LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Të rafinojmë shqipen publike nga elitat që belbëzojnë

1 Shkurt 2019, 15:19 Nga DOSJA
Të rafinojmë shqipen publike nga elitat që belbëzojnë

Ka nga ata, mes nesh, që nuk e zotërojnë shqipen publike, nuk e flasin as e shkruajnë mirë, nuk ia njohin dhe nuk ia përdorin regjistrat dhe stilet, e që megjithatë, të ndodhur përballë dikujt që flet në publik pa e zotëruar shqipen publike, thonë: “ky as shqipen nuk e dika ta flasë (ta shkruajë)”. Këta janë, për çudi, edhe bastioni i fundit i kulturës shqip kundër shthurjes së pakthyeshme të hapësirës publike.

Them i fundit, sepse pas tyre vijnë ata të tjerët, të cilët shqipen jo vetëm nuk dinë ta përdorin, por edhe nuk e kanë të qartë se çdo të thotë ta përdorësh mirë një gjuhë dhe ç’dallim ka kjo prej të folurit e gjuhës sate amtare. Dhe këtyre të tjerëve argumenti i të folurit mirë të shqipes nuk do të jetë më i vlefshëm, sepse nuk do të ketë më kuptim.

Këto javë e kemi dëgjuar shpesh, në mediat dhe në rrjetet sociale, kritikën për figura politike – të reja dhe të vjetra, të konsumuara dhe të pakonsumuara – se “as shqipen nuk e dinë.” Kjo e të folurit shqip mirë ende funksionon si guri i provës për fibrën e një lideri a politikani a intelektuali publik; sepse dëgjuesit këtë e kapin me intuitë. Dhe, gjithsesi, e kanë të qartë se të dish të flasësh mirë shqip nuk ka të bëjë aq me dallimin mes standardit dhe dialektit, sa ç’ka të bëjë me përkushtimin ndaj krijimit dhe mirëmbajtjes së një profili intelektual.

Pyetja lind vetiu: a po e mësojmë dot shqipen në shkollë në atë nivel që të mund ta përdorim publikisht pa ua trazuar ndjeshmërinë të tjerëve? Kjo pyetje vjen me një bisht nga mbrapa, sepse ia përcjell përgjegjësinë shkollës – e cila ka gjithnjë faj. Por pastaj, sa herë që të del përpara dikush që shqipen e flet bukur dhe rrjedhshëm, rrëzohet edhe alibia e shkollës: meqë ka njerëz që kanë arritur ta kapërcejnë këtë handicap.

Mangësitë në të folurit publik dëgjuesi i ndien edhe kur nuk i shpjegon dot; ose kur i shpjegon gabim, duke thirrur në vështrim dialektin, gjeografinë dhe varfërinë e kontekstit social përkatës. Por edhe nuk ka nevojë t’i shpjegojë – sepse i interpreton sakaq si provë se tjetri nuk e meriton t’i dalë publikut përpara, është i papërgatitur, i parafinuar, i pagdhendur; pavarësisht nga eleganca në veshje, në mbathjeve dhe në mirëmbajtjen profesioniste të qimeve të trupit.

Disa prej atyre që na flasin, sidomos nga ekrani, vijnë prej shkollave më të mira anembanë botës – me kredenciale akademike të pashembullta. Janë si të thuash gati të udhëheqin botën, por jo Shqipërinë. Dhe kjo sepse gjuha në të cilën u artikulohet mendimi nuk është shqipja, ose gjuha e publikut që i voton, i mbështet dhe i paguan; por një gjuhë tjetër, zakonisht anglishtja (por edhe frëngjishtja, gjermanishtja, italishtja).

E kam fjalën për figura publike që shqipen nuk e kanë studiuar më, që prej klasës së tetë.

E megjithatë, vihen të na flasin, me bindjen e papërligjur, madje të gabuar, se gjuha nënë nuk ka nevojë të studiohet; pa e kuptuar se ashtu mbeten në nivelin e atyre që gjuhën nënë nuk e kanë studiuar dot. Nuk ia njohin variantet, pasuritë, regjistrat; e flasin, por nuk dinë ta përdorin.

U përkasin mendërisht kulturave të tjera; dhe, për më tepër, nuk arrijnë dot as të merren vesh mes tyre. Mund të qëllojë që brenda të njëjtit kabinet qeveritar, të përfaqësohen universitete dhe tradita akademike nga gjysma e botës. E kanë më të vështirë të gjejnë një gjuhë të përbashkët mes tyre, se diplomatët në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: mbase një përkthyes do t’u bënte punë.

Le ta pranojmë: dikush që ka studiuar në Oxford, në Harvard ose në Sorbonne, nuk ka pasur as kohë as mundësi ta rafinojë mendjen dhe të shprehurit me mjeshtrit e shqipes, dhe as ta vrasë mendjen së bashku me mjeshtrit e shqipes. Kjo do të thotë: nuk është në gjendje ta paraqitë veten në shqip. Kur hap gojën, nuk është ai që flet, por klishetë që ka dëgjuar poshtë e lart. Subjekti i thëniezimit shqip (ose “drejtori i produksionit gjuhësor”) i ka mbetur në moshë të mitur, i papjekur, i paformuar, i vonuar, simplist, elementar. Dhe inteligjenca mbi mesataren, që pa dyshim këta e kanë, i bën që ta shmangin banalitetin total vetëm duke ua besuar ligjërimin e vet parafabrikateve – e dallojnë edhe ata vetë që po flasin keq, por kjo nuk mjafton, për t’i bërë të flasin mirë.

Ngaqë shqipen gjuhë publike nuk kanë mësuar ta përdorin dot, tani nuk u mbetet veçse të mësojnë të përdorin manifestimet e shqipes së gatshme, të cilat përftojnë rregullisht bullshit.

Prandaj jetës publike shqiptare i duhet urgjentisht një laborator ku të përpunohet dhe të rafinohet shqipja publike, në lartësinë e kohës dhe në vazhdën e traditës që, në këtë fushë, nuk është se na mungon krejt. Elitat politike të tanishme, si në Shqipëri si në Kosovë, me disa pak përjashtime të shënueshme, nuk kanë shpëtim – pse keqartikulimin e kanë pjesë intime të qenies dhe të aksionit të tyre politik; por të paktën të mos i lejojmë të krijojnë traditën e tyretë mjerimit ligjërimor. Marrë nga Peizazhetëfjalës.com

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

kulture kulture ardian vehbiu elita gjuha shqipe politika shqiptare qeveria shqiptare ardian vehbiu elita gjuha shqipe politika shqiptare qeveria shqiptare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj