LIVE UPDATES
Politike

Sulmi vandal, Lubonja tregon prapaskenat: Ç’bën Rama për të poshtëruar, e turpshme, Policia me version të rremë

8 Korrik 2019, 06:49 Nga DOSJA
Sulmi vandal, Lubonja tregon prapaskenat: Ç’bën Rama për

Tiranë- Analisti dhe shkrimtari i njohur, Fatos Lubonja, i pyetur nga gazeta “Panorama”, akuzon Policinë e Shtetit se ka ofruar për publikun një version krejtësisht të rremë të ngjarjes, kur makina e tij u godit nga Arben Haçkaj për shkak të qëndrimeve të tij publike si analist dhe publicist.

Sipas Lubonjës, goditja e makinës së tij nuk ishte rastësore, siç e përshkruan Policia, në tentativë për t’i shpëtuar arrestimit nga Policia, por ishte në vazhdën e fyerjeve të vazhdueshme që autori kishte bërë në adresë të publicistit.

Madje, sipas tij, në po të njëjtën ditë, agresori duke vijuar këtë sjellje agresive ndaj Lubonjës, ka hedhur nga dritarja e katit të katërt në pallatin ku banojnë familjarët e analistit, vazot me lule, që nëna e tij mbante dhe kujdesej para derës së saj. Por, sipas analistit, njerëz të tillë ndikohen lehtësisht nga deklaratat e Kryeministrit Rama, i cili në çdo moment denigron, fyen dhe godet gazetarët dhe mediat kritike ndaj tij.

Lubonja shprehet në reagimin e tij për gazetën “Panorama” se “gjëja më e rëndë në këtë histori është që në vend se Policia të hetojë me profesionalizëm dhe me përgjegjësi për mbrojtjen e jetës dhe paprekshmërinë e qytetarëve, ka servirur një version krejtësisht të rremë të ngjarjes”.

Sipas tij, referuar edhe burimeve nga Policia e Shtetit, “është arritur në konkluzionin se personi në fjalë është i ndikuar nga qëndrimet publike të Lubonjës, por duket se vendime nga më lart kanë ndikuar të dilet në atë njoftim të turpshëm që indirekt është një inkurajim për agresorin”.

FATOS LUBONJA

Kam marrë dijeni për ngjarjen në Itali, ku ndodhem, nga familjarët, të nesërmen, e martë 2 korrik. Mësova se kemi të bëjmë me të njëjtin të sëmurë mendor që ka sulmuar edhe herë tjetër familjarët e mi, duke fyer qëndrimet e mia si gazetar, por që nuk i kam vënë rëndësi sepse atë gjuhë ka kohë që e dëgjoj nga të sëmurë shumë më të rëndësishëm. Nuk mendova se e ka shtyrë dikush direkt, por sigurisht nuk mund të mos mendoja se për këtë sulm, duhet të ndihen përgjegjës njerëz si Kryeministri, që natë e ditë punojnë për të denigruar, delegjitimuar, poshtëruar punën time dhe të kolegëve të mi, duke përdorur terma të tillë si “kazan”, “shpifës profesionistë” “antishqiptarë” etj.. Gjithsesi, duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një të sëmurë, që për më tepër ishte arrestuar, nuk e bëra çështje publike.

Lajmi doli nga burimet që kanë gjetur gazetarët e “dosja.al” dhe u shoqërua me komente e reagime të ndryshme që dihen.

Ajo që më shtyu të jap këtë prononcim është njoftimi i dalë nga Policia, që e paraqet ngjarjen sikur personi në fjalë nuk ka pasur qëllim të godasë makinën time, por sikur, duke ikur i ndjekur nga Policia, personi ka goditur rastësisht një makinë që ndodhej në rrugë. Kjo është një e pavërtetë tronditëse, që tregon se në çfarë duarsh policësh është e vërteta dhe e drejta në vendin tonë, ashtu sikurse edhe drejtësia jonë.

Me provat që disponoj, deri më sot ky person, siç e thashë, nuk më rezulton të jetë shtyrë direkt nga të tretë për të goditur makinën time, por nuk ka asnjë dyshim se e ka goditur makinën time duke e ditur shumë mirë targetin dhe duke pasur emocione negative ndaj personit tim dhe familjes time. Këtë e provon edhe fakti se po në të njëjtën ditë, ka hedhur nga dritarja e shkallës së katit të katërt, ku banon familja ime, një vazo me lule nga ato që mban nëna ima jashtë derës. Gjëja më e rëndë në këtë histori është që në vend se Policia të hetojë me profesionalizëm dhe me përgjegjësi për mbrojtjen e jetës dhe paprekshmërinë e qytetarëve, ka servirur një version krejtësisht të rremë të ngjarjes. Nga burime të Policisë më rezulton se edhe ata kanë arritur në konkluzionin se personi në fjalë është i ndikuar nga qëndrimet publike të Lubonjës, por duket se vendime nga më lart kanë ndikuar të dilet në atë njoftim të turpshëm që indirekt është një inkurajim për agresorin.

Marrë nga Panorama

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike flet lubonja shantazhohet fatos lubonja sulmi ndaj lubonjës flet lubonja shantazhohet fatos lubonja sulmi ndaj lubonjës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj