LIVE UPDATES
Bota

Sulmi i 6 janarit në Kapitol/ Sondazhi: Republikanët dhe demokratët e shohin ndryshe

4 Janar 2022, 16:44 Nga DOSJA
Sulmi i 6 janarit në Kapitol/ Sondazhi: Republikanët dhe

SHBA- Ishte një skenë përleshjesh aq të ashpra, sa që një oficer i policisë së Kapitolit e cilësoi sulmin e 6 janarit si nga periudha “mesjetare”. Më shumë se 100 oficerë policie u plagosën, disa të rrahur me armët e tyre. Megjithatë, gati një vit pas 6 janarit, vetëm një pakicë republikanësh mendojnë se sulmi ndaj Kapitolit, të kryer nga mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump, ishte shumë i dhunshëm.

Sipas një sondazhi të ri nga Associated Press dhe NORC, Qendra për Kërkimin e Çështjeve Publike, vetëm rreth 4 në 10 republikanë, e cilësojnë sulmin e 6 janarit si shumë, ose jashtëzakonisht të dhunshëm. Rreth 3 në 10 republikanë thonë se sulmi nuk ishte i dhunshëm dhe rreth 3 në 10 thonë se ishte disi i dhunshëm.

“Nga sondazhi duket sikur republikanët mendojnë se gjërat kanë qenë paksa të tepruara. Ata kryesisht mendojnë se ngjarjet ishin disi të dhunshme, nëse mund të quhen të dhunshme dhe shumica mendojnë se nuk duan të shohin më shumë hetime. Nga ana tjetër, në mesin e amerikanëve, shumica e përgjithshme mendojnë se nevojiten më shumë hetime dhe se ngjarjet e 6 janarit ishin një veprim shumë i dhunshëm” -thotë autorja e sondazhit të Associated Press, Emily Swanson.

Në përgjithësi, rreth dy të tretat e amerikanëve e përshkruajnë sulmi e 6 janarit si shumë, ose jashtëzakonisht të dhunshëm, përfshirë rreth 9 në 10 demokratë. Gjetjet pasqyrojnë polarizimin politik të vendit, me një portretizim të rremë të asaj ngjarje, pavarësisht pamjeve të shumta që tregojnë plaçkitjen e ndërtesës me detaje rrëqethëse.

Trump dhe disa aleatë në Kongres dhe media konservatore e kanë minimizuar atë, duke e karakterizuar gabimisht sulmin si një shqetësim të vogël civil.

Është një pikëpamje që ndajnë shumë republikanë, edhe pse pak shkojnë aq larg sa të mbrojnë protestuesit.

Ndërkohë, përqindja e amerikanëve që fajësojnë Trumpin për trazirat e 6 janarit është rritur pak gjatë vitit të kaluar, me 57% që thonë se ai mban përgjegjësi të konsiderueshme për atë që ndodhi.

Në një sondazh të AP-NORC, të bërë në ditët pas sulmit, vetëm 50% e mbështesnin këtë vlerësim.

Rritja shihet edhe te republikanët, edhe pse relativisht pak mendojnë se Trumpi mban përgjegjësi të konsiderueshme.

“Por është ende vetëm një pakicë e republikanëve që e shohin Trumpin si përgjegjësin kryesor. Nga ana tjetër, demokratët dhe republikanët mendojnë se njerëzit që ishin atje, njerëzit që në fakt kryen veprimet, mbajnë përgjegjësi për atë që ndodhi” thotë Emily Swanson.

Rreth 7 në 10 amerikanë thonë gjithashtu se një komision i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve duhet të vazhdojë hetimet për sulmin, ndërsa rreth 3 në 10 thonë se hetimi nuk duhet të vazhdojë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi zgjodhi të gjithë anëtarët e komisionit, pasi hodhi poshtë përfaqësuesit e zgjedhur nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ligjvënësi Bennie Thompson, kryetar demokrat i komisionit, tha se është e rëndësishme që amerikanët të dinë se demokratët fillimisht u përpoqën të krijonin një komision dypartiak, me një numër të barabartë anëtarësh nga secila parti.

Por republikanët në Senat e bllokuan atë të miratohej.

Marrë nga; VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota 6 janari emily swanson sulmi ne kapitol 6 janari emily swanson sulmi ne kapitol

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj