LIVE UPDATES
Bota

Sulme në internet, sulme në realitet! Shqetësimet e myslimanëve në Europë

8 Korrik 2021, 07:06 Nga DOSJA

Armiqësia ndaj myslimanëve, ashtu si armiqësia ndaj hebrenjve, është një dukuri e përditshme në Gjermani. Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, në Gjermani në vitin 2020 u regjistruan 1026 krime islamofobe. Këto janë rastet zyrtare. Dhe jo vetëm në Gjermani myslimanët gjithnjë e më shumë po përjetojnë urrejtje dhe kërcënime dhune, veçanërisht urrejtje në internet.

Përfaqësuesi Special i Këshillit të Evropës për antisemitizmin dhe muslimofobinë, Daniel Höltgen, studioi shtrirjen dhe dimensionin e urrejtjes dhe gjuhës së urrejtjes midis shoqatave myslimane në tetë vende evropiane. Një i ashtuquajtur studim paraprak. “Rezultatet nuk janë as të plota dhe as përfaqësuese,” thotë ai për shifrat. Por ato janë “shtysë për kërkime të mëtejshme”. Shumica e shoqatave thanë se autoritetet duhet të bëjnë më shumë.

“Gjuhë shumë brutale”

E qartë është bërë se sulmet në internet janë “të paktën po aq kërcënuese për shoqatat sa format tradicionale të diskriminimit në rrugë ose sulmet verbale”. Höltgeni flet për një gjuhë të “brutalizuar” dhe “shumë të ashpër”. Kjo është në rritje dhe perceptohet gjithashtu si gjithnjë e më kërcënuese. Ndërkohë, “bëhen kërcënime me vdekje, shprehet racizëm i hapur dhe bëhen thirrje për dhunë. Këto janë qartësisht vepra penale që mbulohen nga ligji penal. Pra, kjo nuk ka të bëjë vetëm me lirinë e shprehjes”.

Atentat me bojë ndaj një xhamie në Lajpcig, 2017Atentat me bojë ndaj një xhamie në Lajpcig, 2017

Kërkesa të paqarta

Imam A i përshkruan pasojat e kërcënimeve dhe kërcënimeve të tilla. Pas kryqeve të thyera (svastika) në shkallë të gjerë, ra numri i pjesëmarrësve në lutjet e së premtes në xhaminë e tij, thotë ai. Në vend të rreth 100 lutësve të zakonshëm, herën tjetër erdhën dhjetë vetë.

Veçanërisht larg qëndruan të rinjtë, të pavendosur. Policia hetoi se kush i kish vizatuar kryqet e thyera, komuniteti u përpoq për mbikëqyrje me video. Më në fund, xhamia u zhvendos dhe tani mund të monitorohet më mirë.

Por Imam A. tregon edhe për letrat. “Shko në shtëpi” kjo është e gjitha që shkruajnë. Ose “ju nuk keni punë këtu”. “Ose të shkruara me makinë ose gërma të titujve të gazetave, të prera dhe të ngjitura së bashku. Ne marrim letra të tilla pothuajse rregullisht.”

Ndonjëherë, na tregon A., karikaturat drejtohen kundër Muhamedit. Imami merr më pak kërcënime elektronike. Mbase sepse ai jeton në një zonë rurale.

“Deklarata vërtet të rrezikshme”

Höltgen mësoi nga intervistat e tij se, sipas përshtypjes së tij, shumica e postimeve të urrejtjes nuk raportohen. Ose muslimanët në fjalë nuk e dinë se ku mund të raportojnë për këtë, ose, për fat të keq, ata besojnë se nuk ka asnjë kuptim dhe asgjë nuk do të ndryshojë gjithsesi. Dhe, një konstatim tjetër: “Shumica e postimeve të urrejtjes dërgohen në mënyrë anonime. Por pragu i frenimit po bie. Po konsiderohet gjithnjë e më e pranueshme, për t’u shprehur kështu, të postosh deklarata vërtet të rrezikshme dhe raciste në internet. Dhe kjo është shumë shqetësuese.”

I ngarkuari i posaçëm i Këshillit të Evropës thotë se interneti është mjaft një “hapësirë e paligjshme”. Dhe kjo ndikon te autorët e mundshëm të imitimit, shton ai.

Höltgeni kujton se vrasës si ai në Halle në vitim 2019 i transmetuan veprimet e tyre në internet për të arritur më mirë të tjerët. Dhe ai kujton ligjin e BE për shërbimet digjitale, i cili në fund të vitit 2020 i bëri kompanitë e internetit më të përgjegjshme për përmbajtjen. E  rëndësishme ta ndjekësh këtë në vazhdimësi. “Platformat duhet t’u përmbahen ligjeve tona.”

Daniel Höltgen dhe Aiman A. MazyekDaniel Höltgen dhe Aiman A. Mazyek

“Rrezikimi i demokracisë”

Kryetari i Këshillit Qendror të Myslimanëve në Gjermani, Aiman Mazyek, flet për urrejtjen si një “fenomen ende të ri”. Megjithatë, ajo është “rritur masivisht” në vitet e fundit. Vetëm në Gjermani në vitin 2020 pati mbi një mijë incidente të rëndësishme sipas ligjit penal, duke përfshirë sulmet në pothuajse 150 xhami.

Ai tha se shpresonte që studimi i Këshillit të Evropës të japë një shtysë për të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër kësaj urrejtjeje. Në fund të fundit, ashtu si me antisemitizmin dhe racizmin, ai është një kërcënim për lirinë dhe demokracinë, tha Mazyek.

Përfaqësuesi i Këshillit të Evropës është i rezervuar në lidhje me vlerësimet konkrete të politikave të vendeve të BE. Por në një pikë, për një lavdërim, ai shprehet qartë. Ai e sheh si shembull “rrethin e ekspertëve për armiqësinë myslimane”, të cilin e ngriti në shtator të vitit të kaluar Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer. “Unë do të doja ta rekomandoja atë edhe për vendet e tjera.” Ky organ mund të ketë një “funksion model”.

Pasojat

Sondazhi i Höltgen.it nuk është përfaqësues, ai u referohet vetëm tetë prej 47 vendeve të Këshillit të Evropës, por të paktën atyre ku jetojnë pakicat më të mëdha myslimane, Francës dhe Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Austrisë.

Ai njofton se “Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës” (ECRI) së shpejti do të paraqesë dy rekomandime për politikën, në fund të vitit 2021 për luftimin e antisemitizmit, ndërsa në fillim të vitit 2022 për luftimin e armiqësisë kundër myslimanëve.  Ekspertët e Këshillit të Evropës duan t’u bëjnë rekomandime politikëbërësve. “Rekomandime të tilla të përgjithshme për politikën janë shumë të rralla,” thotë ai.

Marre nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota armiqesia austria feja islame franca gjermania këshilli i evropes myslimanët armiqesia austria feja islame franca gjermania këshilli i evropes myslimanët

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj