Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gent Strazimiri me anë të një deklarate për shtyp ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama se është i inkriminuar.
Në deklaratën e tij për shtyp, Strazimiri riparaqiti raportimin e bërë nga Zëri i Amerikës, ku edhe flitej për vjedhjen e votave.
“Bandat që blejnë vota nuk janë të Partisë Demokratike. Vangjush Dako, Arben Ndoka, Elvis Roshi, Damian Gjiknuri nuk janë të Partisë Demokratike, por janë njerëzit kyç që komunikojnë herë me bandat e krimit të organizuar, herë me banditët në krye të Policisë për të blerë votat për llogari të Edi Ramës. Sa herë që Edi Rama, do të tentojë të mashtrojë shqiptarët për pushtetin e blerë me krimin, Partia Demokratike, do t’u tregojë shqiptarëve të vërtetën jo sipas nesh, por sipas “Zërit të Amerikës,” – tha Strazimiri.
Në fund të fjalës së tij, Strazimiri ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë që t’i bashkoheshin protestës përpara Parlamentit.
Deklarata e plotë:
Sa herë Edi Rama është në hall i kapur në flagrancë në krim, ai përdor të njëjtën metodë: gënjen në mënyrë të paturpshme dhe mohon në mënyrë kriminale të vërtetat e mëdha që rendisin Shqipërinë si vendin më të korruptuar dhe më të varfër në Europë.
Njësoj veproi edhe sot.
– Mohoi se e ka grabitur pushtetin me paratë dhe influencat e krimit dhe të drogës.
– Mohoi ekzistencën e dosjes “339”, ku vetëm nga përgjimi i një bande kriminale, rezulton se Edi Rama ka blerë vota dhe mandate deputetësh në 4 qarqe të vendit.
Edi Ramës sot nuk i beson më askush!
o Ai mohoi para 5 vjetësh se kishte futur vetëm në parlament 19 kriminelë, vrasës, përdhunues, trafikantë droge e qëniesh njerëzore, e sat ë tjerë nëpër bashki.
o Ai mohoi para 3 vjetësh se e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, me 219 mijë hektarë të mbjella më kanabis, e para 2 vjtësh se ministry I tij I brendshëm trafikonte me banda
o Ai mohoi sot se grabiti zgjedhjet me ndihmën e krimit të e organizuar.
Tani është koha e së vërtetës!
Dosja 339 nuk është e Partisë Demokratike.
Bandat që blejnë vota nuk janë të Partisë Demokratike. Vangjush Dako, Arben Ndoka, Elvis Roshi, Damian Gjiknuri nuk janë të Partisë Demokratike, por janë njerëzit kyç që komunikojnë herë me bandat e krimit të organizuar, herë me banditët në krye të Policisë për të blerë votat për llogari të Edi Ramës.
Sa herë që Edi Rama, do të tentojë të mashtrojë shqiptarët për pushtetin e blerë me krimin, Partia Demokratike, do t’u tregojë shqiptarëve të vërtetën jo sipas nesh, por sipas “Zërit të Amerikës”.
As kjo media nuk është e Partisë Demokratike.
Ajo financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka qenë për 46 vjet i vetmi zë i së vërtetës për shqiptarët dhe mbetet, ende sot, zëri i së vërtetës së pamohueshme, të painfluencueshme, asaj që nuk është në shitje.
Të enjten, ftoj shqiptarët t’i bashkohen protestës propullore përpara Parlamentit.
https://www.zeriamerikes.com/
Prej kohësh Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se është i lidhur me bandën e Avdylajve. Akuzat e PD, lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku Dako komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas PD, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, por këto akuza janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Ish-ministri Ditmir Bushati është shfaqur për herë të parë krah kryeministrit Edi Rama që pas shkarkimit të tij si Ministër i Jashtëm. Bushati ka qenë prezent d...
TIRANË- Djegia e mandateve nga opozita ka qenë tema e diskutimit mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” në Top Channel, ku të ftuar kanë qenë analistë, pol...
DURRËS- Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka ka deklaruar se nuk do ta djegë mandatin e tij duke dalë kundër vendimit unanim të marrë n...
Tiranë – Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar vendimin e Gjykatës për dhënien e masave të sigurisë nda...
TIRANË- Profesori i Filozofisë, Elvis Hoxha, kërkon që shqiptarët të udhëhiqen nga modeli i kancelares Angela Merkel, për të kuptuar më mirë se si duhet të...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë komentuar vendimin e Gjykatës për masat e dhëna për 19 personat e arrestuar pas përfundimit të protestës së opozitës. Në nj...
PUKË- Kryeministri Edi Rama nga takimi me qytetarë të Pukës në kuadër të turit “Bashkia që duam”, ka ironizuar opozitës duke thënë se nuk kanë as vizion dh...
TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe zëdhënësen e qeverisë, Elisa Spiropalin, se ka mar...
TIRANE- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas lajmit të publikuar nga Boldnews, ku thuhej se i vëllai i Spiropalit...
ELBASAN– Partia Socialiste ka mbledhur strukturat në Elbasan në kuadër të organizimit lokal para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.Drejtuesi politik i qarkut t...