Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të shtunën, teksa në Tiranë protestohej, jo vetëm kundër kësaj qeverie, por edhe ndaj vetë sistemit, kryeministri Rama i gëzohej evokimit të kohëve të errëta, sistemit më të urryer politik në shqipëri, këtë herë duke zgjedhur një qytet si Poliçani, ku dhe e kishte konceptuar këtë herë fundjavën shëtitëse të inagurimeve fasadë të punëve të drejtuesve lokalë që janë gati të bëjnë gjithçka për të fituar një tjetër mandat.
Mjafton të shihje ato pamje të shëmtuara, që edhe pse të censuruara nga ERTV, nuk arrinin dot ta fshihnin butaforinë e njerëzve që zienin nëpër rrugët ku do kalonte “i madhi”, duke e pritur me duartrokitje e brohoritje në kor: “Edi Rama”, për t’u rikthyer në epokën “Parti-Enver” e cila ka nisur të mos e sikletosë më aspak kryeministrin “modern” që deri dje kujdesej të mos linte asnjë shteg për krahasime të tilla, e madje përpiqej që t’i shmangte edhe situatat e ngjashme që i dilnin papritur në takimet e drejtpërdrejta.
Uria për një “popullaritet” të tillë që deri dje edhe ai vetë e konsideronte të tepërt, nuk ka të bëjë aspak me faktin që vendi është në prag të zgjedhjeve lokale, duhen vota e madhe dhe fushata siç është bërë e udhës në shqipëri nis disa muaj përpara, por me arritjen e një vetëkënaqësie të tillë prej lideri, të cilën ai po e ndan gjithnjë e më shumë edhe me bashkëpunëtorët e tij të afërt, të cilët për t’ia rritur edhe më shumë këtë vetëkënaqësi i parapërgatitin edhe mitingje të tilla njerëzish edhe kur nuk është aspak e nevojshme.
Në Poliçan, i vetmi investim i rëndësishëm për tu inspektuar ditën që “rastësisht” përkoi me protestën e opozitës në tiranë ishte ujësjellësi për të cilin sapo kishin nisur të bëheshin gërmimet, ku do shtrohej tubacioni i ri, gjë që krijonte jo pak habi për praninë e pothuajse të gjithë qytetit që kishte vërshuar në rrugë për të pritur dhe takuar të parin e vendit.
Akoma më groteske ishte shfaqja ku, po i shoqëruar me atë lumë njerëzish që deputetja Ermonela Felaj ishte kujdesur që ta ndjekin këmba këmbës, si për të sfiduar opozitën në sheshin para kryeministrisë atë ditë në tiranë, kryeministri ndaloi edhe në një shkollë, e cila, ndonëse e papërfunduar, duhej vizituar, pasi aty e priste një program artistik i përgatitur me dashuri nga nxënësit dhe mësueset, me këngë që i thurnin lavde punës së qeverisë së drejtuar prej tij, moment që kryeministri e shijoi aq shumë sa urdhëroi më pas stafin e tij mediatik që ta bënte dhe atë protagonist.
Nuk është e para herë që fëmijët përdoren si dekor për shfaqje qeveritare, por atë ditë të shtunë pushimi ajo ishte vërtet për të ardhur keq.
E si për t’i vënë kapakun historisë së ditës kur në tiranë protestohej nga opozita kudër tij, kryeministri zgjedh një biznesmen demokrat në berat për t’i bujtur dhe kujtuar se pa ndihmën e qeverisë së tij, ai nuk do arrinte dot kurrë të kryente investimin e ri.
Të gjitha këto, në dukje, detaje, janë të mirëmenduara nga ana e kryeministrit, i cili, edhe pse kërkon të shfaqet sikur po injoron gjithçka, çdo lëvizje të bërë së fundmi nga ana e opozitës, përmes këtyre mënyrave tregon se është jo pak i shqetësuar me situatën, për të cilën duket se për herë të parë nuk ka asnjë strategji për një “way out”.
*Shënim: Antigona është një pseudonim i vendosur nga autori që ka zgjedhur të jetë anonim.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka pranuar kërkesën e Izet Haxhisë për rihapjen e shqyrtimit të çështjes “Hajdari”. Burime për Dosja.al sqaro...
Hazbi Kasaj, kandidati i famshëm për Bashkinë e Këlcyrës, i njohur për mallkimin përpara zgjedhjeve: “E zëntë kanceri në grykë atë që nuk më voton”, do të kandi...
FUSHË-KRUJË- Një aksident ka ndodhur në autostradën Milot Fushe Krujë, në afersi të fshatit Derven.Një mjet tip “Skoda” me me targa AA944PN, në pronës...
Tiranë- Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka publikuar sot mesazhin e një qytetari dixhital, i cili shprehet se drejtori i Ujësjellësit dhe drejtori i ...
Tiranë- Gëzim Almeta, studenti i cili tentoi t’i hidhte bojë kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliajt për Dosja.al ka treguar sipas tij gjithë ngjarjen që ndo...
TIRANË- Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorës, Skënder Damini, i cili ishte njëri prej tre anëtarëve të trupës gjykuese që dha aprovimin e uljes së dënimit ...
Durrës- Ditën e sotme ka mbërritur në Prokurorinë e Durrësit, Prokuroria e Përgjithshme e Përkohëshme, Arta Marku. Mësohet se do të zhvillojë një takim aty dhe ...
SARANDË- Një person është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet, për vjedhje banese. I arrestuari është shtetasi me iniciale F.A., 44 vjeç, banues ...
Një aksident ka ndodhur në autostradën Milot Fushe Krujë, në afersi të fshatit Derven.Një mjet tip “Skoda” me me targa AA944PN, në pronësi të kompanisë Ferra, ë...
Tiranë-Hajlini nga Tropoja është gruaja që nuk është dorëzuar në asnjë moment. Brenda pak viteve ajo ka lindur 7 fëmijë, 3 herë ka lindur binjakë. Vetëm fëmija ...