"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Ekonomi
Tahiri në burg, Dhoma Amerikane e Tregtisë: Sinjal se drejtësia po nis të zgjohet
6 Shkurt 2022, 11:05Nga DOSJA
TIRANË- Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri deklaron se dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka ndezur sinjalin e parë se drejtësia në Shqipëri po zgjohet. Presidenti Enio Jaço, thotë se pavarësisht masës së dënimit që kërkon guxim dhe “stomak të fortë” ligjor e profesional për të dëshmuar me fakte se zyrtarë apo ish-zyrtarë në nivelet më të larta të qeverisë mund të ndëshkohen po ç’rrënjos kulturën primitive, që përbën thelbin e problemeve në Shqipëri. Megjithatë ai shton se kjo s’do të thotë se drejtësia sot është “perfekte”.
Deklarata e plotë:
Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka ndezur disi sinjalin e parë se Drejtësia në Shqipëri po nis të zgjohet. Pavarësisht masës së dënimit që kërkon guxim dhe “stomak të fortë” ligjor e profesional, fakti se zyrtarë apo ish-zyrtarë në nivelet më të larta të qeverisë mund të ndëshkohen po ç’rrënjos kulturën primitive, që përbën thelbin e problemeve në Shqipëri. Një fenomen i ngritur me shqetësim nga Dhoma Amerikane për padrejtësitë që prej vitesh vuajnë bizneset e ndershme në dyert e gjykatave, e që gjithashtu mban larg investitorët e huaj.
Por vendimi për ish ministrin, s’do të thotë se Drejtësia sot është “perfekte”. Njerëzit kanë të drejtë të jenë skeptikë, sepse Shqipëria në historinë e saj nuk e ka njohur pothuajse kurrë Shtetin Ligjor, ka vuajtur nga një “Drejtësi e Përçudnuar” nën regjimin komunist, e më pas ka vuajtuar një Kapje të saj pas viteve ’90.
Ky mund të jetë një fillim i gjatë në kohë, megjithatë sado i vakët të jetë ka bërë që sot disa njerëz të ndershëm të ndihen pak më mirë, disa të heshtin dhe të presin më tej dhe disa të pandershëm por të fuqishëm të ndihen në siklet, e ndoshta dhe në panik! Por që drejtësia të nisë të gëzojë Besueshmërinë e njerëzve do duhet kohë, dhe më shumë vepra reale të tilla, që të nisë të japë efektet e saj.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Megjithëse në fillim të viteve 2000 ishin licencuar tashmë disa banka të tjera tregtare me kapital të huaj, pesha e tyre në treg ishte ende shumë e vogël dhe Ba...
Kontrata e koncesionit të pullave fiskale, sipas konkluzioneve të grupit të punës të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE) përfundon më 6 shkurt 2023. Në ...
Qeveria e Shqipërisë miratoi marrëveshjen me Kosovën për lehtësimin e procedurave doganore, që parasheh edhe hapjen e pikës doganore të Prishtinës në Portin e D...
Ende sot, shumica dërrmuese e shqiptarëve e përdorin kartën kryesisht për të tërhequr para nga bankomati. Ulja e kostove të tregtarëve për të pranuar pagesa me ...
Çmimet e energjisë në tregun e lirë kanë arritur nivele rekord të larta të paimagjinuara ndonjëherë për bizneset, por edhe kompanitë publike të sektorit....
Të paktën 7420 biznese, që do të duhet të dilnin në treg të lirë nga 1 janari 2022, quhen tashmë pjesërisht të liberalizuara. Ata po e blejnë sot energjinë rret...
TIRANË– Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomise, Vasilika Vjero duke bërë me dije se gati 1 mijë punonjës shteti kanë në pronësi të tyre mjete lu...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu prezantoi ditën e sotme Programin Kombëtar të Kontrollit të Kancerit 2021-...