Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
‘Ta kemi nisur, s’të pranon ai’/Emërimet e amasadorëve, Meta: Kështu gënjejnë ish-deputetët
9 Prill 2022, 16:22Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta iu është përgjigjur akuzave të kryebashkiakut Erion Veliaj se ka bllokuar firmosjen e ambasadorëve të caktuar. Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit i ka cilësuar shpifje të gjitha si shpifje. Sipas kreut të shtetit, maxhorancë gënjen ish-deputetët duke u thënë se do i emërojnë ambasadorë të Shqipërisë, e për shkak se nuk e mbajnë premtimin, ia hedhin fjalin dhe akuzojnë Metën.
“Të gjithë që mund të shqetësuar se presidenti mban me pahir ambasadorët, janë mashtrime ordinere. Nuk janë rastësisht në ditën e Kongresit. Të jepej përmes fakteve. Faktet janë shkresat e propozimet. A mund të thotë qeveria, ministria e Jashtme, apo dhe Bashkia e Tiranës që ka dërguar një propozim dhe nuk është miratuar nga presidenti? Kam bërë disa emërime, kur shkelin ligjin, kur e sjellin tek unë dhe jo tek Komisioni i Jashtëm. Presidenti u kujton ligjin dhe më pas e konfirmoj. Janë me dhjetra që janë mashtruar nga ata, u thonë ne ta kemi çuar emrin por u thonë ta kemi nisur emrin por ai nuk ta kalon. Nëse atë thosha që gënjen për orën, ky edhe në gjumë gënjen. Inceneratorët?
Të gjitha faktet janë bërë të ditura në institucionin e presidentit, i kam thënë para 25 prillit. S’e dimë pse del Veliaj kështu…? Sigurisht sepse duhet të dalim që të mos flasë Alqi, se u lejua të bënte të gjitha vendimet sipas një drejtësie me regji. Faktet kanë qenë me firmë e me vulë. Nuk dua të merrem kështu me çështjet që përmenda më parë. Dua t’ju bëj të qartë se nuk është presdenti ai që u ka dalë kundër, por i ka kam paralajmëruar që të mos vendosnin stërkëmbëshat,”-tha Ilir Meta.
TIRANE– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj iu përgjigj deklaratave të presidentit Ilir Meta, i cili doli në një konferencë për shtyp pas sulmit që Velia...
TIRANË- Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj gjatë një postimi në Facebookun e PD-së ka deklaruar se demokratët i refuzojnë zgjedhj...
TIRANË– Enkelejd Alibeaj ka dalë kundër zgjedhjeve që Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike po zhvillin në Gjirokastër. Në një postim në fa...
TIRANË– Dritan Leli, të cilit i ka dalë kundër kryeministri Edi Rama ka gjetur mbështetje tek zëvendësi i këtij të fundit, Arben Ahmetaj. Ai është fo...
TIRANË– Një delegat i Partisë Socialiste është shprehur kundër një pjese të statutit të partisë që parashikon që pjesë e PS-së të bëhen ehe 16-vje&cc...
TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë batuta duke shkaktuar të qeshua mes socialistëve gjatë punimeve të Kongresit. Në replikë me ministr...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka uruar për ditëlindjen partneren e tij Monika Kryemadhi. Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka uruar Kryemadhin, të cil...
TIRANË– Partia Socialiste do të ketë aplikacion me emrin Aktivist. Lajmin e bëri me dije Etjen Xhafaj. I pranishëm në Kongresin e Partisë Socialiste,...