LIVE UPDATES
Bota

Taksa 100%, serbët mbyllin të gjitha dyqanet në veri të Kosovës

2 Korrik 2019, 14:39 Nga DOSJA
Taksa 100%, serbët mbyllin të gjitha dyqanet në veri të

KOSOVË– Në veriun e Kosovës e banuar me shumicë serbe të hënën me u mbyllën të gjitha dyqanet ushqimore, barnatoret dhe pompat e benzinës. E gjithë kjo në shenjë proteste kundër taksës së vendosur nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë. Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës thonë, se në veri të Kosovës ka mungesë të ushqimeve bazike dhe e gjithë kjo për shkak të taksës, duke e paraqitur gjendjen në veri në prag të “të krizës humanitare”.

Njëri nga përfaqësuesit e Shoqatës së Afaristëve nga veriu i Kosovës, Radosh Petroviq, tha për mediet lokale në veri se, “shitoret u mbyllën për shkak të taksës dhe pamundësisë së biznesmenëve nga veriu i Kosovës për t’u marrë me aktivitetet e tyre”.

Qeveria e Kosovës reagon

I menjëhershëm ishte reagimi i qeverisë së Kosovës ndaj situatës së krijuar në veri. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se në veri do të hapen pika shitëse në bashkëpunim me bizneset kosovare, në mënyrë që qytetarët serbë të veriut të mbrohen nga Beogradi. “Simulimi i katastrofës humanitare nga ana e Serbisë, është një tjetër përpjekje e dështuar për destabilizim. Pas demaskimit të këtij skenari, të paralajmëruar kohë më parë, Qeveria e vendit, mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim”, shkroi në profilin e tij kryeministri Haradinaj, duke njoftuar për aksionin e hapjes së pikave shitëse në veri.  

Haradinaj bëri të ditur, se “në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e biznesit në Republikën e Kosovës dhe pas konsultave me të gjitha institucionet përkatëse, kemi organizuar hapjen e pikave të përkohshme shitëse me pakicë në veriun e vendit. Ky aksion, i kordinuar dhe planifikuar, ka për qëllim ofrimin e të gjitha produkteve elementare për banorët e asaj ane”. Asnjë qytetar nuk do të jetë “viktimë e luftës speciale që orkestrohet nga agjentë të jashtëm”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

Reagime ka pasur edhe nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. “Ajo që po ndodh në pjesën veriore të vendit nuk mund të quhet krizë humanitare”, tha ai. “Krizë humanitare nuk ka në Kosovë. Mund të ketë improvizim dhe tendenca të Serbisë, për t’i paraqitur si viktimë qytetarët serbë në veri të Kosovës. Prandaj, është shumë me rëndësi që e gjithë bota demokratike e njeh dhe e kupton realitetin, siç është edhe në veri dhe ky pretendim i ri i Serbisë është i dështuar”, tha në reagimin e tij, Presidenti Thaçi.

Reagime nga Serbia

Që nga vendosja e taksës 100% nga qeveria e Kosovës për produktet e Serbisë, sipas ministrit serb të Tregtisë dhe Industrisë Rasim Lajiq, Serbia ka humbur shumë.  “228 milionë më pak mallra nga Serbia janë dërguar në Kosovë që nga nëntori i vitit të shkuar e deri në fund të këtij muaji. Çmimi i mallrave në Kosovë është rritur me 5.3 për qind. Vetëm kontrabanduesit kanë përfituar nga kjo situatë ”, ka thënë ministri Lajiq.

Por, nga ana tjetër ministri  i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Endrit Shala, thotë se zbatimi i taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë, përveç efekteve politike në ndëshkim të qëndrimeve lobuese  të Serbisë kundër Kosovës, taksa ka prodhuar edhe efekte ekonomike sidomos te industria e prodhimit vendor, por ai nuk jep shifra.

Sidoqoftë, aktiviteti diplomatik i Serbisë kundër Kosovës dhe si kundërpërgjigje e kësaj, vendosja e taksës nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë, janë dy faktorët që bënë që tash e disa muaj të ndërpritet dialogu Kosovë-Serbi. Shkak i këtyre zhvillimeve u anulua edhe takimi i Parisit (vazhdimësi e Samitit të Berlinit), që duhej të mbahej më 1 korrik në Paris.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi serbet ikin nga kosova taksa 100% dialogu kosove-serbi serbet ikin nga kosova taksa 100%

Sondazh

Poll
Bota 2 Korrik 2019, 12:21

SHBA– Ivanka Trump ka dhënë një deklaratë të fortë për transportin publik, duke përbuzur të udhëtuarit me autobus. Ajo ka rrëfyer se nuk ka udhëtuar kurrë me mj...

Bota 29 Qershor 2019, 13:12

Jony Ive, fundi i një epoke të artë për Apple

Në fund të viteve 1990, “Apple” jetonte në lavditë e kaluara, kujtuar këtu shpikjen e kompjuterit të parë personal.Kjo ndryshoi kur “iMac”, i projektuar nga pro...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj