LIVE UPDATES
Bota

Sulmet e vazhdueshme ndaj policisë së Kosovës, Sveçla: Duan të shkaktojnë panik dhe tension

30 Prill 2022, 10:34 Nga DOSJA
Sulmet e vazhdueshme ndaj policisë së Kosovës, Sveçla:

KOSOVË– Sulmet që po ndodhin kohë pas kohe në veri të Kosovës mbi pjesëtarët e policisë kanë shqetësuar autoritetet e Prishtinës. Ato thonë se sulmet po ndodhin për “tensionim të qëllimshëm” të situatës së sigurisë në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga data 13 prill e deri tani janë sulmuar gjashtë herë. Persona të panjohur kanë qëlluar kundër automjeteve të policisë me armë automatike, AK 47, granata dore, po ashtu janë vendosur iriqë metalik në rrugë dhe mjete tjera të forta. Lëndime në njerëz nuk ka pasur, vetëm dëmeve materiale.

Hetime intensive

Gjatë një raportimi para komisionit të sigurisë në parlamentin e Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se “autoritetet po punojnë intensivisht në hetimin e sulmeve të fundit ndaj Policisë së Kosovës në komunat veriore”, të banuara me shumicë serbe. Sipas ministrit Sveçla, “gjashtë sulmet ndaj policisë në javët e fundit kanë sjellë një ndjenjë të pasigurisë tek qytetarët në veri”. “Këto sulme mbi të gjitha kanë prapavijë tjetër, me synimin për të shkaktuar panik dhe pasiguri te qytetarët dhe për të destabilizuar situatën në vendin tonë”, deklaroi ministri i Brendshëm, i cili shprehur bindjen, se “për një afat shumë të shpejtë do të kemi rezultatet e duhura në këtë fushë”.

Reagon Lista Srpska

Sulmi i fundit  me armë zjarri mbi pjesëtarët e policisë së Kosovës ndodhi më 26 prill. Sipas zëdhënësit të policisë, zyrtarët policorë u sulmuan me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. “Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cilat kanë njoftuar se njësiti kufitar është sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjete nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, deklaroi zëdhënësi Baki Kelani.

Për këtë sulm reagim pati edhe nga subjekti politik serb, më i madhi në Kosovë Lista Srpska,  e cila në kuvendin e Kosovës përfaqësohet me dhjetë deputetë. Sipas Listës Srpska, “një incident i tillë ka për qellim t’i paraqesë serbët si ngacmues”, gjë që sipas tyre nuk përputhet me të vërtetën.

“Ftojmë qytetarët të mos bien në provokime dhe të mos lejojnë incidente të tilla që rrezikojnë paqen aq të nevojshme në këtë rajon. Kush e ka bërë këtë nuk i do të mirën popullit serb”, thuhet në një reagim për medie të Listës Serbe.

Të shmangen spekulimet që sjellin tensione

Pas sulmeve të njëpasnjëshme mbi pjesëtarët e policisë së Kosovës në veri, në reagimet e zyrtarëve të lartë në Prishtinë dhe Beograd, pati një retorikë  të ashpër për të cilën bëri që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. BE kërkoi që të “shmangen spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensione”.

“Bashkimi Evropian dënon ashpër sulmet e fundit ndaj patrullave të Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës është ofruesi kryesor i sigurisë dhe çdo përdorim i forcës ndaj policëve të saj është i papranueshëm. I bëjmë thirrje të gjithëve që të shmangin spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensione të mëtejshme. Hetimi i rastit, do të bëhet nga organet përkatëse ligjzbatuese”, u shpreh në reagimin e tij Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

Një seancë parlamentare për incidentet në veri të Kosovës ishte paraparë të mbahej më 19 prill, por ajo dështoi të mbahej për shkak të mospajtimeve pozitë opozite për çështje të tjera parlamentare.

“Sulmet janë kryer nga individë me bagazh kriminal”

Por si i shohin sulmet që po ndodhin mbi pjesëtarët e policisë në veri, njohësit e çështjeve të sigurisë. Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, i cila e ka drejtuar Policinë e Kosovës nga viti 2018-2020, tani deputet në Kuvendin e Kosovës, Rashit Qalaj, mendon se “sulmet janë kryer nga individë me bagazh kriminal, që veprojnë brenda territorit të Kosovës.”

Sipas Qalaj, “individët e atyre grupeve definitivisht janë nga Kosova, por ata shfrytëzojnë territorin e Serbisë, pra sulmojnë policët e Kosovës nga drejtimi i Serbisë”. Edhe në të kaluarën është dëshmuar se grupet kriminale që veprojnë në veri të Kosovës nuk veprojnë të vetme, thotë Qalaj. “Unë mendoj se këto grupe janë të koordinuara, nuk veprojnë të vetme, mirëpo ato i përdor Serbia më shumë, si elemente kriminale për të bërë ndonjë destabilizim të mundshëm në Kosovë”, thotë Rashit Qalaj.

Në shkurt të këtij viti, policia e Kosovës nisi të mbyllë disa rrugë malore në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi që shfrytëzohen për kontrabandë. Sipas Ministrisë së Brendshme qëllimi i mbylljes së këtyre ishte “për të parandaluar dhe luftuar krimin dhe të gjitha format e kontrabandës në zonat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë”. Në disa nga këto rrugë prej tri ditësh, KFOR-i në bashkëpunim me policinë e Kosovës punuan dhe hoqën pengesat e vëna duke liruar rrugët për banorët lokalë. Zyrtarë të KFOR-it thanë, se ky mision “mbështet përpjekjet e institucioneve në Kosovë për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të frenuar aktivitetet kriminale në Kosovë”.

“Ne vazhdojmë të mbështesim Policinë e Kosovës për të penguar aktivitetet e kontrabandës dhe trafikimit, edhe në veri të Kosovës dhe për të ruajtur një mjedis të sigurt”, i cili duhet të peshohet proporcionalisht me nevojat e komuniteteve lokale dhe me lirinë e lëvizjes për banorët lokal. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha misioni i KFOR-it për mediet lokale. Sidoqoftë, Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe Zyra e BE-së, i kanë dënuar vazhdimisht sulmet kundër Policisë së Kosovës në veri, duke kërkuar që të mos bëhen veprime të nxituara që mund të përshkallëzojnë tensionet në zonën në veri të Kosovës./DW/

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni sulmet ndaj policise ne kosoves xhelal sveçla sulmet ndaj policise ne kosoves xhelal sveçla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj