LIVE UPDATES
Bota

Të drejtat e grave në Amerikë po sulmohen, debate për ligjin e abortit në SHBA

5 Maj 2022, 17:01 Nga DOSJA
Të drejtat e grave në Amerikë po sulmohen, debate për ligjin

SHBA- Kongresi amerikan është tronditur nga një dokument i Gjykatës së Lartë amerikane, që rrodhi në shtyp, ku tregohet se gjykata mund të vendosë të rrëzojë vendimin e marrë për çështjen “Roe kundër Wade”, që legalizoi abortin në Shtetet e Bashkuara rreth 50 vite më parë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, republikanët konservatorë, që kanë punuar prej dekadash për këtë qëllim, e lavdëruan projektvendimin e gjykatës, kurse ligjvënësit demokratë u zotuan ta kundërshtojnë atë.

Është rikthyer sërish në vëmendje një nga debatet më të nxehta të Amerikës.

“Jam jashtëzakonisht e zemëruar, sepse një Gjykatë e Lartë ekstremiste, pesë persona, mendojnë se mund t’u imponohen dhjetëra miliona grave në mbarë vendin. Vendimet që ne marrim për jetën tonë, për ta janë të gabuara”, tha Senatorja demokrate Elizabeth Warren.

Edhe ata që e kundërshtojnë abortin reagojnë me emocion.

“Kjo ka domethënie të madhe për ne. Ky është momenti për të cilin kemi luftuar. I kemi parë trupat e vdekur. Kemi parë trupat e shpërfytyruar të viktimave të abortit”, thotë Kristin, kundërshtare e të drejtës së abortit.

Ligjvënësit demokratë kritikuan dokumentin, që zbuloi se shumica e anëtarëve të gjykatës më të lartë amerikane mbështesin heqjen e së drejtës për të abortuar. Nëse gjykata rrëzon vendimin historik të marrë 50 vjet më parë, që legalizoi abortin, demokratët thonë se kjo do të ketë një ndikim të gjerë.

“Të drejtat e grave në Amerikë po sulmohen. Nëse gjykata rrëzon vendimin për “Roe kundër Wade”, ky do të jetë një sulm i drejpërdrejtë ndaj lirisë, ndaj së drejtës themelore për vetëvendosje, që u takon të gjithë amerikanëve”, tha Nënpresidentja Kamala Harris.

Por, megjithëse nënpresidentja ka të drejtën e hedhjes së votës përcaktuese në Senat, duke i dhënë kështu kontrollin demokratëve, drejtuesi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, nuk i ka votat e mjaftueshme për të miratuar një ligj, që do ta mbronte të drejtën e abortit në nivel federal. Ai tha se sidoqoftë do të kërkojë të votohet për këtë javën e ardhshme.

“Çdo amerikan duhet të shohë se ku qëndron secili senator. Zgjedhjet e këtij nëntori do të kenë pasoja, pasi të drejtat e 100 milionë grave do të përcaktohen nga votat që do të ndihmojnë për ta luftuar këtë vendim të tmerrshëm të gjykatës”, tha zoti Schumer.

Rrëzimi i vendimit për çështjen Roe kundër Wade do ta vendoste temën në epiqendër të zgjedhjeve të mesmandatit. Në rang kombëtar, rreth 54% e amerikanëve mbështesin abortin e ligjshëm.

Konservatorët kanë punuar me vite për të rrëzuar vendimin e çështjes Roe kundër Wade, dhe shumë mbështetën ish-Presidentin Donald Trump për shkak të gjykatësve anti-abort që ai emëroi në Gjykatën e Lartë.

“Lufta për të mbrojtur jetën i përmbahet idealeve tona më të larta, pasionit tonë për drejtësi, përkushtimit tonë ndaj të drejtave të njeriut, dhe dhimbshurisë për të pafajshmit dhe të pambrojturit. I jam mirënjohës të gjithë amerikanëve që luftuan për t’u siguruar se do të mbrohet e drejta e qenieve të pambrojtura njerëzore për të jetuar”, tha John Thune, senator republikan.

Por, kreu i republikanëve në Senat paralajmëroi se gjykatësit ende nuk kanë nxjerrë një opinion përfundimtar dhe se nuk duhet të influencohen nga rrjedhja në shtyp e një projektvendimi.

“Gjykata duhet të mos ndikohet nga zhurma nga jashtë dhe anëtarët e saj duhet të ndjehen krejtësisht të lirë të bëjnë punën e tyre. Ata duhet të ndjekin faktet dhe orientimin që jep ligji”, tha Senatori McConnell.

Gjykata e Lartë amerikane pritet të publikojë një opinion përfundimtar gjatë javëve në vazhdim. Nëse merret vendimi i pasqyruar në dokumentin e rrjedhur në shtyp, kjo do ta bëjë pothuajse menjëherë të paligjshëm abortin në 13 shtete amerikane dhe do të çelë rrugën për 19 shtete të tjera që të miratojnë ligje për ta ndaluar këtë proçedurë./VOA/

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota kamala harris ligji i abortit ne shba kamala harris ligji i abortit ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj