6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për hapjen e Partisë Demokratike. Në një intervistë për “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, Basha tha se do të duhet më shumë investim nga ai dhe nga bashkëpuntoret por ata që e kanë veten e tyre larg partisë demokratike apo janë larguar pikërisht pas përçarjes kanë nisur të afrohen. Basha nuk preferoi të thoshte emra.
Pjesë nga intervista:
Pyetja: Z.Basha, ju në të gjitha deklaratat tuaja për mediat, në çdo konference, por edhe gjatë kësaj interviste, e përmendni shpesh trekëndëshin e bermudës. Por nga ana tjetër, është vetë Sali Berisha që iu akuzon për një bashkëpunim me kryeministrin Rama. Sa herë e dëgjoni këtë, sepse po aq shpesh përmendet dhe nga ana tjetër? Çfarë iu thotë kjo fjali, kjo akuzë?
Përgjigje: Mendoj që dua ta rakordoj këtë pjesë, do ta rakordoj më mirë me Ramën, sepse u bë kohë që Rama nuk e fsheh dot admirimin për Sali Berishen, publikisht.
Pyetje: Si e shpjegoni këtë?
Përgjigje: Besoj që ajo me të cilën e filluat pyetjen, e shpjegon. Trekëndëshi i bermudës. Mënyra se si e thotë, nuk është bindëse. Kështu që, sugjerimi im, do të ishte ta rakordoj këtë pjesë më mirë me Ramën, sepse ndërkohë Rama, siç e patë, edhe këto dy- tre ditët e fundit, si në shprehje publike, por edhe më përpara në parlament, nuk arrin ta fshehë dot admirimin për Sali Berishën.
Pyetje: Z.Basha, sa mund të rrijë bashkë Rama-Berisha?
Përgjigje: Trekëndëshi i bermudës, bashkohet nga kultura e vjetër politike, që sapo ua përshkrova më sipër. Nga kulti i individit, nga linçimi, nga shpifja, nga shpikja prej asgjëje, nga politika si sport, si lojë, por dhe si mjet, për pushtet dhe pasurim personal, dhe s’ka të bëjë me kulturën politike që unë përfaqësoj. Dhe që sot rrezaton kudo, në një parti demokratike të çliruar nga një mal që kemi patur mbi shpatulla, dhe po rrezaton gjithmonë e më shumë në shoqëri. Politika nuk është e përjetshme, nuk mund të jesh përjetë në politikë. Pushteti nuk është i përjetshëm, politika nuk mund të jetë nje mjet pasurimi. Shpifja dhe linçimi ndaj kundërshtarit politik, nuk është politikë, por është një mënyrë për të krijuar ndasi të rrezikshme, shkatërrimtare dhe asgjësim të të vërtetës. Sepse përndryshe, si e shpjegoni që janë kundër vettingut të politikanëve?! Se aty ndahet e vërteta dhe gënjeshtra! Çfarëdo akuzash të hidhen ndaj meje, dhe ata përsërisin të njëjtat akuza, po ti shikoni, edhe me të njëjtat fjalë, për çfarë akuzon Edi Rama, për çfarë akuzon Sali Berisha dhe Ilir Meta, janë të njëjtat akuza me të njëjtat shprehje. A thua se mblidhen në odë natën vonë, vendosin, dhe pastaj dalin të nesërmen dhe sulmojnë kryetarin e partisë demokratike, kryetarin e e opozitës, me të njëjtat akuza. Po mirë! Shumë mirë! Le ti marrim këto akuzat e tyre ndaj meje. Le të fillojë vettingu politik ndaj meje! Jua kam bërë këtë ofertë! Mjafton, që të votojnë vettingun politik. I kemi çuar amendamentet. Venecia i ka dhënë dritën jeshile që në 2018. Urdhëroni ta votojmë vettingun politik. Të fillojë vettingu politik nga unë, por të vazhdoje me ata të tre, dhe të gjithë politikanët kryesore në vend. Kjo është përgjigjia ime.
Pyetje: Z.Basha, duke qenë se flasim për foltoren, e cila vijon, dhe ju e dhatë qëndrimin tuaj, nga ana tjetër është thënë gjithmonë, mundësia e madhe për një tjetër për një tjetër proteste, që nuk dihet, mund të jetë si ajo e 8 janarit, ne forma të ndryshme, sikurse e ka shprehur z. Berisha dhe mbështetësit e tij. Ju prisni një rikthim në selinë e partisë demokratike, si ajo e 8 janarit?
Përgjigje: Shiko! Ajo që ne e kemi në qendër të vëmendjes tani……
Pyetje:.Keni shprehur që i keni marrë masat, keni marrë çdo masë. Si është?
Përgjigje: Është e njëjta gjë. Prandaj nuk desha të bëhem përsëritës. Partia demokratike e ka provuar se është e gatshme, të përballet me çdo situatë. Ndërsa kjo që thoni ju, është një pjesë e vogël e shërbimit, që një nga brinjët e trekendëshit të bermudës, vazhdon t’iu bëjë dy brinjëve të tjera, në veçanti pushtetit dhe Edi Ramës. Sepse çdo moment që ne konsumojmë me sulmet e Sali Berishës, kundër partisë demokratike, është një moment i humbur për qytetarët dhe për interesin publik. Kur duhet të flisnim për korrupsionin e qeverisë, duhet të flisnim për pandëshkueshmërinë, duhet të flisnim për korrupsionin e inceneratorëve, duhet të flisnim për rrugët e florinjta, që po shkojne 5-fish, 6-fish i çmimit, krahasuar me të njëjtat projekte në vendet e tjera të rajonit, duhet të flisnim për varfërinë dhe rrugët për të nxjerrë nga varfëria shumicën e shqipëtarëve, të cilët po zhyten përditë e më shumë në mjerim ekonomik. Duhet tëflianim për pandeminë, duhet të flisnim për shëndetësinë, për arsimin. Pra, e shikoni pra, se si në pesë muaj, investimi më i mirë i Edi Ramës, për të mbuluar dështimet dhe korrupsionin e tij, është Sali Berisha, foltorja, dhe përpjekja e tij për të penguar aksionin opozitar dhe partinë demokratike. Nuk ia ka dalë! Ne ia kemi dalë, të përballemi me tre brinjët e trekëndëshit të bermudës dhe do vazhdojmë të përballemi hap pas hapi. Ku e gjejmë forcën? Tek ajo që iu thashë në fillim. Të tre bashkë, janë më të vegjël, më të paktë, janë pakica absolute në këtë vend. Ndërsa ne, që në pamje të parë mund të dukemi të vetëm përpara tre faktorëve politik, jemi shumica, sepse përfaqësojmë shumicën, që është e lodhur dhe iu ka ardhur në majë të hundës, me truket dhe lojrat e trekëndëshit të bermudës, që bëhen për një arsye, qëllimin e tyre për të qëndruar përjetë në pushtet, pasurimin e paligjshëm në kurriz të varfërimit të shumicës së shqipëtarëve dhe vjedhjes së ëndrrave dhe aspiratave të tyre, për një të nesërme më të mirë për veten e tyre dhe për fëmijët e tyre.
Pyetje: Në këtë logjikë, do ta vijoni turin me bazën zoti Basha dhe pse pikërisht tani? Pse nuk u bë më përpara?
Përgjigje: Kontakti im me demokratët është i pandërprerë. Nuk është se po ndodh tani, dhe s’ka ndodhur para 6 muajsh, para 10 muajsh, para një viti. Vit për vit, kontakti im me demokratët, merr dhe këtë formë, që ju e quani të turit, vizive, që është e dukshme për median, por dhe kontaktin e përditshëm, që mund të mos jetë në sytë e medias. E rëndësishme është kjo, që pavarësisht gjithë këtyre ngjarjeve, prania, qoftë në takimet e vogla qoftë në sallat e mbushura, niveli i përfaqësimit, cilësia e përfaqësimit, numri i atyre që po kthehen, faktorëve shoqëror, që gjithmonë e më shumë e shohin veten tek partia demokratike dhe tek aksioni ynë politik, shtohen. Dhe kjo është një e vërtetë që mund ta tërbojë trekëndëshin e bermudës. Sepse tregon se ata pavarësisht se kanë të gjithë instrumentat, qeveria ka gjithë instrumentat e pushtetit. Të tre bashkë përfaqësojnë shumëzuar për tre, 90 vjet investim politik, një shekull investim politik, prapë se prapë, nuk ia kanë dalë të zbehin, por e kanë forcuar vendosmërinë e partisë demokratike, për të çuar deri në fund misionin me të cilin ka lindur, një Shqipëri normale, europiane. Rreth kësaj tani po konvergojnë interesat e gjithë grupeve shoqërore. Le të flasim për shembull për sipërmarrjen, ku ësht shkatërruar konkurrenca. Konvergon drejt partisë demokratike sepse te ne shohin shpresën për të rikthyer dhe njëherë një ekonomi, me rregulla të barabarta, me konkurrencë të ndershme, ku secili bën përpara në bazë të aftësisë dhe jo në bazë të cilit ministër njeh, e sa orë shpenzon me kryeministrin. Apo le të marrim shëndetësinë dhe arsimin , të cilat janë në kolapsin më të thellë të këtyre 30 viteve, pavarësisht prej taksave të rritura , gjobat, ryshfetit, faturave, prapë se prapë shërbimet publike, duke filluar siç e thashë me arsimin dhe shëndetësinë, janë në ditën e tyre më të zezë. Mësuesit, punonjësit e shëndetësisë, të cilët e kanë parë, pjesërisht apo plotësisht, programin tonë të shpaloset. Tani shoh një parti demokratike, jo vetëm me vizion dhe program, por dhe të shkëputur siç e thashë, nga hijet e të shkuarës, dhe kjo në vetvete i mbush me shpresë, që vendi e ka nje alternativë. Dhe kjo alternativë nuk është një parti, që synon pushtetin për hir të pushtetit, por që synon të sjellë jo thjesht një ndryshim politik, por një ndryshim kulturor. Një politikë që bëhet për njerëzit dhe nga njerëzit, që do të thotë një politikë që i arrin qëllimet e veta, votë-besohet dhe ecën përpara, nuk ia arrin, largohet me votë, dhe kështu ecet përpara. Dhe këtu zenë vend edhe propozimet tona politike, duke përfshirë kufizimin e mandateve të kryeministrit, reformën kushtetuese, reformën territoriale dhe gjithë hapat e tjerë në parlament.
Pyetje: Z.Basha, komisioni i rithemelimit, vijon tiu quaj nje kryetar të shkarkuar të PD. Duke qenë se vijon të jetë kjo situata që ju i quajtët sulme, si e zgjidhjen e kësaj situate? Ndoshta mund të jetë kjo me kohën, parashikoni një tërheqje nga ana e zotit Berisha? Si do të marrë fund kjo?
Përgjigje: Nuk êshtë fokusi ynë, as Berisha, as ata që për hir të interesave personale të Berishës apo interesave të tyre personale, apo të lidhur nga gjynahet, në raport me sakrificën e demokratëve, apo në raport me korrupsionin dhe gjynahet ndaj shqipëtarëve, janë bërë bashkë. Dhe janë bërë bashkë jo thjesht me njëri tjetrin, janë bërë bashkë në trekëndëshin e bermudës. Shqetësimi ynë kryesor dhe objektivi ynë kryesor, është të kthejmë Shqipërinë në normalitet. Dhe për këtë kemi vendosur qartë stacionet në të cilat do të ecim. Ti kthejmë politikës fytyrën njerëzore, tia kthejmë institucionet qytetarëve, si parakusht për një ekonomi normale që prodhon vende pune dhe mirëqenie. Si ti kthejmë politikës fytyrën njerëzore? Vettingu i politikanëve, reformë kushtetuese, e cila balancon dhe kontrollon pushtetet. Zgjedhje të lira të ndershme përmes një sistemi zgjedhor dhe një reforme zgjedhore, e cila nuk u bë kurrë, siç e thotë transparenti “International” në raportin e fundit. Ky është një parakusht që institucionet ti kthehen qytetarëve, mos të jenë më vegla në duart e një grushti politikanësh të trekëndëshit të bermudës. Dhe vetëm kështu ekonomia mund të bëjë përpara, dhe mund të krijohet punësim apo shanset për punësim për qytetarët shqipëtarë, për mirëqenie, për qytetarët shqipëtarë dhe familjet e tyre.
Pyetje: Ndalemi pak tani tek seanca plenare. Ku në fakt pas katër muajsh rikthehet zoti Sali Berisha në parlament. Si ndiheni tani që keni dy kundërshtarë në parlament? Sepse ju flisni për trekëndëshin e bermudës, por tani në sallën e seancës plenare janë dy figura politike, Rama-Berisha, që janë kundër jush. Si e shihni mbarëvajtjen e këtyre seancave, debatet?
Përgjigje: Nuk shoh ndonjë sfidë të veçantë këtu. Sepse edhe në këto katër muaj besoj Edi Rama e ka plotësuar denjësisht mungesën e Sali Berishës.
Pyetje: Pra shihni seanca që do të vijojnë njësoj?
Përgjigje: Ne kemi detyrën tonë. Detyra jonë nuk ka të bëjë me individin Edi Rama apo individin Sali Berisha. Ka të bëjë me betejën kundër të keqes, ka të bëjë me shpalosjen e alternativës. Qytetarët kërkojnë që opozita ta bëjë këtë detyrë kudo, duke përfshirë dhe sallën e parlamentit. Ndërsa ne e kemi thënë prej fillimit, që arsyeja e parë kryesore për të qenë në atë sallë, nuk është sepse kemi pranuar 25 prillin si legjitim, nuk e kemi pranuar dhe nuk e pranojmë kurrë, po për ta përdorur dhe atë sallë, që në kohën më të shkurtër të mundshme, ti kthejmë shqipëtarëve instrumentat për rikthimin e demokracisë dhe legjitimitetit.
Pyetje: z. Basha ku ndahet dhe ku bashkohet Basha dhe Rama për sytë tuaj, në përceptimin tuaj në politike? Çfarë kanë të përbashkët dhe çfarë kanë ndryshe duke qene se ka vite qe njifet e gjithë kjo situatë, gjitha ato çka kanë kaluar Shqipëria, gjithëcka pra në të dyja kohet e pushteteve?
Lulzim Basha: Unë kam besuar prej fillimit se arma më e ftohtë e njeriut në politikë ose jo është e verteta edhe kur përballesh me sfida personale të çfarë do natyre, e vërteta është ajo që të nxjerr faqebardhë. E vërteta mund të jete e hidhur, mund të jete e embël ose asnjëra prej të dyjave. Dhe mendoj se këto vite në politikë kjo vlerë e ushqyer që në fëmijëri nga familja ime por dhe pjesë e formimit tim me mënyren se si jam formuar në veçanti në ato vite formatime për njeriun. Fati që kam patur që të ekspozohem ndaj një kulture europiane përendimore në vitet e formimit tim gjatë studimeve. Vetëm ma kanë forcuar këte virtyt që e besoj është i shumicës dërrmuese Shqiptareve ndërkohe që gjatë viteve dhe dekadave të fundit përmes fjalëve dhe veprave politikanet më të lartë në vend kanë provuar se në politiken e mënyres së tyre e vërteta nuk ka vlerë dhe gënjeshtra të nxjerrë në breg, siç i thojnë. Pra, mund të shkelesh ligjet, mund të shkelësh kushtetuten mund të vjedhesh mund të bësh gjithëcka e prap jo vetëm të dalesh pa lagur por të dalesh dhe më i fortë, edhe më i pasur, edhe më i pushtetshëm. A është kjo më e vërteta e shoqërise njërzore? A është kjo e vërteta e shoqërise shqiptare? Jo, kjo është një fotografi e një momenti tragjik për Shqipërinë dhe kjo mendoj se është ndarja kryesore midis partisë demokratike dhe meje si kryetar i saj dhe trekëndshi bermudës me Edi Ramën si njëriu më i pushtetshëm i trekëndshit bermudes. Ato sot duken sikur kanë gjithëçka, kanë shtetin, kanë buxhetin, kanë krimin e organizuar dhe interesat e krimit të organizuar, kanë një grusht oligarkesh që kontrollojnë shumicën e ekonomisë, kanë shumicën e medias. Të kapur dhe të kushtëzuar nga pushteti apo të individit të intimiduar, por nuk kanë gjene më të rëndësishme, nuk kanë të vërteten, të vërteten e pamohushme dhe të pa tjetërsushme të çdo shqiptari që nga elita intelektuale gjere tek qytetari më i thjeshtë. Dhe me mbledhjen e kësaj shumice ë ndërgjegjes, vullnetit rreth vërtetes është ajo që i tremb, është ajo që i frikëson. Ne e shohim këte moment të veçantë të viteve të fundit e shohim sa here që ngrihet rinia, e cila është më e qartë, më e paster, më e sinqertë. Ka një shokim të estabilshmentit të qeverisë, të Rames por edhe aspekte tjera të trekëndshit bermudës. Dhe këtu qëndron edhe ndarja kryesore midis të djeshmes dhe të nesërmes, e djeshmja bazohet tek gënjeshtra, tek vjedhja, tek shpifja, tek manupulimet, tek propaganda për të fshehur korrupsionin armikun më madhë të shqiptarëve dhe lidhjet e tyre me botën e nëndheshëm.E nesërmja është një lidhje drejtë për drejtë midis politikes dhe qytetarit. Politikës si mjet i vetëm për ndryshim paqësor pra jo si një demon. Politika është e keqe sepse e bëjnë të keqe njërezit. Qoftë se politika zhvillohet nga njerez të cilet votohen lirisht dhe përfaqësojnë njerëzit nuk ka se pse të jete e keqe që përkundrazi është i vetem instrument ndryshimi. Pra na duhet një emision i tëre dhe ndoshta më shumë për të shpjeguar ndryshimin midis mënyrës se si i përqasemi partia demokratike, unë personalisht dhe Edi Rama trekëndshi bermudes politikes. Por zgjodha një aspekt dhe ky është qëndrimi ndaj të vërtetës.
Pyetja: Pytja ime fokusohet vetem tek partia demokratike për të djeshmen e saj dhe për të nesërmen e saj. A keni menduar ju z. Basha si kryetari i Partis Demokratike për rikthimin e figurave historike në kuadër të hapjes së saj?
Lulzim Basha: Po, dhe ka filluar tashmë, ka filluar në mënyrë pothuajse të vetvëtijshme. Në momentin që është kuptuar qartë që pengesa kryesore që i bashkonte dikur dhe pastaj i bëheshin të largoheshin nuk ekziston më Berishizmi si mentalitet i përjashtimit ndryshe, i linçimit të mendimit ndryshe, i unit si strumbullar i qënjes dhe vërbit aksionit politike partisë demokratike pra sigurisht do të duhet më shumë përpjekje, do të duhet më shumë investim nga unë i pari dhe nga bashkëpuntoret e mi por ndërkohe mund t’jua raportoje me fakte, me shumë kënaqesi se shumë prej personave që e kanë veten e tyre larg partisë demokratike apo janë larguar pikërisht nga ato fenomene tashme kanë nisur të afrohen, të shprehin interesin e tyre, të shprehin dëshiren e tyre për të kontribuar, janë shumë emra por nuk do të doja të veçoja dikë dhe të harroja dikë tjetër, janë emra të njohur për publikun qoft në kuptimin politikë të fjales por edhe në kuptimin që përfaqësojnë shoqërine në rrafshin ku veprojmë qofshin këto që kanë shprehur gatishmërine dhe tashme kemi filluar apo rifilluar apo po rifillojmë bashkëpunimin politike për objektivin tonë të përbashket që është ndryshimi.
Pyetja: A është pikë e fortë kjo z. Basha?
Lulzim Basha: pa pikë diskutimi, është konvergim padyshim, është bashkim interesash i cili pengohej nga kyo tani të themi të verteten e kemi parë dhe në proçese zgjedhore që hipoteka e të shkuares ka qëne një pengesë për konvergimin e shumë faktorëve shoqërore që nuk e donin as Edi Ramen as regjimin e tij, as praktikat e tij. Kërkonin një afrim por shikonin, përceptonin një pengesë që qartësisht u provua qartësisht se ekzisonte.
Pyetja: E nisa këte interviste me 6 marsin dhe me këte dua ta mbylle meqenëse zgjedhjet janë më të rëndësishme dhe pse janë zgjedhje lokale të pjeshme janë në fokus. Të kujt bashki i druheni më teper z. Basha?
Lulzim Basha: Unë besoj se qytetaret kanë një mundësi të qartë që ndonese kjo është një anomali brenda një anomalie të shprehen për alternativen më të mirë. Ky në fakt është një test për të kuptuar nëse do të lejohen të shprehen nëse mundësia që normalisht ofron një proçes zgjedhor.
Pyetje: Pse mendon që sdo të jete?
Lulzim Basha: 25 Prilli e pamë faktoret në veprim të njëjtet faktore janë akoma. Pra ky është një test tjetër për Edi Ramen por tashme edhe për trekëndshin e bermudes ndërkohë që partia shkon më e çliruar se kurrë, më e paster se kurrë dhe me e pastër se kurrë tju coj alternative më të mirë qytetarêve. Megjithatë siç e thash 6 marsit është projektuar me diabolizëm si një anomali e një anomali tjeter për të ligjetimuar partine e nongrada, trekendshin e bermudes ndërkohe që partia demokratike është e vendosur që pavarësisht gjitha këtyre të bëjnë gjithëçka që përmes alternativës më të mirë t’ju jap shqiptarëve, t’ju jap qytetareve edhe pse asgje ska ndryshuar nga 25 Prilli edhe një konfirmim tjetër se ne jemi rruga drejtë të ardhmes ne jemi rruga për shpresen dhe besimin më të mirë në vendin tonë.
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Bashai i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se as ai dhe as ish-kryeministri Sali Beri...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u është përgjigjur deklaratave të Presidentit Ilir Meta. Një ditë pasi ky i fundit i vuri emrin &...
TIRANË– Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike i është përgjigjur Partisë Demokratike e cila u distancua nga emrat që nesër pritet të garoj...
TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh i shqetësiar për rritjen e madhe të borxhit publik në Shqipëri. Referuar të dhënave nga “Le...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e quajti ish-kryeministrin Sali Berisha si “palo burrë” që ofendon gratë demokratë q...
TIRANË– Partia Demokratike është distancuar nga emrat e bërë publikë nga Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike. Në një njoftim, PD bën me ...
TIRANË– Ministri i Brendshëm tha se në mesin e këtij viti 2022, territori i të gjithë Shqipërisë do të vëzhgohet nga satelitët e çdo ditë në d...
TIRANË– Sot, Komisioni Rregullator i KQZ-së miratoi projektvendimin për përcaktimin e rregullave të raportimit financiar të partive politike dhe subj...
TIRANË– Partia Demokratike publikon videon nëpërmjet të së cilës tregon se sipas saj kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij në detyrë, Sali Beri...
LUSHNJE– Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me zgjedhjet e pjesshmë vend...