LIVE UPDATES
Bota

Sullivan: SHBA do t’i dërgojë Ukrainës armët e nevojshme

10 Prill 2022, 19:22 Nga DOSJA
Sullivan: SHBA do t’i dërgojë Ukrainës armët e

SHBA- Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara t’i ofrojnë Ukrainës “armët që i duhen” për t’u mbrojtur nga Rusia, tha të dielën këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, ndërsa Ukraina kërkon më shumë ndihmë ushtarake nga Perëndimi. Zoti Sullivan tha se administrata e presidentit Biden do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë për të frenuar përparimin e Rusisë dhe sulmet e saj ndaj civilëve, që Uashingtoni i ka etiketuar si krime lufte.

“Do t’i japim Ukrainës armët që i duhen për të mposhtur rusët, për t’i ndaluar ata të marrin kontrollin e më shumë qyteteve dhe fshatrave ku po kryejnë krime,” tha zoti Sullivan në emisionin “This Week” të ABC News.

Moska ka hedhur poshtë akuzat për krime lufte e bëra nga Ukraina dhe vendet perëndimore.

Duke folur më pas në emisionin “Meet the Press” në NBC News, zoti Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara “po punonin gjatë gjithë kohës për të dorëzuar armë … dhe organizuar dhe koordinuar dërgimin e armëve nga shumë vende të tjera.”

Armët po mbërrijnë çdo ditë,” tha zoti Sullivan, “përfshirë sot.”

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar 1.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake në Ukrainë që kur Rusia nisi agresionin e saj më 24 shkurt, tha Shtëpia e Bardhë javën e kaluar. Dërgesat e armëve kanë përfshirë raketa mbrojtëse anti-ajrore Stinger dhe antitank Javelin, si dhe municione dhe mbrojtëse trupi. Por presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy po u kërkon udhëheqësve amerikanë dhe evropianë të dërgojnë armë dhe pajisje më të rënda për t’u bërë ballë forcave ruse në rajonin lindor të vendit, ku Rusia pritet të intensifikojë përpjekjet e saj ushtarake.

Në pjesë të një interviste me “60 Minutes” të CBS News që do të transmetohet më vonë të dielën, zoti Zelenskiy tha se zmbrapsja e inkursionit rus “varet nga fakti se sa me shpejtësi do të ndihmohemi nga Shtetet e Bashkuara. Që të jem i sinqertë mbojetesa jonë varet nga kjo”, tha ai.

“Kam besim 100% te njerëzit tanë dhe te forcat tona të armatosura, por fatkeqësisht nuk kam besim se do të marrim gjithçka që na nevojitet”, tha ai.

Rusia emëroi të shtunën një gjeneral të ri për të udhëhequr forcat e saj në Ukrainë, Aleksandr Dvornikov.

60 vjeçari Dvornikov është një nga oficerët ushtarakë më me përvojë të Rusisë. Sipas zyrtarëve amerikanë, ai ka një histori brutaliteti ndaj civilëve në Siri dhe luftra të tjera.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Sullivan tha në për CNN-in se parashikon që gjenerali Dvornikov, të orkestrojë krime dhe brutalitet kundër civilëve ukrainas. Zoti Sullivan tha se emërimi i gjeneralit “nuk mund ta mbulojë faktin se Rusia tashmë është përballur me një dështim strategjik në Ukrainë.”

Një sondazh i CBS News i publikuar të dielën tregoi mbështetje të gjerë mes amerikanëve për dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë. Sipas sondazhit, i cili u krye javën e kaluar, 72% e të anketuarve favorizojnë dërgimin e më shumë armëve, ndërsa 78% mbështesin sanksionet ekonomike ndaj Rusisë.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aleksandr dvornikov jake sullivan lufta ukraine-rusi aleksandr dvornikov jake sullivan lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj