LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Të mbys me këto duar’/ Vajza vjen nga Anglia, por ka harruar traditën. Babai e rreh për oraret, rrëfimi: Më tërhoqi

22 Dhjetor 2020, 11:53 Nga DOSJA
‘Të mbys me këto duar’/ Vajza vjen nga Anglia, por ka

Ajo jeton në Britaninë e Madhe dhe koha ka ecur veç përpara për të. Jeta atje e ka ndryshuar katërcipërisht. Por për prindërit ajo është një fëmijë problematik që po ua nxin faqen përpara të afërmve dhe përpara të njohurve. Ndaj dhe i ati, në një çast nervozizmi, kur ka parë se vajza dukej dhe zhdukej për ditë të tëra ka ngritur dorë dhe e ka qëlluar. Kjo histori denoncohet në komisariatin numër katër, ku pas ankesës së vajzës, policia është detyruar të marrë në pyetje gjithë familjen, xhaxhain e nipat.

“Jetoj në South Hampton, Angli. Erdha në Tiranë që të qëndroj pak më tepër me familjen”, e nis kallëzimin L. V, një 25-vjeçare, e cila u zhvendos në Britaninë e Madhe së bashku me të ëmën kur ishte në moshë fare të vogël. “Babai jeton me të ëmën dhe vëllezërit, jetojnë në një shtëpi të madhe dhe unë erdha që të njiheshim. Në fillim kishim keqkuptime të vogla, të cilat i kapërceva”, shton më tej e reja.

Por konfliktet verbale mes L. V dhe të atit, një burrë i moshës 51 vjeç u ashpërsuan në njërën nga ditët kur ajo e njoftoi se do shkonte tek një shok. “Atë natë nuk u ktheva në shtëpi, dhe herët në mëngjes më telefonoi babai. Kërkoi të shkoja urgjent në shtëpi. I thashë që do pija kafe pastaj do shkoja”, pohon në denoncim 25-vjeçarja. Sipas saj gjatë javëve të qëndrimit me të atin mosmarrëveshjet kishin të bënin kryesisht me veshjen e saj dhe qëndrimin e hapur që mbante në raport me kushërinjtë, me të cilët sipas të atit ajo duhet ta zgjidhte fjalorin dhe të sillej si një vajzë me tradita. “Për të lëvizur në Tiranë kisha marrë një makinë me qira dhe ngatërrova rrugën, urdhrit të babait nuk ju binda plotësisht, u vonova disi. “Sapo hyra në shtëpi më pyeti pse u vonove? Nuk më la të flisja. Më kapi dhe më tërhoqi zvarrë nëpër shtëpi, më goditi tek koka, në krahë, në bark dhe më thoshte – unë të mbys me këto duar. E gjitha kjo ndodhi brenda 30 minutash”.

Policia ka marrë në pyetje të atin dhe xhaxhain dhe gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes. Secili prej tyre ka kundërshtuar dhunën e denoncuar nga e reja, sipas të cilëve ajo kishte ardhur për tu çmallur me të afërmit por nuk u kushtonte rëndësi atyre. Xhaxhai thotë në polici: “Dëgjova që po grindeshin për makinën, pasi vëllai po e pyeste ku e gjeti makinën me qira dhe përse nuk po e kthente”.

Anëtarët e familjes kundërshtojnë dhunën e ushtruar ndaj 25-vjecares rebele, ndonëse nuk mundën të shpjegojnë dot shenjat në krahët e saj dhe në fytyrë. Policia thotë për gazetën Si se pas disponimit të secilës nga dëshmitë, pasi i ati ka mohuar dhunën, ka marrë dëshmi edhe në kompaninë që jep makina me qira. I riu që kishte pirë kafe me vajzën përpara se ajo të kthehej në banesë shpjegon se nuk e mbante mend nëse 25-vjeçarja kishte apo jo shenja në fytyrë, mbasi ishte i interesuar për të marrë automjetin që kompania i kishte dhënë me qira. “Ajo po e vononte dorëzimin e makinës, duke qenë se në kontratë ishte caktuar afati i dorëzimit. I shkrova që do njoftoj policinë në rast se nuk e dorëzon automjetin brenda kohës dhe më pas kafja u pi për këtë shkak. Por nuk i kushtova rëndësi nëse kishte apo jo shenja, nuk me interesonte”.

Pavarësisht se secili këmbëngul se vajza nuk është rrahur nga i ati, policia deklaron për gazetën Si se letrat po përpilohen për dhunë në familje dhe për këtë arsye i ati do përcillet si i dyshuar në prokurori. “Dyshojmë që familja nuk u përshtat dot me mënyrën e të jetuarit të saj dhe po ashtu dyshojmë se ajo u dhunua pasi nuk merrte leje kur dilte nga banesa”, shpjegoi zyrtari i policisë për gazetën Si.

Marrë nga  Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet britani e madhe tirane britani e madhe tirane

Sondazh

Poll
Aktualitet 22 Dhjetor 2020, 11:23

SPANJË– Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me vrasjen e shqiptarit Brandon Bregu në Spanjë, disa ditë më parë. Mësohet se 42-vjeçari nga Lushnj...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj