LIVE UPDATES
Bota

Takimi online, Rama, Vuçiç e Zaev dalin me deklaratë të përbashkët: BE dështoi me mbajtjen e konferencës ndërqeveritar

29 Qershor 2021, 13:27 Nga DOSJA
Takimi online, Rama, Vuçiç e Zaev dalin me deklaratë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë firmosur një deklaratë të përbashkët me anë të së cilës kanë kërkuar që Bashkimi Europian të përmbushë premtimet e saj në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në deklaratë thuhet se tre liderët do të shprehin mbështetjen e plotë për tregun e përbashkët rajonal në Samitin e Procesit të Berlinit të 5 korrikut.

Ndërsa më 29 korrik, do të takohen fizikisht në Shkup për të shqyrtuar progresin dhe për të nënshkruar mes tre vendeve marrëveshje që zbatojnë angazhimet e Samitit të Berlinit, si marrëveshja për bashkëpunimin dhe ndihmën në rast të katastrofave natyrore dhe ajo për lehtësimin e tregtisë, eksporteve dhe importeve në vendet tona.

Rama, Zaev e Vuçiç kërkojnë që Bashkimi Europian, në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, të jenë pjesë e zhvillimit të atyre burimeve, duke ndihmuar kështu BE-në të arrijë objektivat e saj dhe duke tërhequr, në të njëjtën kohë, më shumë investime për të gjithë rajonin tonë e duke e bërë atë pjesë të tranzicionit të gjelbër europian.

Deklarata e plotë:

Ne u takuam sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm përpara në bashkëpunimin tonë rajonal, si një instrument me rëndësi jetike për vendet tona, për Ballkanin Perëndimor, për Europën dhe perspektivën europiane në tërësi. Vendet tona janë dhe do të jenë gjithmonë pjesë e Europës. Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Europian, po aq sa Bashkimi Europian ka nevojë për të. Dështimi i përsëritur i BE-së për të përmbushur premtimet e saj dhe paaftësia për të ecur përpara me hapjen e konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është kundër vullnetit europian të vendeve tona dhe po aq, kundër interesave të vetë BE-së. Historia dhe e ardhmja jonë janë europiane dhe ne jetojmë në një rajon të rrethuar nga kufijtë e Bashkimit Europian. Në kontekstin sfidues të krijuar nga një status quo tashmë e gjatë e Bashkimit Europian kundrejt procesit tonë të integrimit në BE, ne mbetemi edhe më të përkushtuar në rrugën tonë të BE-së dhe në bashkëpunimin tonë rajonal. Ne duam të shohim sa më shpejt të jetë e mundur se katër liritë e BE-së – lëvizja e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit – zbatohen në të gjithë rajonin. Dhe ne do të bëjmë gjithçka është në dorën tonë për të arritur këtë qëllim me fuqinë e shembullit tonë. Në këtë frymë, ne do të shprehim mbështetjen tonë të plotë për tregun e përbashkët rajonal në Samitin e Procesit të Berlinit të 5 korrikut.

Ne e dimë se vetëm duke punuar bashkërisht dhe duke nxitur bashkëpunimin rajonal në kuadrin e iniciativave të ndryshme rajonale –si Tregu i Përbashkët Rajonal, Shengeni Rajonal, Korsitë e Gjelbërta e më gjerë, Procesi i Berlinit – mund të sjellim rezultate të prekshme për qytetarët tanë. Si një rajon me rreth 18 milionë njerëz, ne mund të forcojmë së bashku ekonomitë tona, të rritim mirëqenien e njerëzve dhe të sjellim investime të mëdha, që përndryshe nuk do të ishin të mundshme për secilin prej nesh veç e veç. Më 29 korrik, ne do të takohemi fizikisht në Shkup për të shqyrtuar progresin dhe për të nënshkruar mes tre vendeve tona marrëveshje që zbatojnë angazhimet e Samitit të Berlinit, si marrëveshja për bashkëpunimin dhe ndihmën në rast të katastrofave natyrore dhe ajo për lehtësimin e tregtisë, eksporteve dhe importeve në vendet tona. Ne i ftojmë dhe inkurajojmë kolegët tanë në rajon të nënshkruajnë dhe zbatojnë marrëveshje të ngjashme në mënyrë që vizioni i hapësirës së përbashkët politike dhe ekonomike në të gjithë Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një tregu të përbashkët, të bëhet pjesë e qenësishme e jetës së përditshme të qytetarëve tanë. Në këtë frymë, ne shpresojmë të gjallërojmë procesin e bashkëpunimit midis nesh, në të gjithë rajonin, dhe do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për ta realizuar këtë.

Në dritën e vështirësive të shkaktuara nga vonesat në procesin e zgjerimit, ne besojmë se mund të identifikojmë akoma rrugë dhe sektorë të rinj të bashkëpunimit dhe instrumente financiarë, si dhe të forcojmë ato ekzistuese, në mënyrë që të rrisim kontributin tonë në Europë, marrëdhëniet tona me BE-në dhe të integrojmë rajonin gradualisht në Tregun e Vetëm Europian. Kështu që ne vendosëm sot t’i kërkojmë Bashkimit Europian, që bashkë me Shtetet e Bashkuara, të hedhin një hap përpara me ne e të na mbështesin ne dhe kolegët tanë në të gjithë rajonin. Ne synojmë të zhvillojmë projekte të shpejta në zbatim dhe që sjellin investime, me qëllim ruajtjen e mjedisit dhe rritjen e përdorimit në shkallë të gjerë të burimeve të ripërtëritshme. Kjo do të ishte pjesë e zbatimit të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së si dhe Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Vendet tona kanë potencial të madh për rritje të qëndrueshme dhe zhvillim në këtë sektor. Po ashtu, ne kërkojmë mbështetje konkrete për të identifikuar ato projekte të cilat, në shkallë të gjerë, mund ta kthejnë rajonin tonë në një burim të energjisë së rinovueshme, në të mirë të qytetarëve tanë ashtu dhe të ardhmes së gjelbër të BE-së. Shpresojmë që të mund të raportojmë progres për projekte konkrete deri në Samitin e vjeshtës së BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Ne e dimë dhe e ritheksojmë rëndësinë që burimet e rajonit tone kanë për tranzicionin e gjelbër të Europës. Prandaj ne kërkojmë që Bashkimi Europian, në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, të jenë pjesë e zhvillimit të atyre burimeve, duke ndihmuar kështu BE-në të arrijë objektivat e saj dhe duke tërhequr, në të njëjtën kohë, më shumë investime për të gjithë rajonin tonë e duke e bërë atë pjesë të tranzicionit të gjelbër europian. Mirëqenia e popujve tanë dhe lidhjet ekonomike me BE-në do të forcohen, ndërsa ne integrohemi më mirë në zinxhirët europianë të prodhimit dhe furnizimit e kontribuojmë kështu në autonominë strategjike të BE. Për këtë qëllim, ne jemi gati të bëjmë pjesën tonë dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta kthyer këtë përpjekje në një forcë të përbashkët për të përballuar sfidat e së ardhmes, si një rajon i tërë i të gjashtëve. Shqipëria është Europë. Maqedonia e Veriut është Europë. Serbia është Europë. Ballkani Perëndimor është Europë. Ne do të punojmë fort ta kthejmë këtë në një realitet të përditshëm.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic edi rama zoran zaev aleksander vucic edi rama zoran zaev

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj