LIVE UPDATES
Aktualitet

Studiuesit analizojnë gjuhën e ashpër të përdorur në rrjetet sociale ndaj ardhjes së afganëve në Shqipëri

24 Gusht 2021, 10:02 Nga DOSJA
Studiuesit analizojnë gjuhën e ashpër të përdorur

TIRANË– Vendimi i qeverisë për strehimin e përkohshëm të disa qindra afganëve në Shqipëri, nxiti një gjuhë të ashpër fyese, raciste dhe denigruese në rrjete sociale ndaj tyre. Studiues të shkencave të komunikimit dhe të politikave emigratore, thonë se kjo gjuhë ka sfond politik, dhe në të shumtën e rasteve shfaqet si pakënaqësi ndaj qeverisë, edhe pse vendimi u përshëndet edhe nga opozita. Analistët mendojnë se qëndrimi në rrjete sociale nuk përfaqëson mendimin e gjerë në shoqëri. Ata shtojnë se shqiptarët janë një popull me flukse të larta emigratore, që e ka provuar racizmin dhe ksenofobinë. Sipas tyre ata duhet të jetë shembulli i pranimit dhe jo i refuzimit të refugjatëve afganë, të cilët po tentojnë t’i mbijetojnë luftës në vendin e tyre.

Në Shqipëri ka një valë të gjerë debati kryesisht në rrjetet sociale, pas njoftimit të qeversë për mbërritjen e një kontigjenti afganësh, bashkëpunëtorë të aleatëve, jeta e të cilëve rrezikohet nga talebanët që morën pushtetin në Afganistan pas largimit të trupave ushtarake amerikane. Kryemininstri Edi Rama njoftoi se strehimi i përkohshëm i tyre në Shqipëri ishte një kërkesë e SHBA. Ky vendim u përshëndet edhe nga Kryetari i PD Lulzim Basha, një ndër rastet e rralla kur shumica qeverisëse dhe opozita mbajnë të njëjtin qëndrim. Por pas këtij vendimi në rrjetet sociale po shfaqen gjithnjë e më shumë komente fyese, raciste dhe ksenofobe ndaj afganëve. Zëri Amerikës ju drejtua disa qytetarëve të rastësishëm për një opinion mbi mbërritjen e tyre në Shqipëri dhe ndasitë ishin të dukshme.

Disa prej tyre thanë se Shqipëria nuk ka mundësi t’i mbajë afganët dhe se nuk kishin besim që ata mund të përshtaten, ndërsa disa të tjerë u shprehën se shqiptarët duhet t’i mirkuptojnë vuajtjet e një populli tjetër, pasi kanë emigruar vetë për vite të tëra.

Ekspertë që analizojnë çështje të politikave emigratore i shohin qëndrimet racite në rrjete sociale, ndaj strehimit të disa qindra afganëve në Shqipëri, si shprehje të pakënaqësisë ndaj qeverisë.

“Kam bërë një vëzhgim të detajtuar të disa prej komenteve në rrjetet sociale të mediave më të mëdha në vend. Shumica e tyre që janë kundër mbërritjes së afganëve, përtej mërzisë së parë që e përcjellin me mënyrën se si i diskriminojnë afganët, përmenndin më tej, se kjo është një inisiativë e marrë nga qeveria e Kryeministrit Edi Rama. Po ta shtrydhësh informacionin, kupton që në komentet e tyre në rrjetet sociale , inati është ndaj qeverisë dhe jo ndaj refugjatëve që do të vijnë nga Afganistani”- thotë për Zërin e Amerikës Edlira Gjoni, pedagoge e komunikimit në UT.

Zv rektori i Universitetit të New York-ut në Tiranë Ilir Kalemaj thotë se rrjetet sociale, i japin zë më të zëshmëve, populistëve, që ekzistojnë në çdo vend. Por ai i sheh me habi komentet denigruese ndaj afganëve duke marrrë në konsideratë se shqiptarët janë një popull emigrator. Sipas Instat 38% e popullsisë sot jeton jashtë vendit.

“Shqiptarët për hir të së vërtetës janë një popull emigrator, me diasporë të fuqishme, që ka kaluar në kurriz të gjitha dukuritë e ksenofobisë. Janë mbi 500 mijë shqiptarë në Greqi dhe po kaq në Itali, të cilët janë ballafaquar me këto dukuri nga të huajt. Kjo gjë duhet ta na bëjë më të vëmendshëm ndaj vuajtjeve të një populli tjetër. Duhet patur parasysh se ata që do të vijnë në Shqipëri janë persona që kanë punuar më trupat shqiptare, janë përkthyes, gazetarë. Kanë jo vetëm një edukim dhe arsimim, por dhe një trajnim nga amerikanët, apo kanë kaluar filtrat e sigurisë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Ilir Kalemaj, Zv. Rektor i UY në Tiranë.

Studiuesja Edlira Gjoni nuk beson që në Shqipëri, të ketë aq shumë racizëm sa shfaqet në rrjetet sociale, ndaj afganëve. Ajo sjell në vëmendje nje aspekt ekonomik që lidhet me emigrimin masiv të shqiptarëve në 3 dekadat e fundit.

“Ne kemi gjeneruar emigracion, jetojmë me emigracion, jetojmë me remitancat, kemi 30 që sikur të mos kishim emigrantët tanë në vende të ndryshme të botës, do kishim falimentuar të paktën në nivelin individual. Në këto kushte ne duhet të ishim shembulli i pranimit të atyre që vijnë nga vështirësitë dhe dhe jo refuzimit të ardhjes së tyre”- shprehet Edlira Gjoni, pedagoge e komunikimit në UT.

Armela Xhaho, studiuese pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim thotë se qëndrimet raciste, fyese dhe denigruese ndaj afganëve, që pritet të qëndrojnë përkohësisht në Shqipëri, krijojnë një situatë paradoksale nëse, sic thotë ajo, i referohemi faktit se Shqipëria ende nuk e ka mbyllur vetë ciklin e emigracionit.

“Për vitin 2020 ne kishim rreth 18 kërkesa për azil në vendet europiane për 100 mijë banorë. Pra të dytët në botë pas Sirisë me 35 kërkesa për 100 mijë banorë. Kjo tregon që ne jemi një popull më flukse të larta emigratore, që lëviz. Nga ana tjetër vendet që kanë kaluar këtë periudhën e emgiracionit e kanë mbylllur si cikël emigracionin. Në Shqipëri ende nuk po mbyllet”- tha për Zërin e Amerikës Armela Xhaho, studiuese për politikat emigratore në IDM.

Prof. Dr. Edmond Dragoti, psikolog, thotë për Zërin e Amerikës se grupimi i njerëzve në rrjete sociale mund të kthehet në rrezik, por debatet e ndezura mbi afganët ai nuk i sheh me rrezik për këtë arsye.

“Ne shqiptarët nuk kemi patur rastin historik të jemi racist, për faktin e thjeshtë sepse ne jemi vetë në lëvizje. Kemi qenë në praninë e pushtuesve të huaj, qofshin ata kalimtar ose të qëndrueshëm. Dhe në këto raste ne kemi ndarë vuajtjen me të tjerët. Ne duhet të kemi të qartë një gjë, që qoftë pushtuesit, qoftë emigrantët dhe refugjatët tek ne kanë qenë kalimtarë. Kjo na ka bërë që të mos kemi shumë besim tek qëndrimet racore, dhe të mos i kemi të qëndrueshme ato”- u shpreh për Zërin e Amerikës Pr. Dr. Edmond Dragoti, psikolog.

Studiues dhe analistë thonë se nga sondazhet direkte me njerëz në terren ka një solidaritet me popullin afgan që ka hequr shumë gjatë historisë. Një index global i Gallup, e rendit Shqipërinë sipas tyre ndër vendet me mikpritëse në botë. Gjatë shekullit të fundit ajo ka mirëpritur hebrenjtë, refugjatët kosovarë, dhe së fundi muxhahedinët e afganët të cilët kanë bashkëpunuar me amerikanët në operacionet ushtarake kundër terrorizmit, në lindjen e mesme. Sociologët thonë se nëse dikush është duke ndjekur rrugën tënde të vuajtes, nëse nuk ke mundësi ta ndihmosh të paktën mos e përçmo atë./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj