Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Suedia shtrëngon masat kundër pandemisë, orë policore si dhe ndalohen tubimet
10 Janar 2022, 16:26Nga DOSJA
SUEDI- Suedia njoftoi më 10 janar se ka vendosur masa të reja frenuese kundër koronavirusit, përfshirë shkurtimin e orarit të punës së bareve dhe restoranteve si dhe kufizimin e tubimeve publike. Ky shtet po përballet me rritje të madhe të rasteve për shkak të përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit. Baret dhe restorantet do të mbyllen në ora 23:00 dhe dëshmia e vaksinimit do të kërkohet për të gjitha tubimet publike që mbahen në ambiente të mbyllura e ku marrin pjesë mbi 50 persona. Ndërkaq, tubimet private nuk mund të kalojnë shifrën prej 20 personash.
Këto masa do të hyjnë në fuqi të mërkurën, më 12 janar. Me masat aktuale, paraqitja e dëshmisë së vaksinimit kërkohet vetëm në ngjarjet ku marrin pjesë më shumë se 500 persona. Me masat e reja, përveç se do të kërkohet që të ofrohet dëshmia e vaksinimit, qytetarët që do të marrin pjesë në ngjarje që do të zhvillohen në ambiente të mbyllura, duhet të kenë të paktën një metër distancë nga njëri-tjetri.
“Tani ne jemi në një situatë ku kemi nivele rekord të transmetimit”, tha gjatë një konference për media kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson.
Më 5 janar, Suedia regjistroi 23,877 infektime ditore, që është shifra më e lartë e rasteve të reja që ky shtet ka regjistruar që prej fillimit të pandemisë. Në këtë shtet, varianti Omicron është bërë variant dominues. Me masat e reja, Qeveria ka rekomanduar që qytetarët të kufizojnë ndërveprimet e tyre sociale dhe të shmangin ndejat dhe darkat. Po ashtu është rekomanduar puna nga shtëpia.
Agjencia e Shëndetit Publik tha se beson që masat e reja do të jenë në fuqi deri në mes të shkurtit, por ato do të shqyrtohen çdo dy javë. Në fillim të pandemisë, Suedia ishte një prej shteteve që nuk vendosi asnjë formë të izolimit dhe nuk mbylli shkollat. Ky shtet ndërmori një qasje më të butë duke rekomanduar distancimin shoqëror dhe punën nga shtëpia.
Që prej fillimit të pandemisë, Suedia ka regjistruar rreth 15,300 viktima, shifër kjo që është pothuajse sa mesatarja e vdekjeve që kanë regjistruar edhe shtetet e tjera evropiane. Por, kjo shifër është më e lartë krahasuar me shtetet fqinje siç janë Norvegjia, Finlanda e Danimarka, që kishin kritikuar strategjinë e Suedisë në fillim të pandemisë.
Marrë nga REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
QGREQI – Në përpjekjet për të lehtësuar koston në rritje të energjisë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u zotua të premten të lehtësojë situatën dhe ...
KOSOVË – Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka vizituar ditën e sotme varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës ku është varrosur nëna ...
KOSOVË – Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon i ka uruar mirëseardhjen ditën e sotme në Prishtinë amba...
KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 236 raste të reja të të infektuarve me koro...
KOSOVË- Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë do të kenë mundësinë që përmes postës ose përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, të votojnë në refe...
EUROPA- Qeveria e re e Republikës Çeke rrezikon të izolohet nga Bashkimi Evropian. The guardian raporton se shkak për këtë është bërë mungesa e ministrav...
TIRANË- Ambasadorja Yri Kim i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit të ri në Kosovë Jeff Hovenier. Me anë të një postimi në Twiter Kim ka shpërndarë disa foto...
KOSOVA- Në fund të dhjetorit Kosova identifikoi rastet e para me variantin Omicron të koronavirusit, por arriti ta përmbyllë një vit me situatë të qetë epidemio...
KOSOVË- Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier është pritur në Prishtinë nga presidentja Vjosa Osmani. Mediat vendase raportojn...