaluar se Izraeli do të administrojë edhe dozën e katërt, për të luftuar Omicronin.

Një qytetare duke marrë një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 në Izrael.

Disa grupe në rrezik tani kanë qasje në dozën e katërt, edhe pse provat shkencore për ndikimin e saj janë të pakta.

“Izraeli është i hapur për të bërë gjëra të bazuara në arsye, pa prova shkencore”, thotë Levine.

“Kjo ndonjëherë ia vlen”, shton ai.

Të dhënat paraprake nga Qendra Mjekësore Sheba e Izraelit tregojnë rritje të konsiderueshme të antitrupave te personat që kanë marrë dozën e katërt.

Por, Cohen thotë se është vështirë të nxirret ndonjë përfundim.

“Unë mund ta kuptoj vendimin për ta mundësuar [dozën e katërt] për njerëzit që janë në rrezik. Por, ne nuk e dimë nëse do të ketë ndonjë dallim në krahasim me tri dozat”, thotë ai./REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota izrael omicron izrael omicron

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj