Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në kohën kur Vettingu po bën kërdinë tek prokurorët, deklarimet e pasurive të tyre janë spektakolare.
Janë publikuar deklarata ku ata duken agjentë të shkëlqyer të pasurive të patundshme, me blerjet nën çmimin e tregut dhe shitjet disafish mbi çmimin e tregut, i kemi parë të kenë trashëguar nga të afërmit, apo të kenë marrë dhurata me vlera marramendëse, por kjo e prokurorit të Kukësit, tashmë me detyrë si prokuror i Shkodrës, Ylli Pjetërnikaj, është me të vërtetë origjinale.
Siç duket edhe nga faksimilet e formularit që ka plotësuar në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive, Prokurori, nuk është se ka patur marrëdhënie të mirë me ligjin.
Që në vitin 1990, sapo u lirua pak litari, ndërtoi 2 kate pa leje.
Nevojë e kuptueshme, për problemet e strehimit që kishin të gjithë, por pyetja është, pse nuk kërkoi leje?
Aq më tepër, që megjithëse prokurori, njeriu i ligjit, është kujtuar në 2007 që i duhet edhe një papafingo. Edhe atë e ndërtoi pa leje dhe e ka në proces legalizimi.
Deri këtu ngjan me shumë prokurorë dhe gjyqtarë që e kanë shkelur ligjin me paramendim dhe tani janë duke marrë legalizimet.
Por më poshtë, fillon bukuria e deklarimit të burimit të pasurisë së tij.
Është 50 për qind aksione në një kope delesh me 150 krerë. Këto i ka të trashëguara në 1996. Nuk tregohet kush ia ka trashëguar, por për inspektorët e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), do të jetë shumë e vështirë për ta kontrolluar. Nëse prokurorit i takojnë 75 krerë dele, Inspektoriatit duhet të kontrollojë kopenë.
Vërtetë delet janë të matrikulluara, siç pretendon prokurori, por nuk kanë asnjë shenjë dalluese. Inspektoriati nuk mund të verifikojë cilat janë të Prokurorit, a janë dele apo deshë, a prodhojnë qumësht apo lesh.
Por, edhe sikur ta bënte këtë me sukses, papritur mund të ndodhte një lindje e paraljamëruar dhe kopeja të shtohet me një qingj. I kujt do të ishte qingji në këtë rast?
Këtij hetimi të vështirë i shtohen edhe 50 kosherët e bletëve, ku prokurori ka 25 për qind, ose 12 koshere e gjysmë të tijat. Si do ta gjente gjysmën që, me të drejtë, i takon prokurorit?
Dhe nuk mbaron këtu…
Prokurori 40-vjeçar, ka edhe 25 % të një tufe prej 5 lopësh, që me llogaritje elementare, i bie që prokurori i Shkodrës të ketë 1 lopë e çerek.
Përveç detyrës për të gjetur lopën e duhur, për të bërë bilancin prodhues të qumështit të saj, çmimin e qumështit dhe çmimin e viçit që ka shitur, Inspektorit do t’i duhet të gjejë edhe çerek-lopën që i takon prokurorit, nga e cila mund të burojë një tjetër pasuri pas disa muajsh apo vitesh.
Përveç kësaj, prokurori ka edhe 50 m3 pasuri gëlqere me vlerë 3 milionë lekë. Në fund të ditës, pronësia te gëlqerja, është vërtetë e domosdoshme, për t’i futur një dorë dezinfektuese të bardhë kësaj deklarate pasurie…
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Moderatori Enkel Demi ka bërë së fundmi një deklaratë të plotë në lidhje me situatën në mediat shqiptare.Ai ka theksuar në studion e emisionit ‘Tempora...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka sqaruar se një nga nenet e propozuara në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, nuk ka të bëjë me ndalimin ...
ITALI- Një grup prej gjashtë shqiptarësh janë arrestuar pasi akuzohen për më shumë se 20 shtëpishë në zonën e Bolonjas.Të arrestuarit janë: Ridvan Kerci 31 vje&...
ELBASAN- Në kopshtin nr. 9 u ndërtua një kënd i ri sportiv konform të gjitha standardeve. Ndërtimi i këtij këndi sportiv u bë i mundur falë bashkëpunimit të “F...
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur vakancat për vendet e dy anëtarëve, Antoneta Sevdarit dhe të Përparim Hasës.Shpallja e vakancave për pro...
Tiranë- Për tre ditë me rradhë, 28, 1 dhe 2 mars u zhvillua në Tiranë Samiti i 11 Dipasporës. Nuk munguan fjalimet politike të kryeministrit Edi Rama dhe presid...
Ditën e sotme prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Petrit Fusha ka dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë. Prokurori ishte në pritje të caktimit të datës...
Tiranë- Për çështjen TEC-it në Korçë, projekti ky i cili është kundërshtuar edhe nga banorët e zonës ka folur së fundmi edhe ish-ministrit i Bujqë...
TIRANË- Prokuori i Prokurorisë së Përgjithshme, Petrit Fusha është dorëhequr sot nga sistemi i drejtësië.Fusha shkruan se do ta përdorë eksperiencën e tij ...
Tiranë-Gazetari Flamur Vezaj ka ngritur një sërë pyetjesh ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit për akuzat që rëndojnë mbi të. “Kur mohon lidhje...