LIVE UPDATES
Bota

Takimi Vuçiq-Dodik: A duhet të ndahet Bosnjë-Hercegovina?

6 Gusht 2021, 07:48 Nga DOSJA
Takimi Vuçiq-Dodik: A duhet të ndahet Bosnjë-Hercegovina?

SERBI– Takimi i krerëve të Serbisë dhe të Republikës Srpska (RS) në Beograd, si dhe deklaratat pas takimit, nuk sollën asgjë tepër të re për zgjidhjen e krizës në Bosnjë-Hercegovinë. Vuçiqi dhe Dodiku përsëritën qëndrimet e tyre tashmë të njohura, por tonet dallojnë. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq foli me një ton disi më të qetë, ndërsa anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës Milorad Dodik tha se “Bosnjë-Hercegovina nuk mund të ekzistojë si e tillë dhe se nevojitet një ndarje paqësore”.

Vendimet e imponuara nuk janë të mira

Pas takimit me delegacionin e RS, Vuçiq tha se Serbia “e mbështet integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës, por e mbështet edhe integritetin territorial të Republikës Srpska”. Lidhur me vendimet e fundit të Përfaqësuesit të Lartë në këtë vend (Valentin Incko), të cilat çuan në reagime të ashpra nga Banja Lukë, presidenti i Serbisë tha “se vendimet e imponuara nuk janë kurrë të mira dhe se gjithçka që vendoset në Bosnjë-Hercegovinë (B-H) duhet të bëhet në interes dhe me pëlqimin e tre popujve atje. Ky është thelbi dhe fryma e Marrëveshjes së Dejtonit, jo imponimi i një zgjidhjeje”.

Dodik: Christian Schmidt Përfaqësues i Lartë jolegjitim

Vuçiq shpreson se askush nuk do të shkojë më larg në zbatimin e kompetencave të Bonit, e me rastin e vendimeve të Kuvendit të RS, ai tha se “nuk do të kishte vendime të atij parlamenti, po të mos kishte vendime të imponuara të ish-Përfaqësuesit të Lartë”. Vuçiq dhe Dodik theksuan edhe rëndësinë e unitetit politik serb në RS në këtë moment, dhe se kjo do të ishte e mirë edhe për Serbinë.

Anëtari serb i Presidencës së B-H, Milorad Dodik, përsëriti disa herë se Christian Smichd  është “një Përfaqësues i Lartë jolegjitim” dhe theksoi se “një faktor i huaj në B-H po përpiqet të shkatërrojë identitetin e serbëve dhe integritetin e RS dhe të zvogëlojë atë në një guaskë ligjore”. Dodik beson “se qëllimi i Christian Schmidtit është të centralizojë B-H dhe që këtë vend ta shndërrojë në një kundërshtar të Serbisë.” Si dëshmi për këtë, Dodik thotë se “Sarajeva nuk dëshiron të bashkohet me projektin Mini Shengenit”.

Dodiku dhe Vuçiqi në role të ndryshme

Presidenti i Serbisë prapë nuk e shprehu mendimin e tij lidhur me legjitimitetin e Përfaqësuesit të ri të Lartë, por përsëriti se “Schmidtin e njeh dhe se ata kanë pasur marrëdhënie korrekte. Por kjo nuk ka lidhje me imponimin e vendimeve”. “Serbia do të mbështesë të drejtat kushtetuese-ligjore si dhe të drejtat e RS që rrjedhin nga Dejtoni”, tha Vuçiq. Ky ishte edhe momenti kur Aleksandar Vuçiq vazhdoi deklaratën e mëparshme të Dodikut, se “Bakir Izetbegoviq po kërcënon me një lloj hakmarrjeje”, duke thënë se “nuk mund të pritet që Republika Srpska të shikojë duarkryq ata që në partitë e tyre e mbrojnë heqjen e Republikës Srpska”.

Vuçiq nënvizoi se ai “i kupton frustrimet e Milorad Dodik dhe se ajo që thotë Mile është shumë më e popullarizuar në mesin e serbëve. Por Serbia duhet të jetë e kujdesshme dhe të kujdeset për të gjitha aspektet”. “Serbia kujdeset në radhë të parë për rritjen e saj ekonomike, për paqen dhe atë që ne do t’u lëmë fëmijëve tanë në të ardhmen.”

Përveç temave politike, përfaqësuesit e Serbisë dhe RS diskutuan edhe për ekonominë. Ata folën për ndërtimin e rrugës nga Sremska Raça deri në Bijeljinë, për projektet e energjisë, hidrocentralet, si dhe mbështetjen e mëtejshme në fushën e politikës shëndetësore dhe sociale.

Si erdhëm deri këtu?

Duke komentuar deklaratat e përmendura, Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, thotë se “ajo që ne nuk kemi dëgjuar është pytja për të cilën duhet të përgjigjen Beogradi dhe Banja Luka: Pse erdhëm deri në këtë gjendje?“.

“Pasoja kryesore e të ashtuquajturit unitet politik, që është arritur në Republikën Srpska, është konfrontimi i tyre me Sarajevën dhe bashkësinë ndërkombëtare, e veçanërisht me Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë. Nëse gjërat vazhdojnë kështu, RS do të shkojë ngadalë në një izolim gjithnjë e më të thellë. Nëse gjërat vazhdojnë kështu, Dodiku do të zgjasë jetën e tij politike për një ose dy vjet, por ai e ka çuar RS në ngecje dhe sfida shumë të mëdha që kanë të bëjnë me mbijetesën e saj“, theksoi Janjiq në një deklaratë për Deutsche Wellen.

Ajo që shkruajnë mediat lokale nuk është tepër me rëndësi, por fakt është që Beogradi po izolohet gjithnjë e më shumë, e ky izolim do të thellohet, ndaj nuk ka asnjë arsye që Serbia të sakrifikojë të ardhmen e qytetarëve të saj për mbijetesën e Milorad Dodikut në pushtet, shtoi Janjiq.

Mendoj se edhe vetë Dodik është i vetëdijshëm për këtë, dhe se ai tani më shumë mbështet tek Orban dhe Moska sesa tek Vuçiqi. Por për shkak të kësaj, Serbia mund të zhytet në këtë problem, e kjo do të zgjerojë krizën dhe Serbia mund të futet në një krizë edhe më të thellë politike dhe rajonale“, theksoi Janjiq.

Bllokimi i Bosnjë-Hercegovinës në një Ballkan të hapur?

Dushan Janjiq thotë se Aleksandar Vuçiqi duhet të përcaktohet se cilën politikë do të ndjekë. “A është Vuçiqi për Ballkanin e hapur? Nëse vërtet e mbështet këtë ide, si përshtatet në këtë koncept Republika Srpska e izoluar? Ndaj Vuçiqi duhet t’u shpjegojë qytetarëve të Serbisë nëse do të përgatiten përsëri për vite sanksionesh ose konfliktesh, vetëm në mënyrë që Dodiku të mbetet në pushtet”.

Dushan Janjiq i sheh deklaratat e Dodikut dhe Vuçiqit ndaj prononcimeve të Izetbegoviqit nga perspektiva e politikës së mëparshme të Beogradit dhe Banjë Lukës dhe nga raporti i tyre me të kaluarën. Ata të dy flasin për të kaluarën, duke llogaritur në provokimin e emocioneve masive, me shpresë se kështu do të shtyjnë përpara agjendat e tyre për ndryshimin e kufijve, në mënyrë që të mos flitet për problemet reale me sundimin e ligjit dhe reformat. Ndaj Janjiq thotë se Vuçiqit nuk mund t’i besohet gjithmonë, sepse kur ai flet gjoja për Ballkanin e hapur, ky koncept nuk mund të realizohen me një Republikë Srpska të mbyllur dhe një Bosnjë-Hercegovinë të bllokuar”, përfundon Dushan Janjiq.

Bisedimet e Vuçiqit me Dodikun i ka mbështetur edhe një pjesë e opozitës serbe. Boshko Obradoviq, nga partia Dveri, thotë se në diskutim janë interesat e shtetit dhe jo politika ditore. Por pjesa tjetër e opozitës e sheh këtë si një opozitë private të Vuçiqit, që e përdor për qëllimet e veta./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksandar vuçiq christian schmidt dushan janjiq milorad dodik aleksandar vuçiq christian schmidt dushan janjiq milorad dodik

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj