Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Të shpallur në kërkim për vjedhje, dhunë dhe në gjendje të dehur në timon, arrestohen 10 persona në Tiranë
22 Shtator 2021, 11:15Nga DOSJA
TIRANË- 10 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se dy persona me iniciale E.K 31 vjeç dhe A. B., 33 vjeç u arrestuan në flagrancë pasi u gjetën me lëndë narkotike kokainë dhe heroinë. Për vjedhje me dhunë janë arrestuar tre persona me iniciale A. V., 17 vjeç dhe K. H., 17 vjeç dhe A. Th., 16 vjeç, pasi kanë godit me sende të forta dhe i kanë marrë një varse floriri 19-vjeçarit me iniciale R.P.
Një person me iniciale S.u 34 vjeç arrestua pasi në biznesin e tij ka dhunuar punonjësin e Ujësjllësit. Gjithashtu u arrestuan në flagrancë personat me iniciale A. Ç., 58 vjeç, A. Xh., 42 vjeç dhe H. M., 68 vjeç, pasi ishin në gjendje të dehur në timon, ndërkohë një 23-vjeçar me iniciale Xh. Xh. u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi. Gjithashtu një 34-vjeçar me iniciale D.Gj u arrestua pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësoren S.P, e cila ka humbur jetën.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Forca e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë E. K., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve të mitur me iniciale A. V., 17 vjeç dhe K. H., 17 vjeç, dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit A. Th., 16 vjeç, pasi me datë 21.09.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta dhe i kanë marrë më dhunë varsen e floririt shtetasit R. P., 19 vjeç. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë S. U., 34 vjeç, pasi në rrugën “Donald Tramp”, tek lavazhi i tij, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Ujësjellës Kanalizimes të Bashkisë Kamzë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. Ç., 58 vjeç, A. Xh., 42 vjeç dhe H. M., 68 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; Xh. Xh., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; D. Gj., 34 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësoren S. P., 57 vjeç, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Shkëlqim Leskaj është shkarkuar zyrtarisht si drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë, dy ditë pas përplasjeve me kryetarin e Bashkisë, Dri...
TIRANË– Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli lajmëroi se nuk do të ketë ndryshime masash për dy javë. Rakacolli tha se java që ...
TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që masat në fuqi të jenë të njëjta për dy javë. Situata e qëndrueshme këtë javë, sipas drejtuesve të...
Laboratorët që ofruan të parët analizat për COVID-19 në Shqipëri rezultuan përfituesit më të mëdhenj financiarë të pandemisë së koronavirusit në vitin 2020, i c...
TIRANË– Mjeku Dhimitër Kraja bëri të ditur se në spitale ka të shtruar dhe gra shtatzëna që janë me Covid. Sipas mjekut, grupmoshat janë nga 19 deri ...
TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjes ka ndodhur ditën e sotme në Kombinat. Një kamion me drejtues 51-vjeçarin me iniciale S.D ka përplasur një bi&...
TIRANË– Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico u shpreh ditën e sotme se femrat janë më të prekurat nga Covid. Ajo tha se java ka ...
TIRANË– Organizata Politike ka zhvilluar sot një protestë në kuadër të 59 jetëve të humbura në galeritë e minierave në Shqipëri. Në një video të publ...