LIVE UPDATES
Politike

‘Të gënjen dhe për orën, e çoi PD në greminë’, Patozi ndryshon mendim për Bashën: Jam i hapur për bashkëp

18 Shtator 2019, 14:51 Nga DOSJA
‘Të gënjen dhe për orën, e çoi PD në

TIRANË- Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, sheh si zgjidhje për krizën politike që po kalon vendi vetëm zgjedhjet e parakohshme. Në një intervistë për ABC News, Patozi shprehet i hapur për bashkëpunim me Partinë Demokratike, nëse kanë së bashku këtë pikësynim.

Kriza e thellë politike zgjidhjet vetëm me zgjedhje të parakohshme. Kjo është rruga e vetme që Astrit Patozi sheh për një normalizim të situatës politike, ku përballë njëra tjetrës janë një mazhorancë e mbingopur me pushtet dhe një opozite të papërfaqësuar në asnjë institucion.

“Ne sot jemi në kushtet që qeveria dhe mazhoranca vuan mbipeshën nga një pushtet i pamerituar dhe një pjesë që është dhuruar prej opozitës. Nga ana tjetër opozita që vuan gati mungesën totale të gjitha pushteteve. Mendojmë se zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri dhe janë e vetmja rrugë për ta zgjidhur këtë krizë përfaqësimi dhe për ta çuar këtë shoqëri në ekuilibrat që sot i mungojnë në mënyrë drastike. Është detyrim ekskluziv i opozitës që ta detyrojë qeverinë që të pranojë zgjedhjet e parakohshme që do t’i japin fund krizës dhe nuk do ta çojnë vendin në zvarritje”, tha Patozi.

Madje Astrit Patozi deklaron se nuk do t’i thoshte jo një ftesë për bashkëpunim me Lulzim Bashën nëse si pikësynim final do të ishin zgjedhjet e parakohshme.

Unë nuk përjashtoj dhe nuk paragjykoj askënd, sidomos një formacion i cili është opozitar po ashtu si Bindja Demokratike. Unë shpresoj, nuk dua të flas për një gjë që nuk ka ndodhur, për një gjë që është ende në kuadrin e një thashethemi, por ajo që ka rëndësi është që ne të konvergojmë, do doja që çdo formacion opozitar të jepte kontributin e tij në funksion të arritjes së objektivit që janë zgjedhjet e parakohshme. Nëse PD dhe çdo parti tjetër opozitare punon dhe e tregon që është në funksion të këtij qëllimi sigurisht që ne kemi të njëjtin objektiv dhe do të shikojmë të gjitha format e bashkëpunimit”, tha Patozi.

Por kreu i Bindjes Demokratike nuk i vlerëson serioze qëndrimet e kreut të opozitës, Basha, se kriza mund të zgjidhet përmes një dialogu të brendshëm, duke rikthyer në memorie qëndrimet e mbajtura për reformën në drejtësi.

Sa më e rëndë që të jetë situata dhe e tillë është në Shqipëri, aq më shumë nevojë kemi për partnerët tanë ndërkombëtarë të cilët nuk kanë munguar në asnjë rast kur ne kemi pasur kriza. Deklaratat patetike të disa surrealistëve të vonuar apo që këtë funksion e ushtrojnë part time mua gjithmonë më kanë shkaktuar të qeshura sepse kujtoj seancën për reformën në drejtës në Kuvend ku u ngritën 140 kartona jeshilë dhe bashkë me Lulzim Bashën në llozhë bëheshin 141, kjo deviza e ndërtimit të demokracisë është një reminishencë e së shkuarës. Ne kemi shumë nevojë për praninë e ndërkombëtarëve, sidomos për situatën ku gjendemi sepse ne gjëmën më të madhe këtij vendi e kemi bërë kur kanë humbur pak vëmendjen ose kur na kanë lënë ne që ta zgjidhim vetë”, tha Patozi.

Thirrjet e ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore Patozi i vlerëson si pozitive, por nuk është shumë optimist për vullnetin e klasës politike dhe më konkretisht i Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Sipas Patozit, kriza nuk do të zgjidhet me ndërhyrje estetike në Kod, por me reformë të thellë në sistem.

“Përse duhet më ky sistem i cili është provuar që nuk prodhon as demokraci dhe as stabilitet. Nuk do ishte e udhës që thjesht dhe vetëm të rregullonim disa nene të Kodit elektoral qoftë duke pasur si busull projektuese rekomandimet e OSBE/ODIHR”, tha Patozi.

Marrë nga ABC News Albania 24/7

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi bindja demokratike kriza politike lulzim basha astrit patozi bindja demokratike kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj