LIVE UPDATES
Bota

Talebanët rrethojnë luginën e Panjshirit, zona e vetme në të cilën nuk kanë kontroll, udhëheqësit e rezistencës nuk zm

24 Gusht 2021, 07:18 Nga DOSJA
Talebanët rrethojnë luginën e Panjshirit, zona e vetme në

AFGANISTAN-Talebanët po dërgojnë me qindra luftëtarë në Luginën Panjshir, 150 kilometra në veri të kryeqytetit afgan, Kabulit, në një përpjekje për të shuar një qëndresë në zhvillim, të udhëhequr nga djali i një luftëtari, i cili i ka sfiduar ata herën e fundit kur morën pushtetin në Afganistan, 20 vite më parë.

Dislokimi vjen disa orë pasi forcat që bashkëpunojnë me Frontin Kombëtar të Rezistencës të Ahmad Massoudit, në përbërje të të cilit ka ish-anëtarë të njësive të rregullta të ushtrisë afgane dhe forcave speciale si dhe luftëtarë të milicisë lokale, u përleshën me talebanët në Andarab, një rajon në jug të vendit pjesë e provincës Baghlan.

Javën e kaluar, në lëvizjet e para të asaj që shihet si rezistencë serioze, luftëtarët antitalebanë arritën të marrin kontrollin e tre qarqeve fqinje të Andarabit, të gjitha pranë luginës Panjshir, bastion i Massoudit. Të hënën talibanët pretenduan se i kishin rimarrë të treja qarqet.

Babai i Ahmad Massoudit, Ahmad Shah Massoud, i mbiquajtur “luani i Panjshir-it”, pengoi forcat sovjetike në vitet 1980 dhe talebanët në vitet 1990 që të pushtonin luginën e ngushtë e pothuajse të padepërtueshme. Djali i tij 32 vjeçar, i cili është trajnuar në akademinë ushtarake britanike “Sandhurst” dhe ka kryer studime mbi strategjinë e luftës në King’s College në Londër, shpreson të ndjekë gjurmët e babait të tij.

Talibanët kanë mbledhur forca pranë hyrjes së Panjshir-it një ditë pasi u zunë në pritë në zonat e luginës fqinje Andarab dhe mezi dolën prej andej“, shkruante në Twitter Amrullah Saleh, ish-Nënpresidenti i Afganistanit, i cili në mesjavë u vetëshpall udhëheqës i përkohshëm i vendit pas largimit nga Afganistani të Presidentit Ashraf Ghani. Saleh ka hyrë në Frontin Kombëtar të Rezistencës, megjithëse statusi i tij si president nuk njihet nga Fronti Kombëtar i Rezistencës, i thanë këshilltarët e Massoudit Zërit të Amerikës gjatë një bisede telefonike.

Gatishmëria për të luftuar

Talibanët i dhanë Massoudit katër orë afat të dielën për të dorëzuar Luginën Panjshir-it, duke thënë se ata po vendosnin forca “pasi zyrtarët shtetërorë vendas refuzuan ta dorëzonin atë në mënyrë paqësore”. Ahmad Massoudi kazhvilluar negociata me talebanët që kur lëvizja islamike mori pushtetin në Kabul një javë më parë, por një nga këshilltarët e tij i tha Zërit të Amerikës se bisedimet ishin bllokuar dhe duket se nuk kanë gjasa të përparojnë.

Nuk ka pasur përparim”, tha Ali Nazari, zëdhënësi i Massoudit. Bisedimet janë zhvilluar kryesisht në Pakistan përmes emisarëve, përfshirë xhaxhain e Ahmad Massoudit. Talibanët thanë se do të krijojnë një qeveri të centralizuar dhe nuk do të zhvillojnë zgjedhje. Për t’i dhënë fund rezistencës së tij në lindje, Massoudi po kërkon në këmbim zhvillimin e zgjedhjeve, decentralizim të qeverisë, me rajone dhe krahina gjysmë-autonome, dhe që talebanët të garantojnë të drejtat civile.

Të dielën, Massoudi i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ai nuk donte luftë. “Ne duam t’i bëjmë talebanët të kuptojnë se e vetmja rrugë përpara është përmes negociatave“, tha ai gjatë një bisede telefonike. Por ai shtoi se luftëtarët e tij janë gati të luftojnë. “Ata duan t’i rezistojnë çdo regjimi totalitar“, tha ai.

Zëdhënësi i tij, Nazari, duke folur nga një vendndodhje që nuk donte ta bënte të ditur, i tha Zërit të Amerikës se rezistenca ka forcë të mjaftueshme për të mbajtur talebanët jashtë luginës, pranë Hindu Kush-it, ku banojnë më shumë se 100,000 njerëz. Ai tha se Massoudi kishte hapur negociatat me talebanët ashtu sikurse babai i tij në 1995 me shpresën për të shmangur gjakderdhjen.

Fahim Dashty ndodhet në rajonin Panjshir dhe punon ngushtë me Ahmed Massoudin.

Paqja dhe negociatat janë përparësi për ne. I shohim si shumë të rëndësishme. Besojmë se e ardhmja e Afganistanit mund të ndërtohet vetëm përmes paqes dhe negociatave, një e ardhme që do të jetë e pranueshme për të gjithë afganët, një e ardhme që na mundëson të jetojmë brenda Afganistanit me njëri-tjetrin dhe të jetojmë me pjesën tjetër të botës, një e ardhme në të cilën do të krijohet një qeveri përfaqësuese e njerëzve nga i gjithë Afganistani, një e ardhme ku do të siguroheshin të drejta, siç janë ato të njeriut, të drejtat e grave e do të garantohej drejtësi sociale“, tha ai për Zërin e Amerikës.

Ka disa mesazhe që po shkëmbehen mes talibanëve dhe frontit të rezistencës. Ne tashmë i kemi dërguar këto mesazh talebanëve. Ne mezi presim të shohim disa hapa seriozë prej tyre“.

I pyetur se çfarë konsideronte me hapa seriozë, ai u përgjigj: “Hyrja në negociata serioze dhe synimi për të arritur paqen dhe stabilitetin përmes negociatave“.

Javën e kaluar në një artikull në Washington Post, Massoud i bëri thirrje Perëndimit të mbështeste rezistencën e tij. “Talibanët nuk janë problem vetëm për popullin afgan. Nën kontrollin e talebanëve, Afganistani pa dyshim do të bëhet qendra e terrorizmit radikal islamik; komplotet kundër demokracive do të zhvillohen edhe një herë prej këndej”, paralajmëronte ai. Ai shtoi se materialet dhe pajisjet ushtarake që Fronti i tij ka grumbulluar mund të shterohen shpejt në mungesë të furnizimeve nga fuqitë e jashtme.

Massoud ka ruajtur armë dhe materiale gjatë dy viteve të fundit, që kur SHBA filloi bisedimet me talebanët. Milicia e tij lokale është rritur, thonë ndihmësit e tij, me një dyndje të disa mijëra ish-anëtarëve të ushtrisë afgane, përfshirë anëtarë të njësive të forcave speciale dhe vullnetarë nga milicitë e tjera nga Afganistani verior dhe perëndimor.

Ushtarët e mbetur të ushtrisë afgane sollën me vete 6 helikopterë dhe pajisje të tjera dhe Fronti Kombëtar i Rezistencës ka 12 tanke të epokës sovjetike, thonë burimet antitalebane. Ata gjithashtu kanë raketa hedhëse ruse BM-21 Grad.

Nazari i tha Zërit të Amerikës Massoudi është mjaft i sigurt se ai mund ta vazhdojë rezistencën deri në dimër, kur luftimet do të pakësohen dhe moti i keq sezonal do të ndalojë një ofensivë talebane. “Talibanët do të mund të bëjnë më pak lëvizje në dimër“, tha ai.

Pra, ne besojmë se mund ta mbajmë rezistencën deri në dimër. Por përsëri, është e vështirë të thuhet. Intensiteti i luftimeve do të ulet“, shtoi ai. “Nëse luftimet intensifikohen në ditët ose javët e ardhshme, mund të ketë një dritare të shkurtër mundësish për Perëndimin për të mbështetur Frontin Kombëtar të Rezistencës dhe kjo dritare mund të mbyllet shumë më herët nga sa e prisnim“, pohon Nazari.

Duke parë drejt Perëndimit

Nazari tha se Massoudi nuk ka kërkuar asgjë nga vendet fqinje, përfshirë Taxhikistanin, i cili ndihmoi babanë e tij. Përqëndrimi i tij ka qenë tek fuqitë perëndimore. Ndërsa nuk kishte ende një përgjigje nga qeveritë perëndimore, ligjvënësit amerikanë kanë qenë në kontakt. Vitin e kaluar, Massoudi u takua në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron, një takim i organizuar nga filozofi francez Bernard-Henri Levy, një mik i vjetër i babait të tij.

Nazari thotë se: “ne besojmë se vendet perëndimore duhet të qëndrojnë të angazhuara për shkak të kërcënimit që vjen nga terrorizmi. Terrorizmi ende ekziston. Terrorizmi ndërkombëtar ende ekziston dhe ai do të forcohet vetvetiu dhe do të jetë më i fortë në krahasim me vitin 2001. Do të ketë një al-Kaidë të guximshme, ISIS-i gjithashtu (Shtetin Islamik). Do të ketë grupe të tjera të copëtuara. Aktualisht ekziston një grup taleban shumë i fuqishëm. Pra është shumë e rëndësishme të mbash një aleat brenda Afganistanit. Thjesht nuk ka kuptim që bota perëndimore të braktisë aleatët natyrorë të saj, njerëz që mund të luftojnë terrorizmin, të cilët mund t’i rezistojnë gjallërimit së terrorizmit”.

E gjithë kjo është një jehonë e frikshme, por edhe e dhimbshme e situatës gjatë sundimit të talebanëve, para sulmeve terroriste të 11 shtatorit“, thotë Toby Harnden, autor i librit “Viktima e parë: Historia e parrëfyer e betejës që nisi luftën në Afganistan”.

Lugina Panjshir ishte terreni i sigurt për CIA-n në Afganistan para 11 Shtatorit. Pjesa e saj malore së bashku me luftëtarët e Ahmad Shah Massoudit, shumë prej të cilëve veteranë të luftës kundër ushtrisë sovjetike, e bënë atë një terren të fortifikuar ku talebanët nuk mund të depërtonin“, shton Harnden.

Ekspertët ushtarakë thonë se pa mbështetjen e jashtme, është e vështirë të vlerësohet se sa kohë Massoudi mund t’i mbajë talebanët jashtë luginës dhe furnizimi do të jetë i vështirë gjithashtu. Panjshir nuk ka aeroport dhe talebanët teorikisht kanë rrethuar tashmë luginën dhe “askush nuk mund t’i përgjigjet pyetjes edhe për sa kohë?”

“Ka shumë elemente që duhen marrë në konsideratë” i tha Zërit të Amerikës një ish-oficer i CIA -s, i cili e njeh mirë luginën. “Sovjetikët kurrë nuk hynë aty realisht; dhe talebanët kanë bërë vetëm pak përparim në Panjshir“, thotë ai. Ai shton se nuk është e qartë, se sa shpejt talebanët do të jenë në gjendje të kryejnë një ofensivë të madhe.

Këshilltarët e Massoudit thonë se ata besojnë se talebanët kanë shumë dobësi. “Ata nuk janë një grup i fortë ushtarake siç po i shohim duke u portretizuar në media”, thotë Nazari. “Ata kanë mungesë njerëzish dhe janë të stërngarkuar. Atyre u mungon mbështetja popullore. Ata kanë vetëm 75,000 luftëtarë për të kontrolluar një vend prej 38 milionësh“, shton ai.

“Një rrezik kyç për talebanët në raport me rezistencën në Panjshir është prishja e pakteve lokale që islamistët arritën me pleqtë e fiseve dhe kryekomandantët lokalë” thotë një oficer tjetër i inteligjencës perëndimore që ka shërbyer në Afganistan. “Ata i hapën rrugën talebanëve deri në Kabul”, shton ai. Shumë prej pakteve u lidhën sepse pleqtë e fiseve e të tjerë supozuan se talebanët do të ishin fitimtarë dhe “nëse përshtypja fiton terren, ata mund të sfidohen, atëherë grupet e tjera mund të vendosin të rezistojnë. Mos harroni thënien afgane: mund të më punësosh, por nuk mund të më blesh“, shton ai./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota amrullah saleh lufta ne afganistan zabihullah mujahid amrullah saleh lufta ne afganistan zabihullah mujahid

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje