Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
MBRETËRI E BASHKUAR – Rritja e pranisë së forcave ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën ka qenë tema dominuese e takimit dyditor të Grupit të Shtatëshes që po zhvillohet në Liverpul. Shtatë vendet me ekonomitë më të fuqishme të botës, kanë një qëndrim të përbashkët kundër çdo agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës, si dhe kundër politikave autoritare të Kinës.
Në një deklaratë të përbashkët të ministrave të G7-ës thuhet se Rusia nuk duhet të ketë asnjë dyshim se agresioni i mëtejshëm ushtarak ndaj Ukrainës do të kishte pasoja masive dhe kosto të rënda. Ekonomitë e vendeve më të pasura demokratike konfirmuan garancitë e palëkundura për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Sekretarja e jashtme britanike Liz Truss tha më herët të dielën se vendet e G7-ës janë të bashkuara kundër një sulmi të Rusisë ndaj Ukrainës.
“…Ekonomitë më të mëdha të botës janë të bashkuara. U kemi dërguar një sinjal të fortë kundërshtarëve dhe aleatëve tanë. Kemi thënë qartazi se çdo sulm i Rusisë ndaj Ukrainës do të kishte pasoja masive me kosto të rënda”, tha zonja Truss.
Duke folur në një konferencë për shtyp, zonja Truss shprehu gjithashtu shqetësimin për politikat autoritare të Kinës.
“Jemi të shqetësuar për politikat shtrënguese të Kinës dhe prandaj duam të shtojmë ndikimin e investimeve dhe tregtisë në vendet e lira demokratike. Për këtë arsye po shtojmë investimet në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme… Duhet të sigurohemi se e ardhmja e teknologjisë po projektohet nga bota e lirë, në veçanti standardet për inteligjencën artificiale dhe teknologjinë kuantike”, tha zonja Truss.
Kryediplomatja britanike paralajmëroi gjithashtu Iranin se bisedimet për çështjen bërthamore i ofrojnë shansin e fundit për të arritur një zgjidhje.
“Është shansi i fundit dhe ata duhet medoemos të veprojnë. Nuk do të lejojmë Iranin të prodhojë armë bërthamore ndaj është jetike që të vijë në tryezë e të tregojë seriozitet në negociata”, tha zonja Truss.
Në takimin e ministrave të G7ës në Liverpul të Anglisë janë ftuar të marrin pjesë edhe vendet e ASEAN-it, Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
MAQEDONI E VERIUT- Lidhja e Sindikatave e Maqedonisë së Veriut, të dielën, më 12 dhjetor, protestoi në Shkup për rritjen e pagave si dhe miratimin e ligjit për ...
SHBA – Presidenti haitian, Jovenel Moise, po përpilonte një listë të zyrtarëve dhe biznesmenëve që kishin lidhje me tregtinë e drogës, para se të vritej n...
BRITANI E MADHE- Julian Assange ka pësuar një goditje në tru, ndërkohë që Gjykata britanike po merrte vendimin për ekstradimin në SHBA. Mediat e huaja shkruajnë...
VATIKAN- Papa Françesku ka kërkuar që tensionet për Ukrainën të zgjidhen me dialog dhe jo me armë. Mediat e huaja shkruajnë se gjatë lutjes Papa ka kërku...
SHBA- Amazon, një nga kompanitë më të mëdha në botë, ka njoftuar mbylljen e faqes së saj të internetit Alexa.com. Mediat e huaja shkruajnë se Alexa.com do të mb...
KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 7 raste të reja të të infektuarve me...
ITALI – Çifti i lezetshëm i Instagramit, reperi italian Fedez dhe bloggerja Chiara Ferragni janë shpesh në vëmendjen e rrjetit më situatat e lezet...
KOSOVË- Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj janë vënë në pranga pasi akuzohen se janë autorët e vrasjes së trefishtë në Gllogj...
SHBA- Ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi dhe Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken ranë dakord mbi nevojën për të forcuar aleancën e vendeve të t...
KOSOVË- Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pasi kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç bisedoi me ho...