Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Ekonomi
Suficiti buxhetor në janar-mars, 180 mln euro tre herë më i lartë se Paketa e Rezistencës
22 Prill 2022, 05:08Nga DOSJA
Në fund të tremujorit të parë buxheti i shtetit akumuloi 180 milionë euro (22,1 miliardë lekë) më shumë të ardhura se sa shpenzoi.
Balanca fiskale me suficit ishte shumë herë më mirë se planifikimi vjetor ku parashikohej që në fund të tremujorit deficiti të ishte minus 6,2 miliardë lekë (50 milionë euro).
Duke marrë në konsideratë programin buxhetor të miratuar parlament në fund të tremujorit të parë të vitit qeveria ka fonde të lira në nivelin 31 miliardë lekë. Kjo shumë është tre herë më e madhe se bonusi i pensionistëve (3,5 miliardë lekë) dhe Kontigjenca për Paketën e Rezistencës (6 miliardë lekë).
Suficiti buxhetor në këtë periudhë u ndihmua nga rritja jo e zakonte e të ardhurave buxhetore, të cilat shënuan rritje vjetore me 27 % në janar-mars 2022. Në anën tjetër shpenzimet buxhetore në tremujorin e parë zakonisht kanë ecuri më të dobët se planifikimet për shkak se, zakonisht në këtë periudhë bëhen tenderimet dhe fondet çelen më vonë.
Rritja e të ardhurave buxhetore po nxitet nga shtrenjtimi i çmimeve, sidomos lëndëve të para nga importi. Qeveria po merr me shumë të ardhura neto nga tatimet që vilen në përqindje të çmimeve, kryesisht TVSH-ja. Psh tatimet marrin aktualisht 45 lekë TVSH për çdo litër karburant që shitet me pakicë nga 35 leke që merrnin vitin e kaluar. Ministria e Financave ka pohuar se një pjesë e suksesit në rritjen e të ardhurave e ka projekti i fiskalizimit.
Por rritja e të ardhurave buxhetore ka gjasa të shkojë si uji në rërë nëse qeveria nuk shpenzon me kujdes. Me këtë ecuri arka e shtetit rrezikon të keqpërdorët si dy vitet e fundit.
Në dy vitet 2021 dhe 2021 qeveria shpenzoi pothuajse 40 për qind fondit të investimeve kapitale në muajin dhjetor duke shkelur kështu parimet e ligjit organik, i cili nuk lejon përqendrimin e pagesave në një periudhe.
Një listë zyrtare me zërat e investimeve që u publikua nga Ministria e Financave tregon se, projektet kryesore të investimeve morën nga 40-60% te financimeve vjetore gjatë muajit dhjetor.
Fondet e investimeve të shpërndara në shumë projekte dhe jo të mbështetura në prioritete të zhvillimit të qëndrueshëm nuk po rrisin produktivitetin në ekonomi./MONITOR
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Autoriteti i Mediave Audiovizive raportoi se në vitin 2021 u vu re një numër i ndjeshëm reklamash të fshehura të lidhura këto me trajtimet mjekësore apo sponsor...
Pastrimi i parave ka mbetur problematik edhe gjatë vitit të shkuar, ku numri i raportimeve në Drejtorinë e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave is...
Pasi sulmet Ruse në Ukrainë nisën në fund të muajit shkurt, vendi ynë u përfshi në panik për sigurinë e furnizimeve me grurë, duke qenë se importet e drithërave...
Leku po vazhdon forcimin në kursin e këmbimit me Euron edhe gjatë kësaj jave. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën...
Treguesit që kanë lidhje me turizmin, dhe aktivitetin e strukturave akomoduese në të gjithë vendin u përmirësuan ndjeshëm në muajin shkurt 2022 në krahasim me t...
Çmimet në vend do të jenë të larta jo vetëm këtë vit, por ato të vijojnë të jenë më të lartat në dy dekada të paktën deri në vitin 2027. Parashikimi ësht...
TIRANË- 30 prilli është fati i fundit për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale me Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DI...
Tarifat e administrimit në pallate do të jenë tituj ekzekutivë duke lehtësuar kështu mbledhjen e tyre.Disa ndryshime të bëra në ligjin për “Për administrimin e ...
Ndryshe nga sa pritej, lufta e ka intensifikuar më tej tregtinë ndërmjet Shqipërisë dhe Rusisë.Të dhënat nga INSTAT tregojnë se importet për disa artikuj të til...