LIVE UPDATES
Politike

VD-Tabaku: Rama aktroi për 10 orë, 430 mln euro iu dhanë tre të shpallurve në kërkim

23 Shkurt 2022, 21:41 Nga DOSJA
VD-Tabaku: Rama aktroi për 10 orë, 430 mln euro iu dhanë tre

TIRANË– Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku e ka konsideruar një aktrim dëshminë e dhënë për dhjetë orë nga kryeministri Edi Rama. Para mediave, pas përfundimit të seancës së marrjes në pyetje të Ramës, Tabaku tha se pavarësisht përpjekjeve, kryeministri Rama nuk ka mundur të vërtetojë që 430 milionë eurot nuk janë vjedhur. Madje ajo shtoi se sot Rama kishte dëshmuar se firmën për tu dhënë koncension këtyre kompanive e ka hedhur duke qenë në dijeni të gjithçkaje. 


Jorida Tabaku: Sot ishte dëshmia e fundit e komisionit hetimor për inceneratorët, për tre impiantin e mbetjeve në Elbasan, Tiranë dhe Fier që i kushtojnë buxhetit të shtetit 430 milion Euro. Ajo që dëgjuam për 10 orët e fundit ishte sigurisht dëshmitari që e mbronte korrupsionin, e justifikonte korrupsionin, hiqte përgjegjësin e tij nga korrupsioni, ia linte të tjerëve korrupsionin, por ajo që nuk arritën Shqiptarët të dëgjonin ishte se si ka mundësi që tre persona në kërkim janë sot duke marrë edhe sot e kësaj dite para nga buxheti i shtetit. Unë besoj që komisioni hetimor i ka bëre një nder të madh publikut duke bëre transparente faktet duke vendosur përpara gjithë qytetarëve me zë dhe me figurë, me zërin e Administratorëve të kompanisë por edhe përfaqësues zyrtar, ministrave, dhe kujtdo tjetër atë që ka ndodhur me aferën e tre inceneratorëve. Sot z. Rama dështoj të thoshte se ku kanë shkuar 100milion që janë paguar këto iniciator. Sot z. Rama dështoj që të thoshte se si ka mundësi që një kontratë ti jepet një kompanie pa asnjë eksperiencë, me persona që nuk kanë lidhje me fushën e menaxhimit të mbetjeve, me asnjë kapital bankar, me lidhje me të paktën me dy prej ministrave të tij. Në shkelje të ligjit të këtij shtetit duke injoruar me një arrogancë të plotë çdo ligj, kushtetutën dhe çdo procedurë zyrtare dhe sigurisht refuzoj si gjithmonë të thotë të vërteten, bëri mbrojtjen më të mirë politike, publike, për ato që sot janë në kërkim. Unë nuk kisha asnjë pritshmëri tjetër. Komisioni provat i ka, i ka administruar, dëshmitë i ka administruar, e ka parë se si janë përdorur fondet e buxhetit të shtetit. E ka parë që këto inceneratorë dhe sot që flasim nuk funksionojnë, por çudia më e madhe është se si mundet një kryeministër i një vendi që ka dy ministra sot përpara drejtësisë, të vazhdojë e të jetë krenar për çdo vepër korruptive. Unë nuk arrita dot që të marrë përgjigje për këtë. Në çdo vend normal kryeministri duhej të ishte dorëhequr.

Pyetje: Po SPAK-ut i besoni zonja Tabaku?

Jorida Tabaku: Unë nuk dua të paragjykoj punën e askujt. Nuk dua të paragjykoj rezultatet e askujt. Ne do të bëjmë punën tonë aq sa ne kemi mundësi për të çuar SPAK-ut dosjen e plotë të kësaj afere. Por iu siguroj që dosja do të jetë me përgjegjësitë e secilit. Me përgjegjësitë ligjore të secilit. Aty ku është shkelur ligji nga secili. Sigurisht që dëshmia e sotme ne na shërbeu për të kuptuar që Edi Rama si gjithmonë do i shes të gjithë vartësit e tij. Nuk do të mbrojë askënd përveç vetes së tij. Por mbrojtja politike që i ofroi kësaj afere sot, ka qenë e paprecedentë. Janë 430 milionë euro dhe të vërtetën nuk e mbulon dot askush, sado i zoti të jetë, sado të aktrojë dhe sado propagandë që të ketë.

Pyetje: Zonja Tabaku a doli në pah ndonjë provë apo element i ri gjatë dëshmisë së zotit Rama, të cilën komisioni nuk e dinte më parë?

Jorida Tabaku: Unë besoj që komisioni i kishte të qarta faktet. Për sot doli në pah fakti që firma e kryeministrit është hedhur me vetëdije. Mbrojtja që ai bëri sot nuk ishte mbrojte e rastësishme. Ai ka pasur qëllimin për t’ia dhënë këtë kontratë koncesionare tre kompanive pa asnjë eksperiencë, pa asnjë kapital në bankë. Ai ka pasur dijeni që ka firmosur, ka besim të plotë tek ato që i kanë çuar Vendimet e Këshillit të Ministrave. Ai e di se çfarë ka ndodhur, e di se nuk incenerohet, e di që nuk kryhet procesi, e di që janë projekte në letër, e di që po përdoren për pastrim parash. Besoj se ky konfirmim, për gjithë shqiptarët, është më shumë se çdo fjalë që unë të them. Dhe një fjali të fundit për çështjen e 430 milion Eurove. Sot e gjithë propaganda e tij, besoj dhe e ministrave të tij gjatë dy ditëve të fundit ishte si i keni mbushur mendjen shqiptarëve që janë 430 milion Euro? Dhe këtë nuk arriti dot ta zhbëjë sado që aktroi. Aktroi nga fillimi deri në fund. Sepse e vërteta është shume e vështirë për tu mbuluar. E vërteta gjithmonë del dhe sot përpara gjithë shqiptareve, nuk ka shqiptare qe te mos e besoje qe janë dhënë tre koncesionet personave ne kërkim, 430 mln euro, me mbështetjen, njohurinë dhe dijeninë e plote te Edi Ramës, edhe me krenarinë e tij për te mbrojtur këtë afere korruptive. Por ajo qe është me e rëndësishme për shqiptaret është te kuptojnë qe jemi te vendosur për te çuar përpara ketë dosje përpara organeve te drejtësisë. Faleminderit për durimin te gjithë kolegeve gazetare sepse kane qene dite te gjata dëshmish, kujtdo qe i ka transmetuar mbledhjet e komisionit hetimor, por edhe gjithë kolegeve ne Komisionin Parlamentar te maxhorancës dhe te opozitës. Falënderoj te gjithë koleget e opozitës për një pune dinjitoze qe kane bere! Falënderoj PD që nga dita e pare 6 vite me pare, me insistim, pa rreshtuar asnjë dite ka denoncuar ketë afere, deri kur erdhëm sot qe Kryeministri i vendit pranoi përpara gjithë shqiptareve qe kishte dijeni.

Ç’ndodhi në Komisionin Hetimor?

Për dhjetë orë me radhë kryeministri Edi Rama u vu përballë pyetjeve në lidhje me inceneratorët, por shumë prej tyre iu shmang duke argumentuar se ai ishte ‘shoferi’ e ekipi që merrej me procedurat ishin ministrat. Për kryeministrin, rëndësi kishte një Shqipëri pa plehra, por së si arrihej aty, nuk ishte kompetenca e tij. Edhe për procedurën e dheniës së koncensionit që nuk ka qenë publike, Rama ia ‘kaloi’ topin vartësve që sipas tij të gjithë përballen vetë me lifjin për çdo shkelje. Për Ramën, 430 milionë eurot janë sajuar nga Opozita e se nuk janë vjedhur nga askush. Me Tabakun ai tha se do përballej në gjyq pasi deputetja e ka akuzuar për grup të strukturuar krimininal.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama jorida tabaku komisioni per inceneratoret edi rama jorida tabaku komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj