Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA-Një person ka mbetur i vdekur në një shkollë të mesme në Noksvill të shtetit Tenesi pas një incidenti me armë zjarri që la të pagosur edhe një polic, kur forcat e rendit reaguan për të vënë nën kontroll situatën.
Incidenti që u regjistrua pas orës 15 në shkollën Austin-East të hënën, ishte episodi më i fundit në një seri masakrash me armë zjarri që janë regjistruar në SHBA gjatë javëve të fundit.
Policia e Noksvillit njoftoi se mjekët thonë se polici i plagosur pritet të mbijetojë.
“Ai është i vetëdijshëm dhe me humor të mirë. E falenderova që kishte vënë jetën në rrezik për të mbrojtur nxënësit dhe personelin e shkollës. Më tha se më mirë të lëndohet ai se të tjerë,” tha për kanalin CBS News kryebashkiakja e Noksvillit, Indya Kincannon.
Hetuesit nuk kanë bërë publik identitetin e të dyshuarit apo të viktimës që humbi jetën, por thanë se të dy ishin meshkuj. Nuk është e qartë nëse viktima ishte nxënës i shkollës.
“Bazuar në hetimet paraprake, Departamenti Policor i Noksvillit shkoi në shkollën e mesme Austin-East pasi mori njoftimin se një i dyshuar mashkull ishte i armatosur në mjediset e shkollës,” tha departamenti policor përmes një postimi në Facebook.
“Kur policët iu afruan të dyshuarit, pati shkëmbim zjarri. Një polic u qëllua të paktën me një plumb dhe u dërgua në qendrën mjekësore të Universitetit Tenesi me plagë që nuk mendohet se përbëjnë rrezik për jetën. Një mashkull u deklarua i vdekur në skenën e ngjarjes, ndërsa një tjetër është ndaluar ndërsa vazhdojnë hetimet”.
Fillimisht policia kishte njoftuar se kishte “disa viktima” nga sulmi.
“Ndërtesa e shkollës është nën kontrollin e autoriteteve dhe nxënësit që nuk ishin të përfshirë në këtë incident janë kthyer pranë familjeve,” tha shefi i departamentit të arsimit për qytetin Noksvill, Bob Thomas.
Policia kishte caktuar në fushën e bejsbollit të shkollës një pikë takimi për prindërit dhe nxënësit që dilnin nga shkolla.
Në incidente të tjera javët e fundit, një person mbeti i vrarë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një fabrikë mobiljesh në Teksas kur një individ i armatosur filloi të qëllonte para se të arrestohej.
Ndër raste të tjera të vrasjeve në masë: tetë vetë mbetën të vrarë në një sallon masazhesh në Atlanta të Xhorxhias; 10 vetë gjetën vdekjen në një dyqan ushqimesh në Boulder të Kolorados; katër vetë, ndër ta një djalë 9-vjeçar, humbën jetën kur një individ i armatosur hapi zjarr në një zyrë të shitjes së pasurive të patundshme në Orinxh të Kalifornisë.
VOA
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
GREQI– Dëshmi të reja kanë dalë në dritë mbi vrasjen e gazetarit të njohur grek George Karaivaz.Motra dhe xhaxhai i tij folën për fëmijërinë dhe ëndrrën e...
KOSOVË– Presidentja Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.Me këtë rast, ajo e ka përgëz...
ANGLI-Britania e madhe po bën një marrëveshje me Bashkimin Europian mbi rregullimet e Brexit mbi Irlandën e Veriut me qëllim lehtësimin e kontrolleve kufitare p...
MAQEDONIA E VERIUT– Kush me kë të dojë le të jetë i afërt, nëse dikush e ka shkelur ligjin, ai do të mbajë përgjegjësi. Kështu e komentoi kryeministri maw...
GREQI– Dëshmia e një qytetare në të cilën përshkruan se si i pa vrasësit e gazetarit të njohur grek, George Karaivaz disa minuta para se ta vrisnin është ...
RUSI-Qyteti i Shën Petërsburg është mbuluar nga tymi ditën e sotme pas një zjarri të madh i cili ka rënë në një fabrikë historike të qytetit Rus të quajtur “Nev...
IZRAEL- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u takua sot në Izrael me zyrtarë izraelitë për të biseduar mbi Iranin.Takimi vjen pasi një avarie elektrike...
MAQEDONIA E VERIUT– Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe drejtuesit e opozitës shqiptare, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi u shprehën me optimizëm pas një ta...
HAGË– Prokurorët e Kombeve të Bashkuara u thanë gjykatësve të hënën në Hagë se dy ish-zyrtarë serbë të sigurisë, që shërbyen nën Sllobodan Milloshevi...
SHBA–Shkencëtarët e Pentagonit bëjnë më dije se kanë krijuar një mikroçip i cili vendoset në lëkurë dhe mund të zbulojë nëse jeni i infektuar me Co...