Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
VLORË– Taulant Gjikaj alias Taulant Beqiraj alias Taulant Manaj, 31 vjeç, me precedentë penalë dhe djali i një ish-punonjësi policie u ekzekutua mesditën e sotme me breshëri kallashnikovi. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të ditës në Vlorë, në sy të qytetarëve pranë rrugës ‘Transballkanike’.
Teksa ecte në këmbë, Gjikaj u qëllua nga një automjet me xhama të zinj katër herë dhe u la i vdekur në vend. Plumbat vinin nga një makinë ngjyrë gri, tip “Ford”, e cila ishte në ecje dhe brenda kishte më shumë se një person. 31-vjeçari, Gjikaj qëndroi për disa momente në tokë i rrethuar nga njerëz të shumtë që u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë, dhe më pas u transportua në spitalin e Vlorës. Aty ai ndërroi hetë si pasojë e plagëve të marra në pjesë të ndryshme të trupit.
Autori i krimit me të njëjtën makinë u largua në drejtim të pyllit të Sodës në sy të kalimtarëve të cilët sinjalizuan autoritetet për itinerarin e tij. Pak momente pas ekzekutimit, Andi (Hansi) Jonuzaj, 44 vjeç dhe një biznesmen i njohur në zonë u vu në pranga. Dosja.al ka mësuar se Jonuzaj është shprehur para grupit hetimor se nuk e ka vrarë ai Beqirajn. “S’e kam bërë unë, nuk e kam vrarë unë, nuk kam gisht,”– mësohet të ketë thënë Jonuzaj.
Arma e krimit, e llojit kallashnikov u sekuestrua bashkë me makinën me të cilën lëvizte autori, ndërsa tani policia po punon për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit në krim.
Dosja.al ka zbardhur pistat ku janë përqëndruar grupi hetimor për ekzekutimin mafioz të Taulant Beqirajt. Mësohet se pistat që po hetohn janë dy, një prej tyre ka të bëjë me prishjen e pazareve të drogës në Norvegji, mes grupit ku bënte pjesë Beqiraj dhe grupi i tij rival. Ndërsa pista tjetër bazohet në ‘far-ëest’-in e ndodhur po në Vlorë në vitin 2018, ku Taulant Beiraj u përplas me armë zjarri me kundërshtarët e tij.
Çfarë ndodhi në qershor të vitit 2018?
Dosja.al ka publikuar edhe pamjet që tregojnë “Far-West”-in e ndodhur në mes të Vlorës, pranë kishës Ortodoske, ngjarje në të cilën u përfshi edhe Taulant Beqiraj. Dy bandat rivale, me nga katër persona secila, ‘hapën krahun’ pranë kishës në Vlorë, dolën nga makinat përkatëse, nxorrën armët dhe nisën t’i shkrepnin kundrejt njëri-tjetrit. Si pasojë e përplasjes me armë zjarri që mund të ishte kthyer në tragjedi, mbetën të plagosur tre persona. Vetë Beqiraj, bashkë me të tjerët u vu në pranga. Ai u akuzua për tre vepra të rënda penale si “vrasje me paramendim e mbetur në tentative”; “armëmbajtje pa leje” si dhe thyerje e masës “arrest shtëpie”.
Taulant Beqiraj, 31-vjeçari që u ekzekutua mesditën e sotme në Vlorë përdorte tre mbiemra. Ai njihej si Taulant Beqiraj, Taulant Manaj dhe Taulant Gjikaj. Viktima Beqiraj ishte arrestuar për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe thyerje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”, por u shpëtoi hekurave në mënyrë të pakuptueshme. Ai u lirua dy herë në vitin 2018 me një vendim të marrë nga gjyqtarja e Vlorës, Herila Çela, e cila u vuri ‘vulën’ akuzave që rëndonin mbi Beqiraj. Nëse nuk do të kishte përdorur çdo manovër në shkallët e drejtësisë, sot viktima, do të ishte pas hekurave, gjë që mbase mund t’i kishte shpëtuar edhe jetën.
Taulant Beqiraj (Gjikaj, Manaj) ishte djali i një ish-punonjësi të policisë dhe ishte me të shkuar kriminale. I riu lëvizte me armë me vete ne qytet si dhe konsiderohej shumë i rrezikshëm në zonë.
(a.b;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LEZHË– Një qytetar në Lezhë është lidhur në shtyllën e dritave para bashkisë së Lezhës, pas problemeve me pronësinë e pronave të tij.Ish- pronari Huanito M...
TIRANË– Një 33-vjeçar nga Poliçani është proceduar penalisht pasi akuzohet për dëmtimin e habitateve dhe zonave të mbrojtura. Ai u kap ...
TIRANË– Gjykata e posaçme Kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka dënuar për shpërdorim detyre me 1 vit burg ish-kreun e bashkisë Has ...
TIRANË– “Tani do shtrihesh, do të pish këto ilaçe. Do shtrihesh në shtrat, do pish këto dy kokrra dhe nuk do zgjohesh më”.Kjo është historia e...
TIRANË– Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka dhënë një sqarim ditën e sotme në lidhje me deklaratën e thënë pak kohë më parë në li...
TIRANË– Një 33-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i mbrëmshëm ndaj 24-vjeçarit Nardi Abazi te Rruga ‘5 Maji’ në Tiranë. 24-vjeçari ka dh...
TIRANË– Gjyakata ka marrë vendimin arrest me burg për 40 vjeçarin Andrea Karaj i cili aksidentoi pesë të rinjtë që lëviznin me mjetin tip ‘Ben...
GREQI– Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter ka tmerruar banorët në disa zona në Greqi. Në disa video të siguruar nga Dosja.al shihet se si lëvizin orendi...
TIRANE- Enver Jakimi, një nga autorët e atentatit të dështuar me tritol më 9 shkurt në Kamëz ndaj biznesmenit Gjon Mena ka përfshirë Gjergj Cukalin si porositës...