LIVE UPDATES
Aktualitet

“Të pajustifikuara!” Berisha i përgjigjet DASH për Kim: Janë kritika, jo sulme

15 Dhjetor 2021, 12:41 Nga DOSJA
“Të pajustifikuara!” Berisha i përgjigjet DASH për

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur zëdhënësit të Departamentit të Shtetit Amerikan Ned Price, i cili tha një ditë më parë se Uashingtoni është i shqetësuar nga akuzat që po ngrihen ndaj ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Në një postim shterues në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se fjalët që ai ka thënë për Kim janë kritika dhe jo sulme. Sipas ish-kryeministrit Berisha, interpretimi i kritikave si sulme nuk është e drejtë dhe se është formë e pastër bullizmi diplomatik. Lideri historik i Partisë Demokratike kujton sërish shprehjen që tha Kim për ‘barin’ teksa shton se përdorimi i kësaj shprehje të diktatorit Hoxha pikërisht nga përfaqësuesja e SHBA si kërcënim për anëtarët e Partisë Demokratike që 30 vite më parë përmbysën diktaturën.

Statusi i plotë:

Duke shprehur konsideraten time te larte per Departamentin e Shtetit dhe zedhenesin Ned Price dua te theksoj sa vijon: Se pari ne bindjen time kritikat nuk jane sulme, une kam kritikuar qendrime dhe deklarata te ambasadores se SHBA, te cilat nuk kane qene ne perputhje ne vleresimin tim me ligjet e vendit dhe Konventen e Vjenes. Une mendoj se interpretimi i kritikave si sulme nuk eshte e drejte pasi eshte forme e paster bullizmi diplomatik. Se dyti, populli shqiptar e do shume popullin e madh mik amerikan dhe qeverine e tij. Ato kane bere me shume se kushdo tjeter per lirine dhe sovranitetin e Shqiperise dhe Kosoves. Se treti, shqiptaret si komb i lire sovran anetar i NATOs duan ti zgjedhin vete ne perputhje me ligjet e vendit dhe voten e tyre perfaqesuesit e tyre qofte ne Parlament apo dhe drejtimin e partive. Ata nuk presin nga askush dhe aq me pak  nga perfaqesues te vendit qe ka bere me shume per sovranitetin e tyre te ju diktojne se cili deputet i zgjedhur prej tyre duhet te futet dhe cili nuk mund te hyje ne parlament as dhe qe te angazhohen ne loje me kukulla ne fushata brenda partiake per te mbeshtetur nje kandidat tashme te braktisur per aferat e tij nga anetaresia. Se katerti, shqiptaret kane vuajtur me shume se çdo komb tjeter nga diktatura staliniste e diktatorit Enver Hoxha, i cili nder te tjera i kercononte ata me shprehjen se bar do te hame por SHBA nuk do tju nenshtrohemi. Keshtu qe mendoj se perdorimi i kesaj shprehje te diktatorit Hoxha pikerisht nga perfaqesuesja e SHBA si kercenim per anetaret e Partise Demokratike qe 30 vite me pare permbysen diktaturen hoxhiste eshte ofendim kolektiv i palejueshem dhe kjo meriton nje ndjese publike.

Per njerezit e lire arroganca nuk eshte virtut. Se pesti, shqiptaret jane te bindur se fuqia e SHBA qendron para se gjithash ne lirite qe ju garantojne kushtetuta dhe ligjet  qytetareve te ketij vendi te madh dhe frymezohen nga ky shembull. Ata presin qe perfaqesuesi i SHBA te inkurajoje lirine e shprehjes, mendimit dhe mediave dhe jo kurrsesi tju kerkoje gazetareve te censurojne veprimtarine politike te deputeteve apo politikaneve vendas. Se gjashti, SHBA i kane dhene Shqiperise nje ndihme tejet te çmuar ne luften kunder korrupsionit dhe ne historine 30 vjeçare te demokracise asnjeri nuk ka luftuar sipas dokumenteve te pakontestueshme sa Sali Berisha korrupsionin dhe krimin e organizuar ne Shqiperi. Tete vite pas largimit te tij nga pushteti Shqiperia sot  thirret si narkoshteti i pare dhe i vetem ne Europe. Ajo sipas raporteve te DASH konsiderohet tani si qender operacionale e organizatave kriminale te rajonit, Europes, Amerikes se Veriut dhe Amerikes se Jugut dhe Lindjes se Mesme. Kurse sipas raporteve te Bankes Boterore vendi im renditej ne vitin 2020 i dyti ne bote per sa i perket ryshfetit.

Por pavaresisht nga te gjitha keto, ne nje rast unik ne histori Sekretari Blinken i dizinformuar nga lobim korruptiv i Edi Rames dhe protektorit te ketij te fundit multimilardierit George Soros ka shpallur me 19 maj 2021 Sali Berishen person non grata per korrupsion domethenes. Ky eshte nje rast unik ne historine e botes qe nje person shpallet nongrata 8 vite pasi ka dhene doreheqjen nga cdo funksion drejtues dhe duke mos patur kurre nje akuze te ngritur per korrupsion nga ndonje institucion vendas apo i huaj, kundra tij apo familjes se tij dhe tre jave pasi partia e tij humbi zgjedhjet. Lidhur me kete çeshtje duke konsideruar kete vendim kryekeput te pabaza dhe mirefilltas si nje hakmarrje politike te armiqve te mi dhe demokracise shqiptare, Edi Rama e George Soros une kam ngritur padi ndaj Sekretarit Blinken ne Gjykaten e Parisit. Prandaj ju ftoj per hir te transparences te paraqisni ne gjykate ku une kam ngritur padi per shpifje çdo fakt, prove apo dokument qe ju apo cilido individ apo institucion mbi toke disponon per te faktuar akuzen dhe vendimin tuaj absolutisht pa baza. Se fundmi, ju siguroj i nderuar zoti Price se shqiptaret ne teresi dhe demokratet ne veçanti presin krenar dhe thellesisht mirenjohes 100 vjetorin e marredhenieve midis dy kombeve dhe dy vendeve tona. Ata mbeten te vendosur te japin kontributin e tyre edhe ne 100 vitet qe vijne.

Një ditë më parë Price tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë. Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar”.  Siç e ka udhëzuar Uashingtoni, theksonte zëdhënësi Price, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj