LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Të restaurohet shtëpia e Xhafer Devës”, Tare: Historia të tregohet me të gjitha ngjyrat

12 Shkurt 2022, 21:25 Nga DOSJA

TIRANË – Në studion e emisionit “Kjo Javë”, në “News 24”, u komentua debate për pezullimin e restaurimit të shtëpisë së ish-ministrit të Brendshëm Xhaferr Deva, i cili njihej si një mbështetës i madh të nazistëve të Hitlerit.

Për të folur rreth kësaj çështje, i ftuar përmes një lidhjeje “Skype”, ishte studiuesi Auron Tare. Sipas tij, godina duhet të restaurohet pasi ka vlera të mëdha perëndimore në arkitekturë. Sipas Tares, historia duhet treguar me të gjithë ngjyrat e saj, ashtu siç ndodh në shoqëritë e civilizuara dhe nuk duhet të ketë frikë në rrëfimin e saj.

Ju jeni shprehur pro të restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës

Tare: Nga ato pak mundësi që kam pasur për të parë godinën mendoj që është një godinë me vlera për qytetin e Mitrovicës. Ajo ishte një ndërtesë me mendësi perëndimore në arkitekturën e saj, dallon nga arkitektura e qytetit. Është një vlerë e shtuar. Rrënimi i saj deri në shkatërrim do të ishte humbje e madhe. Godina ka stilin perëndimor, nuk ka arkitekturën otomano-ballkanike. Në frymën e saj sjell element interesante. Në vitin 1945 kjo godinë është sekuestruar nga qeveria Jugosllave dhe është përdorur nga administrate. Kjo shtëpi i përket familjes Deva. Unë e njoh personalisht ministrin e Kosovës, zotin Çeku. Ia njoh edhe këndvështrimin e tij dhe jam i bindur që zoti Çeku nuk ka ide provokacioni. Pse është bërë ky debat? Është bërë sepse nga informacionet që kam debate është hapur nga ministrja e Serbisë që ka bërë ankesë për këtë projekt, si një lloj rikthimi të figurës së Xhaferr Devës në Kosovë dhe ngarkesës emocionale që ka ai. Debati është i rëndësishëm dhe i vlefshëm. Debati ka dy element. Ka elementin e godinës, në a duhet apo jo restauruar godina, ku shumica janë pro dhe kapitulli tjetër është figura e Devës. Ka dhe ai analizën e tij në dy kapituj. Shqipëria emocionalisht e shikon si mënyrë negative, sepse ai ka qenë bashkëpunëtor i nazistëve. Në Kosovë figura e Xhaferr Devës është parë si një njeri që ka punuar fort për të penguar elementin sllav në Kosovë. Pra është një këndvështrim ky në dy plane, plani shqiptar dhe ai Kosovar. Në shkrimin që bëra, me ironi propozova që godinës së restauruar, t’i vendoset një pllakë ku shkruhet se Xhaferr Deva ishte mbështetës i gjermanëve, por në vitet pasuese pas luftës ishte njeri i afërt me shërbimet sekrete amerikane. Fakti që Xhaferr Deva u morën kontestin e luftës së ftohtë dhe përfundoi jetën në Kalifornia tregon shumë. Nuk mundet ne në Shqipëri të gjykojmë historinë bardhë e zi, por na takon ta gjykojmë me të gjitha ngjyrat e saj. Brezi i ri nuk ka emocion ndaj këtyre ngjarjeve, i shohin më ftohtë.

Çfarë dini për këtë projekt?

Tare: Kam folur me ministrin e Kulturës dhe ai ma shpjegoi, që në godinë do të vendoset zyrat rajonale, një galeri arti dhe ishte menduar që në një dhomë të vogël të vendoseshin një lloj vendi informacioni mbi godinën dhe personin që ka pasur godinën. Unë mendoj se kjo është ide e mirë. Unë solla rastin e Izraelit, e cila është vendi më i madhi persekutuar nga Gjermania po restauron shtëpinë e myftiut të Izraelit që ka qenë pro nazist, pro gjerman. Izraeli jo vetëm e restauron godinën, por ka edhe një vend kur flitet për rolin e myftiut. Kjo është historia dhe nuk kemi pse të kemi frikë. Xhaferr Deva është pro gjerman. Pse duhet të kemi frikë?

Në debat pranohet edhe mendimi ndryshe, por ka zëra kundër, si i komentoni?

Tare: Nëse ne përdorim shkatërrimin si do edukojmë brezat që do të vijnë? Të rinjtë sot nuk e dinë se çfarë është Spaçi. E kuptoni që kur kam qenë atje për herë të parë kam kuptuar komedinë hyjnore të Dantes. Ai vend po prishet, po shkatërrohet. Pse mos të ruhet dhe të mësohet se çfarë ka ndodhur atje. Në Itali sot, deri në 2019 para COVID-it po ngrihet muzeumi i Musolinit. Italianët kanë kuptuar se të rinjtë duhet të kuptojnë se çfarë ka qenë Musolini. Në Romë bunkeri i Duçes është restauruar dhe italianët njihen me figurën e Duçes. Të gjitha këto shenja që kemi përqark territorit tonë përse duhet t’i shkatërrojmë.

Teksa jemi në kushtet e pezullimit, mendoni që do të kemi një rifillim?

Tare: Po, absolutisht. Do të gjenden fondet, do të restaurohet. Është godinë e jashtëzakonshme, duhet shpëtuar. E shihni si po ikin gjurmët historike në Tiranë? Pse duhet të bëhen edhe qytet tjera kështu. Duhet të bëhen zyrat rajonale të kulturës dhe një dhomë ku tregohet historia e Devës. Kombet e kulturuara e tregojnë historinë, me të gjitha dritat e tjera.

Marrë nga Balkanweb

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kulture kulture auron tare restaurimi i shtepise se xhafer deves auron tare restaurimi i shtepise se xhafer deves

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj