Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KIEV- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë. Në njoftimin e bërë të shtunën (12 shkurt), Ministria ka këshilluar po ashtu të mos udhëtohet drejt Ukrainës ku ekziston rreziku për luftë. Ndërkohë, nuk janë dhënë detaje se sa është numri i shtetasve shqiptarë në Ukrainë. Deri më tani vendet si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermani, Estonia, Norvegjia e Holanda, u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina.
Në rajonin e Ballkanit, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u kanë bërë thirrje qytetarëve të vet që përkohësisht të lëshojnë Ukrainën po ashtu. Autoritetet e Kosovës deri më tani nuk kanë bërë ndonjë thirrje të tillë. Më herët, të shtunën, u bë e ditur se Shtetet e Bashkuara do të evakuojnë Ambasadën e tyre në Kiev pasi zyrtarët e inteligjencës amerikane paralajmërojnë se një pushtim rus i Ukrainës është gjithnjë e më i afërt.
Masa e re vjen pasi Uashingtoni ka përshkallëzuar paralajmërimet për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës, duke thënë se mund të ndodhë në çdo moment. Një operacion i madh ushtarak kundër Ukrainës mund të fillojë “çdo ditë tani”, madje edhe para përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore, tha më 11 shkurt këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. Ai u bëri thirrje të gjithë amerikanëve që të largohen menjëherë nga Ukraina.
“Nëse qëndroni, po rrezikoni”, tha ai.
Rusia ka mohuar se grumbullimi prej më shumë se 100,000 ushtarësh dhe pajisjeve ushtarake në zonat afër kufirit me Ukrainën është paralajmërim për një pushtim të mundshëm.
Marrë nga REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHBA– Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar pas bisedës telefonike që pati me Ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov lidhur me konflikti...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta shpërndau njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë ku u bëhet thirrje qytetarëve shqiptarë të largohen ...
BERLIN- Nga njëra shtetet perëndimore vazhdojnë të kërkojnë rrugën diplomatike me Rusinë, nga ana tjetër po bëhen përgatitje, nëse situata shkallëzohet deri në ...
TIRANË– Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kërkuar nga të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Ukrainë që të largohen sa më parë nga ve...
UKRAINË– Një mësues i gjuhës angleze në Ukrainë nuk ia ka vënë veshin thirrjeve të presidentit amerikan Joe Biden që të gjithë shtetasit amerikanë të...
LONDON– Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka kërkuar që të gjithë shtetasit britanikë të largohen nga Ukrania, pasi rrezikohet që vendi të...
BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe shkrimtarja Biljana Srbljanoviç janë përballur me njëri-tjetrin për çështj...
BRITANI E MADHE– Shënohet viktima e parë e një pacienti të regjistruar me ethe Lassa në Britaninë e Madhe. Viktima që u infektua nga kjo sëmundje i përkis...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar letër homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç, me rastin e ditës së ...
Mijëra vetë nga e gjithë Franca janë nisur në autokolona drejt Parisit për të protestuar kundër kufizimeve të pandemisë. Policia ka marrë urdhër të veprojë e ...